Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS filtron listen, 12 kandidate per postin e Avokatit te Popullit

Publikuar me : 09.12.2011 Ne : Politike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Partia Socialiste ka përfunduar dje fazën e parë të përzgjedhjes së kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit duke filtruar listën e 33 kandidatëve dhe duke publikuar një listë të dytë me 12 emra. Teksa në listën e parë gjendeshin edhe persona me profil të ulët publik, ose të panjohur fare, në listën e dytë ndodhen vetëm figura të njohura.

“Pas një hulumtimi të vëmendshëm të dosjes së çdo aplikanti për t’u përzgjedhur si kandidat apo kandidate për Avokat të Popullit, komisioni përzgjedhës ad-hoc thërret për fazën e dytë në dëgjesën publike të së hënës datë 12 dhjetor 2011”,- thuhet në njoftimin për mediat nga anëtarët e komisionit.

Midis emrave që do të shpalosin vizionin e tyre janë njerëz të cilët kanë pasur përvojë në institucionin e Avokatit të Popullit, figura të njohura që kanë lidhje me Partinë Socialiste dhe nuk mungojnë as juristët me eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut. Lista është publikuar në bazë të rendit alfabetik. Ajo nis me emrin e shefit të kabinetit të Avokatit të Popullit, Artur Lazebeu, i cili konkurron për të qenë drejtues i këtij institucioni. Një tjetër që i përket të kaluarës së kësaj administratë është dhe ish-avokati i Popullit, Ermir Dobjani.

Në fazën e dytë të garës për postin e mbetur vakant prej muajsh janë përfshirë dhe personalitete që kanë qenë pjesë ose identifikohen si përkrahës të Partisë Socialiste. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e cila është propozuar në këtë detyrë nga selia rozë, do të jetë në garë për të marrë drejtimin e Avokatit të Popullit. Emrave pretendent u janë shtuar dhe Besnik Dervishi, ish-deputet i PS, si edhe ish-ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në qeverinë e Fatos Nanos. Krahas tij, do të jetë edhe Sokol Hazizaj, ish-zv/ministër i Drejtësisë, ish-deputet i PS-së, anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve në PS dhe pedagog në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Në larminë e kandidaturave nuk mungojnë as përfaqësues nga shoqëria civile. Mbi këtë drejtim bie në dy aktivisti në fushën e të drejtave të njeriut dhe drejtuesi i Institutit Europian të Tiranës, Igli Totozani. Profili i tij është i të drejtave të njeriut, pasi ka studiuar midis të tjerave për sistemin e burgjeve dhe të paraburgimit. Gjithashtu pjesë e garës do të jetë dhe publicisti Përparim Kabo.

Përpara publikut dhe komisionit përzgjedhës do të paraqiten kandidatët Ksenofon Krisafi dhe Bilal Kola. Listës së emrave nuk i mungojnë individë nga diplomacia. Bëhet fjalë për Qirjako Qirko, diplomat. Nga katër femra, dy do të vazhdojnë garimin. Do të jenë Blerta Kraja, avokatja që ka mbrojtur fillimisht familjarët e viktimave të Gërdecit dhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj.

“Komisioni Përzgjedhës falënderon për pjesëmarrjen të gjithë aplikantët që nuk kaluan në fazën e dytë duke u përcjellë konsideratën më të lartë dhe u rikujton të gjithë të përzgjedhurve të lartshënuar se dëgjesa publike nis ditën e hënë ora 9.30 me shortin që do të përcaktojë renditjen e prezantimeve. Modalitetet e dëgjesës publike gjenden në faqen online të këtij procesi”, – përfundon njoftimi i anëtarëve të komisionit ad-hoc.

 

Lista e përzgjedhur e kandidatëve për Avokatin e Popullit

1. Artur Lazebeu

2. Besnik Dervishi

3. Bilal Kola

4. Blerta Kraja

5. Dëshira Subashi

6. Elisabeta Imeraj

7. Ermir Dobjani

8. Ksenofon Krisafi

9. Igli Totozani

10. Përparim Kabo

11. Qirjako Qirko

12. Sokol Hazizaj

 

Çfarë do të ndodhë në dëgjesën publike

Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. Për paraqitjen e tyre kandidatët mund të përdorin sipas dëshirës edhe në poëer point. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.

Renditja e kandidaturave për dëgjesën publike do të bëhet me short dhe shorti do të hidhet në prani të të gjithë të përzgjedhurve të hënën e ardhshme në ora 9.30, në mjediset e një universiteti privat në Tiranë, ku edhe do të zhvillohet dëgjesa publike duke nisur nga ora 10.00. Dëgjesa do të jetë e hapur për median dhe do të transmetohen nga televizionet.

 

Si zgjidhet Avokati i Popullit

Neni 4/ Mënyra e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Neni 5/ Kohëzgjatja në detyrë

Avokati i Popullit zgjidhet në detyrë për një periudhë prej pesë vjetësh me të drejtë rizgjedhjeje.

Neni 9/ Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit

Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit brenda një muaji nga mbarimi apo shkarkimi nga funksioni. Deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, si për rastet kur Avokati i Popullit është i pamundur të kryejë detyrat, funksionin e tij do ta kryejë komisioneri më i vjetër në detyrë.

Neni 10/ Papajtueshmëritë me funksionin e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit ndalohet të bëjë pjesë në parti apo organizata politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore e profesionale dhe të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Ai mund të ushtrojë të drejtën si autor e mësimdhënës.

Neni 11/ Sigurimi i punës së mëparshme të Avokatit të Popullit

Me mbarimin e funksionit sipas shkronjave “a” e “b” të nenit 7, Avokati i Popullit ka të drejtë të rimarrë funksionin ose punën publike që kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit.

Kur kjo nuk është e mundur, duhet t’i sigurohet një punë e barasvlershme me atë që ai kishte përpara zgjedhjes në detyrën e Avokatit të Popullit.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 51 here.
Berisha  Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensualIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit