Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pse i blejme kaq shtrenjte cigaret dhe karburantin

Publikuar me : 03.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Çmimi i karburanteve ka njohur një rritje tjetër të madhe gjatë javëve të fundit, direkt pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore që parashikojnë aplikimin e një takse të re mbi naftën dhe benzinën. Taksa e qarkullimit, është në masën 5 lekë për litër dhe paguhet çdo herë që shkon për të furnizuar makinën me karburant. Kjo është taksa më e fundit në morinë e detyrimeve që buxheti i shtetit vjel nga karburantet, të cilat fillojnë që prej momentit kur nafta apo benzina futet në doganë deri në blerjen nga shoferët e makinave. Tashmë duket histori e largët periudha kur një litër benzinë ishte në nivelet e 130 lekëve pasi sot në kryeqytet çmimi është fiksuar në shifrat 178 lekë për litër.

Nga përllogaritjet del se nëse një litër karburant futet sot në doganë me një kosto 85-90 lekë, pjesa tjetër e çmimit deri në serbatorin e makinës janë taksa dhe fitimi i kompanive. Direkt pas futjes në doganë mbi këtë shifër aplikohet akciza, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në masën 20 për qind, taksa portuale, tarifa e IQT-së, tatimi mbi fitimin, depozita, etj. Kështu, për çdo litër naftë të futur me këtë çmim, rreth 18 lekë janë TVSH, 37 lekë janë akcizë, 3 lekë janë taksë karboni, 5 lekë është taksa e re e qarkullimit, etj. Në total, përllogaritet që taksat të përbëjnë gjysmën e çmimit final të një litri kaburant.

Një përllogaritje e bërë nga Shoqata e Hidrokarbureve, duke iu referuar të dhënave të një jave më parë të bursës, në çdo 1 000 dollarë karburant që futet në vend, 762 dollarë janë taksa. Kjo tregon edhe peshën e madhe të detyrimeve ndaj shtetit që aplikohen mbi karburantet deri në momentin kur konsumatori fundor e blen.

Kur nafta s’ka dalë ende nga depozita, çmimi i saj i është afruar shifrës 160 lekë për litër. Shtuar kësaj vlere edhe koston e transportit, taksat që duhet të paguajë pika e shitjes me pakicë, kostot e tjera të tij si dhe fitimin, çmimi shkon në vlerën aq sa e blejmë sot të gjithë, mesatarisht 174 lekë/litri nafta dhe 177 lekë/litri benzina. Këto janë çmimet mesatare të raportuara nga Shoqata e Hidrokarbureve ndërsa në pika të caktuara në Tiranë, një litër benzinë mund ta gjesh edhe pranë shifrës 200 lekë.

Në një analizë të thjeshtë nëse marrim shifrën maksimale që hyn një litër karburant në port 90 lekë dhe shifrën me të cilën shitet rëndom një litër benzinë në kryeqytet 180 lekë, kuptohet qartë sa rëndojnë taksat në xhepat e shqiptarëve. Një politikë e mirë fiskale nga ana e qeverisë duke ulur taksat e karburantit për një periudhë të caktuar do të ndihmonte ndjeshëm shqiptarët, por nga ana tjetër do të ulte arkëtimet në buxhetin e shtetit. Mes kësaj dileme qeveria shqiptare ka preferuar të mbajë taksat e larta duke rënduar gradualisht qytetarët. Madje ka shtuar edhe taksën e re të qarkullimit me 5 lekë për litër naftë deri më 31 dhjetor e më pas me 7 lekë. Kjo taksë zëvendësoi doganën duke favorizuar importin e makinave, por penalizmi ndjeshëm përdoruesit e makinave në vend si dhe të gjitha bizneset që përdorin karburant në punën e përditshme.

 

 

 Cilat janë taksat që vjel shteti nga karburantet*

TVSH në masën                 20 perqind

Akcizë                    37           lekë litër

Taksë karboni                      3 lekë/litër nafta

1.5 lekë/litër benzina

Taksë qarkullimi                 5 lekë litër

Tatim fitimi                          10 perqind

*Taksat vendore që paguan çdo pikë karburanti

 

 

Cigaret, rritja vjen prej taksave dhe abuzimeve të shitësve

Bashkë më naftën, duhani është një ndër produktet e që sjell të ardhura të konsiderueshme në arkën e shtetit. Çmimi mesatar i një pakete cigare sot në treg është 180 lekë. Ky është çmimi fundor që e blen duhanpirësi, por një stekë (10 paketa) cigare arrijnë tek shitësi me një çmim mesatar prej rreth 1480 lekë, pra 148 lekë/paketa . Nëse nga ky çmim përllogarisim edhe fitimin e furnizuesit kryesore dhe nëse marrin të mirëqenë se tregtari furnizohet nga “dorë e parë” nga kjo shumë duhet të zbresim edhe fitimin e tyre. Megjithatë, nëse marrim të mirëqenë se një paketë ka dalë nga dogana me këtë kosto, përllogaritet që 70 lekë të jenë akcizë dhe 15 lekë janë Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në total, shteti vjel nga kjo paketë cigare, e cila shitet në treg me 180 lekë, plot 85 lekë. E thënë ndryshe, në çmimin final të një paketë të tillë, afërsisht gjysma janë taksa dhe pjesa tjetër kosto e prodhimit, transporti dhe sigurisht fitimi i kompanive përkatëse.

Nëse kalojmë tek cigaret e shtrenjta, të cilat shiten mesatarisht me 250 lekë paketa, përfitimi i shtetit nga taksat arrin në 94 lekë për paketë. Nga këto, 70 lekë janë akcizë dhe 24 lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar. 250 lekë është çmimi me të cilin tregtarët me pakicë ia shesin duhanpirësve këtë paketë, por çmimi me të cilin atyre iu shitet nga furnizuesit e mëdhenj është 216 lekë (2160 lekë steka me 10 paketa) lekë për paketë duke bërë që shitësit fundorë të fitojnë një 34 lekësh për çdo shitje. Siç duket edhe nga të dhënat, përfituesi më i madh nga shitja e një pakete cigare në Shqipëri është arka e shtetit. Në një paketë që futet me çmim “X” lekë, importuesi duhet të llogarisë çmimin e blerjes, koston e transportit si dhe të burokracive të tjera.

Akciza për cigaret është rritur që prej janarit të këtij viti me 20 lekë për paketë. Më parë, shteti vilte 50 lekë për çdo paketë cigare që hynte në territorin e vendit ndërkohë që tani vjel 70 lekë. Rritja e akcizës ndikoi në rritjen e përgjithshme të çmimeve, aq sa Instituti i Statistikave e kategorizon këtë ndërhyrje, bashkë me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe TVSH-në mbi ilaçet si ato që kanë dhënë ndikimin më të madh në shtrenjtimin e jetesës në vend.

Shifrat zyrtare tregojnë se rreth një milionë shqiptarë janë konsumues të rregullt të duhanit. Kjo do të thotë që më shumë se gjysma e familjeve shqiptare preken direkt nga çmimet e larta të duhanit. Por kjo shpjegon edhe cilësinë e dobët të duhanit që hyn në vendin tonë. Në një paketë 160 lekëshe, nga shitësi i shumicës, deri tek shitësi fundor fitohet mesatarisht 17 lekë ndërsa shitësi i fundit fiton 27 lekë. Shteti merr në formë akcize 70 lekë dhe në formë TVSH-je 11 lekë. Nga vlera e paketës 160 lekë, 115 lekë janë taksa dhe fitim shitësish dhe vlera e saj reale arrin në 45 lekë. Brenda kësaj vlere janë cigaret, ambalazhi, transporti dhe të gjitha kostot e tjera, të cilat përllogariten në nivelin 15 lekë për paketë. Pra një paketë cigare që konsumohet rëndom në Shqipëri ka vlerën reale 30 lekë dhe kjo tregon cilësinë e duhanit.

 

 

Paketë 150 lekë

70 lekë akcizë + 11 lekë TVSH + 16 lekë fitimi i shitësit + fitimi i shitësve të shumicës (3-4 duar) i papërcaktuar

81 lekë i merr shteti, pjesa tjetër e çmimit është kosto prodhimi, transporti, kosto të tjera dhe fitimi i shitësve

 

Paketë 200 lekë

70 lekë akcizë + 18 lekë TVSH+ 22 lekë fitimi i shitësit fundor + fitimi i shitësve të shumicës (3-4 duar) i papërcaktuar

88 lekë shteti i merr shteti, pjesa tjetër është kosto prodhimi, transporti, kosto të tjera dhe fitimi i shitësve

 

Paketë 250 lekë

+ 70 lekë akcizë + 24 lekë TVSH + 34 lekë fitimi i shitësit + fitimi i shitësve të shumicës (3-4 duar) i papërcaktuar

94 lekë i merr shteti, pjesa tjetër e çmimit është kosto prodhimi, transporti, kosto të tjera dhe fitimi i shitësve

 

 

 

Cigaret dhe alkooli, gati ndryshimi i akcizës

Nëse ndërhyrja e fundit në akcizën e cigareve është bërë në janar, një tjetër e ngjashme pritet të ndodhë në javët në vijim. Ministria e Financave është duke diskutuar një draft tjetër për ndryshimin e akcizës së cigareve, e cila synon vjeljen e saj sipas numrit të cigareve që zhdoganohen dhe jo më sipas numrit të paketave. Më konkretisht, drafti parashikon që akciza të paguhet për 1 000 cigare dhe jo për çdo paketë siç është bërë deri më tani.

Ndryshimi bëhet me qëllim shmangien e devijimeve nga detyrimi apo taksimin pa të drejtë të bizneseve të ndryshme, për shkak se në treg qarkullojnë paketa që kanë 20 apo 25 cigare ndërkohë që detyrimi është i njëjtë.

Një ndryshim i ngjashëm pritet të aplikohet edhe mbi alkoolin. Drafti i ri i parashikon mbledhjen e akcizës duke u bazuar mbi përqindjen e alkoolit të pastër që ndodhet në lëndë dhe jo mbi sasinë e saj. Aktualisht, akciza për një shishe verë për shembull mblidhet bazuar mbi peshën totale dhe përqindjen e alkoolit, ndërsa drafti parashikon mbledhjen e saj duke iu referuar vetëm treguesit e fundit. Për shembull, nëse një shishe verë përmban 12 për qind alkool, akciza do të aplikohet vetëm mbi këtë sasi dhe jo mbi peshën totale të saj

 

 

Karburantet, shteti 13.1 miliardë lekë në 6 muaj

Akcizat e cigareve dhe karburantit përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë që derdhet në buxhetin e shtetit. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se përgjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti buxheti i shtetit ka mbledhur rreth 15 miliardë lekë taksa nga importi i karburanteve dhe cigareve. Nga këto, pjesa dërrmuese, rreth 13.1 miliardë lekë janë të ardhura nga karburantet, ndërsa pjesa nga cigaret.

E vlerësuar në sasi, gjatë kësaj periudhe, në Shqipëri janë importuar rreth 1 300 ton cigare dhe 171 408 ton karburante. Të dhënat gjithashtu pasqyrojnë një rritje të importit për të dyja këto produkte duke rritur kështu të ardhurat në arkën e shtetit.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit