TIRANE- Partia Socialiste ka denoncuar edhe njehere sot privatizimin e ish-Ekspozites Shqiperia sot, ndersa ka bere publike fakte te reja. Ne nje komunikate per shtyp deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi pasi beri nje panorame te asaj cfare eshte thene deri tani per kete ceshtje, duke vene theksin tek genjeshtrat e Rulit dhe Berishes, publikoi nje fakt te ri. Ka ende nje proces gjyqesor per nje pjese te siperfaqes tek ish-Ekspozita Shqiperia Sot, tha Shalsi, proces gjyqesor midis nje institucioni publik dhe nje privati, nje pretenduesi prone
Sipas Shalsit ky eshte nje fakt qe Sali Berisha dhe Genc Ruli e kane mbajtur te fshehur, sipas tij per te maskuar te gjithe procesin e privatizimit.
Ne te gjitha keto gjera, siperfaqja nen objekt, prishja e kontratave, pandryshueshmeria e cmimit, fillimi i procesit te privatizimit, fshehja e gjyqit nuk do te kishin ndodhur sikur ne mars te vitit 2008 kompania e Tartarit dhe Selmanllarit te mos kishin nenshkruar nje kontrate- tha Shalsi.
**********************************
Deputeti Partise Socialiste Eduard Shalsi ka publikuar fakte te reja mbi privatizimin e Ish-Ekspozites duke theksuar se Ekspozita u ble nga pushtetaret dhe jo nga pronaret. Referuar nje interviste te Berishes para pak ditesh, dhene per emisionin Opinion, Shalsi tha se kryeministri ka genjyer, dhe per kete paraqiti dy dokumente. Ne kete interviste Berisha shprehej, ligji e ka te qarte si drita e diellit nese 70perqind e siperfaqes eshte prone private 30perqind automatikisht i shitet pronarit. Automatikisht! Ky ligj eshte votuar nga socialistet
Shalsi tha se e verteta eshte krejt ndryshe, dhe jo ashtu sic thote Berisha.
Ligji ka ndryshuar tha Shalsi dhe nuk eshte qeveria socialiste qe e ka ndryshuar, por eshte pikerisht Sali Berisha ai qe e ka ndryshuar nga 80 ne 70 perqind. Dhe a e dini pse? Privatizimi i Ekspozites nuk do te mund te kryhej me ligjin e vjeter ndaj duhej te ndryshohej ky raport. Aq sa eshte Ekspozita 70 perqind-sqaroi ai
Shalsi beri publike dhe 2 vendimet e Keshillit te Ministrave, njeri i vitit 2003 dhe tjetri i vitit 2006.
Vendimi i vitit 2003
Kur siperfaqja e tokes ish prone private shtrihet ne mbi 80perqind te te gjithe tokes ne objekt, e drejta e parablerjes shtrihet ne te gjithe objektin.
Vendimi 2006
Kur siperfaqja e tokes, prone e ish pronareve shtrihet ne mbi 70perqind, te siperfaqes se truallit ne objekt e drejta e parablerjes, shtrihet ne te gjithe objektin.
*************************************
Skandali me koncesionet dhe privatizimet eshte bere pjese e debatit ne seancen e sotme plenare. Deputeti Eduart Shalsi ka kerkuar edhe njehere pergjigje per gjithe akuzat dhe faktet e paraqitura nga opozita per korrupsionin qeveritar me koncesionet dhe privatizimet.
Deputetja Vokshi ende nuk ka bere deklarimin e pasurise. Ajo duhet te deklaroje pasurine e partnerit te saj- ka thene Shalsi, duke perseritur faktin se privatizimet e qeverise tashme kane dale sheshit qe jane thjesht e vetem klienteliste.
Ai ka deklaruar se shume shpejt fakte te reja do te dalin ne drite per privatizimin te Ish Ekspozita, qe tregoi qarte se pas saj qendronte partneri i Vokshit, Tartari dhe miku i Berishes, Selmanllari.
Pas fjales se tij ka reaguar ministri Genc Ruli. Une do te pergjigjem per akuzat nese do ti drejtohesh institucioneve perkatese. Ketu jemi ne parlament. Ti duhet te dish ligjet, qe thone se prona i kalon te zotit- iu drejtua ai Shalsit.
Ai tha, se priste qe sot opozita te ndermerrte nje tjeter nisme per te cilen do te ishte i gatshem. Une sot prisja qe te benit nje tjeter hap. Ngrini komision hetimor per koncesionet dhe privatizimet. Lerini shfaqet me teater ambulator- tha ai.
___________
Shalsi publikon kontraten Del Tartari dhe Selmanllari
UPDATE- Deputeti Eduart Shalsi ka publikuar sot dokumente qe nxjerrin emrin e Arian Tartarit, partnerit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi, ne kontraten e privatizimit te ish Ekspozites
Zoterojme nje kontrate te marsit te vitit 2008, disa muaj perpara se ministri Ruli te bente privatizimin, mes pronareve te nje pjese te truallit dhe Arian Tartarit. Pikerisht ky person dhe nje tjeter emer i perfolur si ai i Rahman Selmanllarit, do te kryejne privatizimin e ish-Ekspozites, do te prishin kontratat ekzistuese dhe do te diktojne cmimin e shitjes se truallit, tha Shalsi.
Shikoni ne Galeri Foto
Ne dokumentin 1 - data e lidhjes se kontrates
Ne dokumentin 2- neni 2 i kontrates, ku tregohet sipermarresi
Ne dokumentin 3- neni 5 i kontrates, ku sipermarresi angazhohet per privatizimin
Dje Partia Socialiste vuri theksin edhe njehere tek heshtja e ministrit Ruli, ne lidhje me pyetjet publike drejtuar ketij te fundit nga PS, mbi privatizimn e ish Ekspozites. PS nepermjet deputetit Eduard Shalsi ka bere me dije se neser do publikohet nje dokument i cili sipas PS nxjerr lakuriq, ministrin dhe kryeministrin.
Neser ju do te viheni perballe nje dokumenti rrenqethes, i cili tregon nje te vertete qe e nxjerr lakuriq ministrin, kryeministrin dhe te gjithe kete qeveri ne lidhje me kete privatizim-u shpreh Shalsi
Nderkaq ne nje tjeter prononcim per shtyp Partia Socialiste nepermjet deputetes Shega Ligori, i ka quajtur shpifje akuzat e bere nga deputeti i PD-se Eduard Halimi, per korrupsion me lejet e ndertimit ne Bashkine e Tiranes, ndersa i ka drejtuar atij nje pyetje publike.
A keni ju lidhje me nje kompani bixhozi prane qeverise?, eshte pyetja qe PS i drejtoi sot publikisht deputetit Eduard Halimi
***************************
Partia Socialiste ka publikuar dokumente qe sipas saj provojne aferen korruptive gjate procesit te privatizimit te zones se njohur si ish Ekspozita Shqiperia Sot, ne Tirane.
Ne nje komunikim per mediat, deputeti i PS-se, Eduard Shalsi ka treguar vendimin e 26 nentorit te vitit 2008, me te cilin Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit, perfshire ketu Bashkine e Tiranes.
Ky vendim per zonen ku ndodhet ish Ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por shikoni cndodh, vetem pak metra me tutje, ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim, ka percaktuar nje cmim tjeter, prej 1 200 000 lekesh per meter katror, pra tre here me te larte- tha Shalsi.
Sipas tij, vetem pak metra me tutje, ne zonen e pallateve te Aviacionit cmimi eshte po 1 200 000 leke per meter katror dhe tek rruga Myslym Shyri, vetem pak metra prapa ish Eskpozites po 1 200 000 leke per meter katror.
Duke lexuar raportin qe vlereson kete prone, perpiluar nga nje komision i ngritur nga ministri Ruli, Shalsi kerkon sqarime prej ministrit per logjiken e perdorur ne nje rast te tille.
Cila eshte logjika qe eshte perdorur ? Le te dale z. Ruli tu shpjegoje shqiptareve pse kjo zone eshte me e lire dhe jo pak por 3 here me lire! A ka njeri qe nuk kupton logjiken mbi te cilen eshte ngritur politika e cmimeve te trojeve nga kjo qeveri?-pyet ai.
Ne fund, Shalsi premton se ne vijim opozita do te zbardhe elemente te tjere te kesaj afere qe perben proven e radhes se kapjes se shtetit nga pushtetaret dhe familjaret e pushtetareve.
(NE GALERI FOTO Faximile e relacionit te pubokuar sot nga Shalsi)
______
Disa dite me pare opozita kerkoi nga deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku te pergjigjej nese bashkeshorti i saj kishte fitur koncensionin e nje HEC-i dhe menyren e perfitimit.
Pyetjet e PS per Bulkun
1 A eshte e vertete se bashkeshorti juaj ka marre koncesion per ndertimin e nje hidrocentrali? A jeni ju ne dijeni?
2. A dini te na thoni, nese ky fakt eshte i vertete, cilat jane arsyet qe e kane nxjerre bashkeshortin tuaj fitues ne gare?
3 A ka pasur gare ne fakt ne dhenien e ketij koncensioni, dhe cfare lidhje ka burri juaj me sektorin e energjise? Po burimet tuaja financiare per ndertimin e hidrocentralit cilat jane?
Me tej ajo ka kerkuar nga Bujku reagim lidhur me pyetjet, ndryshe nga koleget e denoncuara me pare, qe genjyen jo vetem opinionin, por zhgenjyen edhe zgjedhesit.
_________
Rama 10 vjet qe flitet per leje ndertimi dhe asgje e re nga ai front
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama i eshte pergjigjur sot interesit te gazetareve ne lidhje me akuzat per afera per dhenien e lejeve te ndertimit. Rama tha se nuk mund te flitet per qindra, miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne.
Flitet per leje ndertimit, ka 10 vjet, nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet, nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi- theksoi Rama
Rama tha se kjo eshte loja qe i mban peng shqiptaret dhe se kjo do te marre fund pasi ne do te vazhdojme te ekspozojme prova dhe fakte.
Ne jemi te gatshem te ballafaqojme, jo pikepamjet subjektive, por analizat tona me analizat tuaja. Ashtu sikunder jemi te gatshem te ballafaqohemi per gjithcka po themi ne cdo instance, te nje sistemi drejtesie qe duhet te ishte futur ne veprim i alarmuar- tha Rama