Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Politike - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

( I përditësuar)- Mbyllet numërimi i votave për anëtaret femra të kryesisë së Partisë Socialistë. Anëtarët e Asamblesë kanë votuar për propozimet e krye-socialistit Rama duke përzgjedhur: Arta Dade, Lindita Nikolli, Eglantina Gjermeni, Mimi Kodheli dhe Valentina Leskaj. Vijon numërimi për kandidatët meshkuj.
****
PS, Ruçi zgjidhet kryetar i Asambles Kombëtare
Gramoz Ruçi është rizgjedhur kryetar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në votimin e sotëm nga 210 vota Ruçi ka marrë 168.
Deputeti i PS-së që gjithashtu është edhe kryetar i grupit parlamentar rizgjedhjet për herë të dy në këtë pozicion. Për herë të parë ai u zgjodh në vitin 2007.
Tani pritet që PS të shpallë dhe të votuarit për kryesinë e re.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë fjalës në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare tha se procesi i numërimit do të jetë në mënyrë elektronike ka bërë të ditur se PS të njëjtin propozim do të bëjë edhe në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
“Procesi i numërimit mund të ndiqet live nga të gjithëve. Shpresoj që dhe kjo provë e parë të jetë me fat dhe të mos hapen problemet teknike. Po japim një shembull dhe që në Kodin Zgjedhor të sanksionohen si alternativë e parë numërimi elektronik i votave dhe të lihet e hapur mundësia nëse kërkohet numërimi manual”, u shpreh kreu i opozitës. Kjo shtoi Rama është zgjidhja për të realizuar zgjedhje të lira dhe konform standardeve ndërkombëtare.
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Rama theksoi edhe një herë se PS nuk do të kërkoi koalicion me LSI-në sa kohë kjo e fundit është pjesë e pushtetit. “Ilir meta është pjesë e pushteti nuk ka opozitë në botë që kërkon të bashkëpunoi me një pjesë të pushtetit. Nuk kemi ç’ti themi përderisa ai mbetet pjesë e pushteti dhe ai e ka bërë zgjedhjen e tij”.
Rama më tej tha se ndryshe nga PD, e cila nuk ka nevojë për grupe pune dhe organizata pasi ka kthyer shtetin në funksion të partisë, PS do të bëjë të gjitha përpjekjet që programin që ka ka kthejë
“Kundërshtari që kemi nuk ka nevojë për parti politike, pasi e ka kthyer shtetin në parti politike. Nuk i nevojiten grupe pune apo organizatë, pasi ka kthyer çdo zyrë dhe institucion në grup pune. Programi është një argument, ajo që ne kemi në dorë është që argumentit t’i japim shpirt.
Duke folur në kuadër të organizimit, Rama kërkoi nga anëtarët e asamblesë që “deri ditën e përurimit të numërimit të votave është territori”. Për këtë ai tha se do të ngrihet komuniteti territorial, strukturë e asamblesë që duhet t’i shërbejë për njohjen me problematikat dhe realitetet e ndryshme në të gjithë territorin.
Rama lajmëroi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nis turin e takimeve për të diskutuar me qytetarët programin politik të PS-së.
Thirrja e fundit e Ramës ishte për bashkim forcat brenda PS-së. “Nuk kemi kohë për të humbur duke ndarë gabime dhe faje. E shkuara le të na shërbejë si pasqyrë për të parë nga e ardhmja”.
/F.Stafa/
Propozimet
Kandidatët për 17 anëtarët e rinj të kryesisë:
- Arta Dade
- Adelina Farizi
- Eglantina Gjermeni
- Irena Kallço
- Lindita Nikollën
- Luiza Xhuvani
- Mimi Kodheli
- Vasilika Hysi
- Valentina Leskaj
- Mimoza Hafizi
( nga këto do zgjidhen 5 kandidate)
- Namik Dokle
- Gramoz Ruci
- Pandeli Majko
- Erjon Braçe
- Ben Blushi
- Arben Malaj
- Arben Isaraj
- Besnik Bare
- Et’them Ruka
- Namik Kopliku
- Shkëlqim Cami
- Saimir Tahiri
- Ditmir Bushati
- Dhimo Koti
- Vangjush Dako
- Qazim Sejdini
- Niko Peleshi
- Ulsin Mane
- Gëzim Tushi
(nga këta do zgjidhen 12 kandidatë)
Emrat e propozuar për Sekretariati Ekzekutiv:
Një sekretar organizativ – Blendi Klosi
Sekretar për çështjet zgjedhore – Damian Gjiknuri
Sekretar për programin – Ilir Beqja
Sekretar për Pushtetin Vendor – Bashkim Fino
Sekretar për Sipërmarrjen dhe grupin e interesin – Arben Ahmetaj
Sekretar për Burimet Njerëzore – Armando Subashi
Sekretar për për Emigracionin dhe Rininë – Erion Veliaj
Sekretar për Koalicionin – Ndre Legisi
Sekretar për Koordinimin – Fatmir Xhafa