Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Politike - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ndërsa Këshilli i BE-së vlerësoi lëvizjet e fundit politike, por në të njëjtën kohë vuri në dukje parregullsitë e zgjedhjeve lokale të 8 majit, jo i paktë ka qënë dhe reagimi i PS-së.
“Këshilli mirëpret hapat e fundit pozitive, por vë në dukje se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në përmbushjen e kriterit politik për anëtarësim dhe të dymbëdhjetë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në dokument.
Partia Socialiste gjykon se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë, janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë.
Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithshka i takon që një dështim i tretë të shmanget.
“Sipas kësaj partie, këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë, statusin e kandidatit për BE-në” thuhet në reagim.