Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS leter Nacos Grupe mafioze kontrollojne minierat e Bulqizes

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Politike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkojnë llogari ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, për veprimtarinë e kompanive private në minierën e Bulqizës sepse dyshojnë se në këtë çështje janë të përfshira grupe mafioze të veshura me pushtet. Tetë deputet të grupit parlamentar socialist kanë kërkuar nga ministri përgjegjës për shfrytëzimin e burimeve natyrore që t’i përgjigjet 23 pyetjeve. Zyrtarët e selisë rozë kërkojnë informacion të zgjeruar duke nisur nga të dhënat statistikore se sa minatorët kanë humbur jetën në galeritë e minierave nga viti 2000 deri sot dhe deri tek të dhënat nëse garantohet apo jeta e punonjësve në minierë. Ky reagim i të zgjedhurve socialistë vjen pas vdekjes së një tjetër minatori në minierën e Bulqizës gjatë një aksidentit në punë që ndodhi ditën e shtunë.

Deputetët e opozitës shpjegojnë në letrën e tyre se edhe pasi greva e minatorëve mori fund pak kohë më parë me një marrëveshje ndërmjet Sindikatës dhe Shoqërisë Koncesionare ACR duke i dhënë vetëm zgjidhje të përkohshme problemeve të vetë minatorëve, lihet të kuptohet se zgjidhja përfundimtare është më larg se kurrë, siç është rreziku fatal më afër se ndonjëherë më parë. “Minatorët vazhdojnë humbin jetën në galeritë e minierave. Vetëm gjatë këtij muaji kanë humbur jetën mbi 5 minatorë. Ka dyshime serioze sipas të cilave grupe tërësisht mafioze e të veshura me pushtet, kontrollojnë shfrytëzimin dhe tregtimin e mineralit duke përdorur minatorët si skllevër e pasurinë kombëtare si mall pa zot”, – shprehin shqetësimin deputetët e Partisë Socialiste.

Tetë deputetët nënshkrues të kërkesës vlerësojnë gjithashtu se pasuria kombëtare në minierën e Bulqizës ashtu si dhe në çdo burim tjetër minerar, vazhdon të shfrytëzohet pa asnjë kriter duke rrezikuar seriozisht shkatërrimin përfundimtar dhe varrosjen pa kthim të pasurisë kombëtare. Ata shfrytëzojnë të drejtën që u jep ligji për të kërkuar informacione për këtë çështje dhe drejtuesi i institucionit apo stafi i tij duhet brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës të kthejnë përgjigje. “Galeritë e minierave janë shndërruar në kampet e përqendrimit të kohëve moderne, ku varfëria mban peng vetë jetën dhe lirinë e minatorëve e familjarëve të tyre, ndërkohë që pushtetarë e biznesmenë të babëzitur nxjerrin miliona euro përfitime me çmimin e lirë të lëkurës së minatorëve skllevër, që varfëria i detyron të punojnë e vdesin në galeritë e minierave”, – vlerësojnë situatën në minierat e Bulqizës zyrtarët socialistë. Përveç përgjigjeve për 23 pyetje, deputetët kërkojnë që t’u vihet në dispozicion edhe i gjithë dokumentacioni përkatës që disponon METE dhe agjencitë shtetërore të varësisë pranë METE.

 

Disa nga pyetjet e deputetëve të PS

Sa janë minatorët që kanë humbur jetën në galeritë e minierave nga viti 2000 deri sot?

Cila është pozita ligjore e kompanisë ACR në raport me shtetin shqiptar?

Sa është prodhimi i mineralit të kromit në Minierën e Bulqizës?

Sa është fitimi i deklaruar i koncesionarit kryesor në Bulqizë?

Sa serioz është rreziku që Bulqiza të shkatërrohet për shkak të mungesës totale të investimeve kapitale?

Sa është numri total i subjekteve të liçensuara që shfrytëzojnë pasuritë minerare të Bulqizës?

Në dijeninë tuaj, sa është numri i subjekteve që punojnë pa asnjë liçensë?

Cilat janë kushtet e punës së minatorëve?

Sot që flasim a po punohet në ndonjë zonë që haptazi cilësohet si tejet e rrezikshme për jetën e minatorëve?

Sa është numri i çështjeve gjyqësore të përfunduara ndërmjet kompanive private dhe METE sa i përket shfrytëzimit të pasurive minerare dhe cili është përfundimi i tyre?

Sa është numri i çështjeve gjyqësore në vazhdim ndërmjet kompanive private dhe METE sa i përket shfrytëzimit të pasurive minerare dhe cila është ecuria e tyre?

Miniera e kromit Bulqizë a është shpallur si minierë me regjim gazi? A garantohet jeta e punonjësve në këtë minierë duke punuar me pajisje që nuk plotësojnë kushtet e antideflagrancës?

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 51 here.
Berisha  Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensualIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit