|
PS, Ruci Rezultati u manipulua, ka 357 vota me shume se votues
Publikuar me : 28.05.2011 Ne :
Politike - 268 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Gramoz Ruci, kryetar i grupit Parlamentar te Partise Socialiste ka paraqitur para mediave dhe opinionit dokumente qe provojne se prishja e procesit zgjedhor ka filluar pas perfundimit te tij dhe daljes se rezultatit paraprak.
Ruci pubikoi dokumentacionin per 117 qendra votimi. PS disponon dokumenta qe do tja paraqis te gjitha organeve kompetente per te provuar thjesht se prishja e procesit ka filluar pas perfundimit te tij. Ne analizen e 117 kutive qe KQZ morri ne shqyrtim del se, ne asnje prej tyre nuk certifikohet rezultati ku votat e zgjedhesve te dalin te barabarta me votat te gjetura ne kuti. Pse ndodh kjo? Ne logjiken e pergjithshme mund te mendosh se procesi eshte i shkaterruar. , kreu i grupit te PS-se.
Ruci solli te dhenat per te gjitha minibashkite e Tiranes, kur rezultonin me shume flete votimi se votues. P.sh.
Njesia 2 - ne 9 kuti kane 45 vota me shume
Njesia 5 - ne 32 qendra, 59 vota me shume se votues
Njesia 6 - ne 8 kuti, 43 vota me shume se votues
Njesia 8 - 46 vota me shume se numri i votuesve
Njesia 9 - 23 flete me shume se votues
Njesia 10 - 55 vota me shume se votues
Gjithsej 357 vota me shume ne kutine e kryetarit.
Nje tjeter fakt qe flet per manipulimin e rezultatit, i cili u nxorr ne pah gjate konferences per shtyp te kreu te grupit socialist ishte edhe lloji i ndryshem i shkrimit ne librin e konstatimit, ku pjesa e pare ndryshon nga pjesa e dyte, cka tregon sipas Rucit se pjesa e dyte eshte shtuar pas renies se gongut te kutise se fundit.
Ne procesverbal thuhet se ne qendrat 1930, 1926, 1927/1 u gjeten nga nje flete votimi per kryetar bashkie. Konstatimi eshte per qendren e votimit 1930, falsifikimi eshte bere per 3 kuti qe duhet te ishin ne nje tjeter procesverbal. Praktikisht, KQZ-ja i ndryshoi rregullat e lojes te vendosura paraprikisht mbi natyren e votave te tilla, theksoi Ruci.
Publiku shqiptar dhe faktori nderkombetar e di se cdo diktator ne bote eshte kujdesur qe pavaresisht nga shkalla e manipulimit, numrat e votave i ka nxjerre te parabarta me numrin e votuesve, por KQZ dhe Saliu as kete nuk e bene dot, perfundoi Ruci
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 64 here.
Luis Tanushi
Në kohën që duhet të miratohej Kodi i ri Zgjedhor, PD dhe PS vijuan në seancë plenare debatet e ashpra për përgjegjësinë e dështimit të mbylljes në afat të reformës zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar socialist dhe kryeministri Berisha vijuan përplasjet në Kuvend për mungesë vullneti në përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore, pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|