Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS ne KQZ, para Kolegjit Rivotim, s’perputhen shifrat

Publikuar me : 28.06.2011 Ne : Politike - 196 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Partia Socialiste i ka kërkuar dje KQZ-së shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në 285 qendra të Tiranës dhe për pasojë në të gjithë zonën zgjedhore Bashkia Tiranë. Kërkesa ka për bazë mospërputhjen e shifrave vota-votues në këto qendra votimi. Si bazë ligjore për këtë kërkesë janë renditur disa nene të Kodit Zgjedhor, por ekzistojnë edhe precedentët e Kolshit dhe Armenit, në të cilat Kolegji Zgjedhor ka vendosur rivotim në rastet kur nuk përputhet numri i votuesve me numrin e votave të gjendura në kuti.

Sipas vendimit të Kolegjit, KQZ-ja kishte detyrimin që të përputhte numrin e zgjedhësve me fletët e votimit të gjendura në kuti në kryeqytet, por kjo gjë nuk u arrit. Shifrat zyrtare të KQZ-së thonë: “Diferenca ndërmjet fletëve të gjetura në kuti dhe numrit të zgjedhësve për bashkinë Tiranë është 870 fletë votimi më shumë se zgjedhës. Shuma e fletëve të votimit të vlefshme me ato të pavlefshme krahasuar me numrin e zgjedhësve është 244 fletë votimi të numëruara e të përfshira në rezultat më shumë se numri i zgjedhësve”.

“Mosrakordimi i numrit të zgjedhësve që kanë votuar, me numrin e fletëve të votimit të gjendura në kutinë e votimit, tregon se në rastin e kësaj zone zgjedhore nuk kemi një lidhje të qartë, por përkundrazi deformim ta hapur të barazisë së kërkuar nga kushtetuta e ligji një votues = një votë”,- thuhet në ankesën e PS. Sipas saj, kodi Zgjedhor përcakton se kur gjatë llogaritjes së tabelës, KQZ-ja vëren mospërputhje të shifrave të tabelës përmbledhëse me rezultatet e tabelave të qendrave të votimit, merr vendim për korrigjimin e tyre duke u bazuar në origjinalet e tabelave të qendrave të votimit.

Diferencat midis numrit të votuesve dhe numrit të fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, nuk përmbajnë diferenca midis tabelës përmbledhëse të rezultatit dhe tabelave origjinale të qendrave të votimit, që është argumentuar se është gabim “njerëzor”. “Jemi para një mospërputhjeje të rezultatit zgjedhor, me pasojë të dukshme deformimin e tij, gjë që përbën shkelje të ligjit, me ndikim në ndarjen e mandateve. Për këtë shkak janë të gjitha arsyet ligjore që zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Tiranë të shpallen të pavlefshme”,- thuhet në kërkesë.

Por këto nuk janë shkeljet e vetme të evidentuara nga opozita. Në kërkesën e saj i është kushtuar vëmendje edhe faktit të problemeve me kodet e sigurisë. Detyra e KQZ ishte të hetonte 1472 kuti votimi, por ajo hetoi 1793 kuti votimi. Prej këtyre, në rreth 500 kuti të hetuara u konstatuan një sërë shkeljesh të tilla si: Mosrakordimi i kodit të pestë të sigurisë të kutisë së votimit apo kuti votimi të dëmtuara para ardhjes në KQZ. Këto kuti ishin të thyera dukshëm dhe me vrima nga ku mund të hynin dhe dilnin materiale. “Në disa kuti të QV-ve mungonin krejtësisht zarfet e fletëve të pavlefshme në kutitë e votimit, ndërkohë që në procesverbalet e mbyllura nga grupet e numërimit ekzistojnë shënime të qarta për ekzistencën e këtyre zarfeve dhe fletëve të pavlefshme në këto kuti.

Në disa kuti votimi u konstatuan fletë votimi që nuk i përkisnin fare asaj qendre votimi, pra që kishin ardhur e futur në këto kuti votimi në mënyrë krejt të jashtëligjshme nga qendra të tjera votimi”,- thuhet në kërkesën e PS. Në total rezulton se, në rreth 35 perqind të kutive u vunë re probleme  që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tyre. “Në shumë QV në kutitë e votimit ka më shumë fletë votimi të gjetura në kuti më shumë se sa numri i zgjedhësve që kanë votuar. Nga ana tjetër, ka rezultuar e provuar se në shumë QV mungojnë fletë votimi, ndërkohë që sipas listës së zgjedhësve ka më shumë zgjedhës që kanë votuar”,- thuhet në kërkesë.

Njësia 1 Qendra votimi 39/ Qendra të kontestuara 25

Njësia 2 Qendra votimi 54/ Qendra të kontestuara 25

Njësia 3 Qendra votimi 32/ Qendra të kontestuara 17

Njësia 4 Qendra votimi 43/ Qendra të kontestuara 29

Njësia 5 Qendra votimi 65/ Qendra të kontestuara 35

Njësia 6 Qendra votimi 51/ Qendra të kontestuara 29

Njësia 7 Qendra votimi 50/ Qendra të kontestuara 25

Njësia 8 Qendra votimi 30/ Qendra të kontestuara 21

Njësia 9 Qendra votimi 41/ Qendra të kontestuara 25

Njësia 10 Qendra votimi 25/ Qendra të kontestuara 13

Njësia 11 Qendra votimi 55/ Qendra të kontestuara 31

 

 

870

Fletë votimi më shumë se zgjedhës është diferenca ndërmjet fletëve të gjetura në kuti dhe numrit të zgjedhësve që kanë votuar për Bashkinë e Tiranës. Në disa Qendra Votimi janë gjetur fletë më shumë se sa votues, ndërsa në disa të tjera mungojnë.

 

244

Fletë votimi të numëruara dhe të përfshira në rezultat më shumë se numri i zgjedhësve është shuma e fletëve të votimit të vlefshme me ato të pavlefshme krahasuar me numrin e zgjedhësve. Diferenca ka ardhur nga mospërputhjet e tabelave.

 

35 perqind

E kutive u konstatuan dhe dokumentuan probleme serioze të integritetit dhe sigurisë së tyre, gjë që vendos në pikëpyetje të drejtpërdrejtë integritetin e materialit zgjedhor që ndodhet brenda tyre. Problemet dolën edhe me mosrakordimin e kodeve të sigurisë.

 

Relatori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 10:00 për të zgjedhur me short relatorin e kërkesës ankimore të PS-së. Sipas Kodit, relatori bën verifikimin e ekzistencës së elementeve që duhet të përmbajë një kërkesë

 

Tre pyetje-përgjigje mbi procesin ankimor të Bashkisë së Tiranës

1. A është shpallur nga KQZ-ja rezultati i votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë ?

PO. Vendimi Nr.1158 i datës 25.06.2011, në pikën 3 ka shpallur fitues z. Lulëzim Basha. Nga ky moment i lind e drejta subjektit zgjedhor  të kërkojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

 

2. A janë evidentuar gjatë dhe menjëherë pas nxjerrjes së rezultatit të votimit për Kryetar të Bashkisë Tiranë shkelje të rënda të ligjit në qendrat përkatëse të votimit ? (160/a e KZ)

PO. Vetëm pasi KQZ-ja, ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të zonës zgjedhore Bashkia Tiranë, duke mos arritur të përputh votat e hedhura në kuti me numrin e zgjedhësve, shifër e cila rezulton më e madhe se diferenca ndërmjet dy kandidatëve, lind e drejta e subjektit zgjedhor të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve.  Kjo mospërputhje është një shkelje e rëndë e ligjit. Jo vetëm kaq por edhe praktika zgjedhore e vet KQZ-së dhe jurisprudenca e Kolegjit Zgjedhor per raste te tilla te ngjashme ka vendosur për  pavlefshmëri të zgjedhjeve.

 

3. A ndodhet ende çështja e rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Tiranë në proces ankimimi ?

PO. Përderisa procesi i ankimimit ende nuk ka përfunduar (neni 161, pika 1), atëherë çdo subjekt zgjedhor, qoftë edhe KQZ-ja kryesisht nuk ndalohen, respektivisht të kërkojnë, apo/edhe të shpallin pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Nëse subjekti zgjedhor nuk e kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve tani, pasi KQZ kreu procesin e hapjes së kutive të votimit dhe vlerësimit të votave të caktuara (bazuar në urdhërimin e Kolegjit Zgjedhor) dhe kur pas këtij procesi u evidentuan shkeljet e rënda të ligjit që ne pretendojmë, kur do të duhet ta paraqesë këtë kërkesë?!

 

Vendimet që përsërisin zgjedhjet

Në dy raste të ndryshme, komunat Kolsh dhe Armen, Kolegji Zgjedhor ka vendosur një standard të ri: Sa herë që diferenca e numrit të votave të gjendura në kuti me numrin e njerëzve që kanë votuar është vendimtare, do të ketë pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Në rastet e komunave Armen dhe Kolsh kanë votuar të tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor dhe në të gjitha rastet ata kanë qenë dakord për përsëritjen e zgjedhjeve.

Në Kolsh, Kolegji urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve sepse diferenca mes dy kandidatëve ishte pesë vota ndërsa në kuti gjendeshin tetë vota më shumë se sa votues. Sipas Kolegjit, numri i votave më shumë të gjendura në kuti mund të ndryshonte rezultatin. Në Armen, Kolegji vendosi rivotim sepse u gjend të votë më pak se sa votues në një zonë kur diferenca mes dy kandidatëve është vetëm dy vota. Në Tiranë kemi të njëjtën situatë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, në kutitë e votimit janë gjendur 870 vota më shumë se sa votues. Duke pasur parasysh se diferenca mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Edi Rama, gjithmonë duke iu referuar shifrave zyrtare të KQZ-së është 93 vota, ndërsa numri i votave më shumë të gjendura në 485 kutitë e kryeqytetit është 870, banorët e Tiranës do t’i drejtohen edhe një herë kutive të votimit.

 

8

Gjyqtarët e kolegjit zgjedhor kanë votuar pro standardit sa herë që diferenca e numrit të votave të gjendura në kuti me numrin e njerëzve që kanë votuar është vendimtare, do të ketë pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Gjyqtari Petraq Koço ka qenë relator në rastin e komunës Armen ndërsa Sashenka Jonuzi ka qenë relatore në rastin e komunës Kolsh.

 

Luis Tanushi

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 51 here.
Berisha  Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensualIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit