Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS Shkurtimi i buxhetit u be pa analize

Publikuar me : 28.07.2010 Ne : Politike - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Seseri argumenton per pasojat qe vijne nga ndryshimi i buxhetit Goditen investimet publike dhe punesimin


TIRANE - Nje dite pas votimit te ndryshimeve ne buxhetin e qeverise, Partia Socialiste vleresoi dje se shkurtimet ne buxhet do te sjellin papunesi, nje fshat te varfer dhe frenim te biznesit.


Permes nje komunikimi per mediat, deputetja socialiste, Rudina Seseri, deklaroi se vendet e tjera kane mbi 18 muaj qe kane ndermarre reforma per te dale nga recesioni, ndersa qeveria shqiptare eshte e fundit qe kujtohet per krizen.


Ministri i Piramidave, pergjegjesi kryesor i mosbalancimit te buxhetit, vazhdon te fshehe te verteten me deklarata si te kongreseve te partise, kur flitej per bollek te madh prodhimesh bujqesore, kur njerezit nuk kishin buke, kritikoi qendrimin e Qeverise, Rudina Seseri.


Sipas saj, shkurtimi i shpenzimeve godet rende investimet publike dhe punesimin, sepse eshte bere ne menyre joprofesionale, pa metoda optimizmi, gje qe do te jape efektin e kundert ne ekonomi. Ajo theksoi se thelbi i problemit eshte se qeveria asnjehere nuk ka ditur te beje dallim midis shpenzimit dhe investimit, duke vene shenjen e barazimit mes tyre.


Me tej, deputetja socialiste vleresoi se ne ekonomite e zhvilluara jo autoritare, investimet bazohen ne projekte rigoroze dhe perzgjidhen me kritere te rrepta ekonomiko-socialo-mjedisore, qe marrin ne konsiderate koston, kthimin e kapitalit te investuar, fitimin monetar dhe krijimin e te mirave publike.


Shkurtime ne buxhet jane bere pa asnje analize te realizimit te investimeve nga Ministrite. Eshte e pafalshme qe, ne 6-mujorin e pare, Ministria e Bujqesise realizoi vetem 6 perqind te investimeve, Ministria e Arsimit vetem 7 perqind dhe Ministria e Shendetesise vetem 19 perqind. Jane pikerisht keto ministri qe u goditen me shume nga ndryshimet ne buxhet.


Duke i shkurtuar fondet ketyre sektoreve prioritare, qeveria godet rende perseri fshatin, ben hapa mbrapa ne zhvillimin e arsimit dhe perkeqeson sherbimin shendetesor, argumentoi Seseri.


Sipas saj, ndryshimet e bera ne buxhetit nuk zbusin krizen, por e thellojne ate, sepse jane ndryshime qe nuk shoqerohen me politika qe lehtesojne biznesin, nuk favorizojne prodhimin, nuk nxisin punesimin, nuk mbeshtesin familjet e varfra te perballojne shtrenjtimin e jeteses. D. Dedej

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Luis Tanushi Në kohën që duhet të miratohej Kodi i ri Zgjedhor, PD dhe PS vijuan në seancë plenare debatet e ashpra për përgjegjësinë e dështimit të mbylljes në afat të reformës zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar socialist dhe kryeministri Berisha vijuan përplasjet në Kuvend për mungesë vullneti në përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore, pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit