Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS, perfundon numerimi i votave ne Asamblene Kombetare, kryeson Ruci

Publikuar me : 02.12.2011 Ne : Politike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

( I përditësuar)- Sapo ka përfunduar numërimi i votave në Asamblenë Kombëtare të PS, për kryesinë e re të  partisë. Sipas burimeve pranë Asamblesë, është numëruar edhe fleta e fundit e votimit, i cili është bërë manualisht për shkak të një defekti në sistemin elektronik të numërimit.

Emrat më të votuar në listën e kandidatëve të propozuar nga kryesocialisti Rama, janë:  Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, Erion Braçe, Ben Blushi, Shkëlqim Cani, Pandeli Majko, Arben Malaj, Namik Dokle, Vangjush Dako, Besnik Baraj, Sajmir Tahiri dhe Arben Isaraj

******

Zgjidhet Sekretariati Ekzekutiv

Përmes një votimi të fshehtë dhe një numërimi elektronik është votuar të premten pasdite struktura e re e sekretariatit të Parisë Socialiste. Mbi 200 anëtarë të Asamblesë kanë votuar për listën e propozuar nga Kryetari i PS Edi Rama dhe kanë votuar për secilin nga emrat e propozuar prej tij.

Blendi Klosi, Sekretar Organizativ; Damian Gjiknurin, Sekretar për Çështjet Zgjedhore; Ilir Beqja, Sekretar për Programin; Bashkim Fino, Sekretar për Pushtetin Vendor; Arben Ahmetaj, Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit; Armando Subashin, Sekretar për Burimet Njerëzore; Erjon Veliaj, Sekretar për Emigracionin dhe Rininë; Ndre Legisi, Sekretar për Koalicionin; Fatmir Xhafaj ,Sekretar për Koordinimin

 

****

PS, zgjidhen kandidatet femra për Asamblenë Kombëtare

 

Mbyllet numërimi i votave për anëtaret femra të kryesisë së Partisë Socialistë. Anëtarët e Asamblesë kanë votuar për propozimet e krye-socialistit Rama duke përzgjedhur: Arta Dade, Lindita Nikolli, Eglantina Gjermeni, Mimi Kodheli dhe Valentina Leskaj. Vijon numërimi për kandidatët meshkuj.

****

 

PS, Ruçi zgjidhet kryetar i Asambles Kombëtare

Gramoz Ruçi është rizgjedhur kryetar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në votimin e sotëm nga 210 vota Ruçi ka marrë 168.

Deputeti i PS-së që gjithashtu është edhe kryetar i grupit parlamentar rizgjedhjet për herë të dy në këtë pozicion. Për herë të parë ai u zgjodh në vitin 2007.

Tani pritet që PS të shpallë dhe të votuarit për kryesinë e re.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë fjalës në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare tha se procesi i numërimit do të jetë në mënyrë elektronike ka bërë të ditur se PS të njëjtin propozim do të bëjë edhe në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

“Procesi i numërimit mund të ndiqet live nga të gjithëve. Shpresoj që dhe kjo provë e parë të jetë me fat dhe të mos hapen problemet teknike. Po japim një shembull dhe që në Kodin Zgjedhor të sanksionohen si alternativë e parë numërimi elektronik i votave dhe të lihet e hapur mundësia nëse kërkohet numërimi manual”, u shpreh kreu i opozitës. Kjo shtoi Rama është zgjidhja për të realizuar zgjedhje të lira dhe konform standardeve ndërkombëtare.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Rama theksoi edhe një herë se PS nuk do të kërkoi koalicion me LSI-në sa kohë kjo e fundit është pjesë e pushtetit. “Ilir meta është pjesë e pushteti nuk ka opozitë në botë që kërkon të bashkëpunoi me një pjesë të pushtetit. Nuk kemi ç’ti themi përderisa ai mbetet pjesë e pushteti dhe ai e ka bërë zgjedhjen e tij”.

Rama më tej tha se ndryshe nga PD, e cila nuk ka nevojë për grupe pune dhe organizata pasi ka kthyer shtetin në funksion të partisë, PS do të bëjë të gjitha përpjekjet që programin që ka ka kthejë

“Kundërshtari që kemi nuk ka nevojë për parti politike, pasi e ka kthyer shtetin në parti politike. Nuk i nevojiten grupe pune apo organizatë, pasi ka kthyer çdo zyrë dhe institucion në grup pune. Programi është një argument, ajo që ne kemi në dorë është që argumentit t’i japim shpirt.

Duke folur në kuadër të organizimit, Rama kërkoi nga anëtarët e asamblesë që “deri ditën e përurimit të numërimit të votave është territori”. Për këtë ai tha se do të ngrihet komuniteti territorial, strukturë e asamblesë që duhet t’i shërbejë për njohjen me problematikat dhe realitetet e ndryshme në të gjithë territorin.

Rama lajmëroi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nis turin e takimeve për të diskutuar me qytetarët programin politik të PS-së.

Thirrja e fundit e Ramës ishte për bashkim forcat brenda PS-së. “Nuk kemi kohë për të humbur duke ndarë gabime dhe faje. E shkuara le të na shërbejë si pasqyrë për të parë nga e ardhmja”. /F.Stafa/

 

Propozimet 


Kandidatët për 17 anëtarët e rinj të kryesisë:
  1. Arta Dade
  2. Adelina Farizi
  3. Eglantina Gjermeni
  4. Irena Kallço
  5. Lindita Nikollën
  6. Luiza Xhuvani
  7. Mimi Kodheli
  8. Vasilika Hysi
  9. Valentina Leskaj
  10. Mimoza Hafizi

( nga këto do zgjidhen 5 kandidate)

 
  1. Namik Dokle
  2. Gramoz Ruci
  3. Pandeli Majko
  4. Erjon Braçe
  5. Ben Blushi
  6. Arben Malaj
  7. Arben Isaraj
  8. Besnik Bare
  9. Et’them Ruka
  10. Namik Kopliku
  11. Shkëlqim Cami
  12. Saimir Tahiri
  13. Ditmir Bushati
  14. Dhimo Koti
  15. Vangjush Dako
  16. Qazim Sejdini
  17. Niko Peleshi
  18. Ulsin Mane
  19. Gëzim Tushi

(nga këta do zgjidhen 12 kandidatë)

 

Emrat e propozuar për Sekretariati Ekzekutiv:

Një sekretar organizativ – Blendi Klosi

Sekretar për çështjet zgjedhore – Damian Gjiknuri

Sekretar për programin – Ilir Beqja

Sekretar për Pushtetin Vendor – Bashkim Fino

Sekretar për Sipërmarrjen dhe grupin e interesin – Arben Ahmetaj

Sekretar për  Burimet Njerëzore – Armando Subashi

Sekretar për për Emigracionin dhe Rininë – Erion Veliaj

Sekretar për Koalicionin – Ndre Legisi

Sekretar për Koordinimin – Fatmir Xhafa

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 51 here.
Berisha  Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensualIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit