Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS, dorehiqet Rudina Seseri, Pandeli Majko, post ne OKB, perjashtohet Kastriot Islami

Publikuar me : 17.12.2011 Ne : Politike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tre ndryshime të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e kryesisë së PS. Eshtë njoftuar dorëheqja e deputetes Rudina Seseri, largimi nga Shqipëria i Pandeli Majkos dhe përjashtimi nga grupi socialist i Kastriot Islamit.

Deputetja Seseri  e qarkut Durrës në një letër dërguar kryetarit Edi Rama, shkruan se jep dorëheqjen  për arsye personale. “Rishtazi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale, të cilat e bëjnë të pamundur të përmbush përgjegjësinë e detyrës së deputetit në vazhdimësi” – shkruan ajo. Burime të Shekullit, bëjnë të ditur se tërheqja e Seserit ka të bëj me përfshirjen e saj në një projekt të madh menaxhimi fondesh në SHBA ku Seseri jeton prej vitesh. Sipas ketyre burimeve zonjes Seseri i eshte ofruar drejtimi i përgjithshëm në menaxhimin e një fondi disa miliardë dollarësh.

Edhe Pandeli Majko i drejtohet SHBA-së. Ai ka vendosur t’i japë fund karrierës politike në Shqiperi për të nisur një karrierë të re në organizmat ndërkombëtarë. Ai ka konkurruar në një vend pune në kupolën e Kombeve të Bashkuara për postin e zv/sekretarit të Ban Ki Mun (Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së). Lajmin e ka bere te ditur vetë Majko për kolegët e tij të kryesisë së PS-së në mbledhjen e sotme. Ai e ka nisur rrëfimin e tij duke justifikuar fillimisht për kolegët mungesën e tij në votimin e Asamblesë Kombëtare më 3 dhjetor. Ai tha se kishte folur me kryetarin e partisë dhe kryetarin e Asamblesë,  Ruçi dhe bëri të ditur se ato ditë ishte në Amerikë për të dhënë intervistën në OKB, ku ka kandiduar për Zëvendëssekretar për Evropën Juglindore, Rusinë dhe Kaukazin. Majko është dy herë kryeministër  dhe një herë kandidat për kryetar i PS. Mësohet se Edi Rama e ka vlerësuar lart karrierën e Majkos dhe ka thënë se nëse ai do të marrë këtë detyrë kjo do jetë një nder jo vetëm për PS-në, por për Shqipërinë.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të kryesisë selia rozë bëri të ditur se deputeti Kastriot Islami do përjashtohet nga grupi socialist.  Në një deklaratë Kastriot Islami e krahasoi veten me ish-kryeministrin Mehmet Shehu.

Gjithashtu, kryesia e PS ka dhënë sot mbështetje unanime për kandidaturen e Igli Totozanit, per Avokatin e Popullit, kandidature e cila të martën do kalojë në grupin socialist dhe të enjten pritet të votohet në Parlament.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 51 here.
Berisha  Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensualIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit