Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pse u “fik” nata e bardhe?

Publikuar me : 30.11.2011 Ne : Kuriozitete - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Preç Zogaj

Mbrëmë, sipas një tradite të krijuar këto  shtatë-tetë vitet e fundit duhej të ishte “nata e bardhë”, një festë  rinore  maratonë me  muzikë, vallëzim, lojëra, argëtim, puthje, përqafime  dhe ik e eja gjithandej nepër Tiranë ; një festë  që  thërriste e derdhte rrugëve  e shesheve të kryeqytetit  mijëra e mijëra të rinj e të reja nga qendra dhe periferitë, madje edhe nga  qytetet e tjera të vendit.

“Nata e bardhë” kishte kuptimin  e dyfishtë të një nate të pagjumë për të rinjtë, por edhe të përkujtimit dhe  nderimit  pa fjalime dhe parada politike të natës së parë  në liri, pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist gjatë luftës së dytë botërore.  Ishte një nga ato feksjet apo gjetjes e  hershme të  Edi  Ramës, që  ngjiti menjëherë, duke  u shdërruar nga viti në vit, brënda një kohë të shkurtër, në festën më të madhe popullore  të rinisë shqiptare, e krahasueshme  në pikpamje të spontanetitetit dhe vërtetësisë  me festën  pagane të pranverës,  jo me atë që  inskenoi në Tiranë   në vititn 2004 qeveria “Nano” si reagim ndaj lëvizjes opozitare “Nano ik”, por me atë që festohet prej shekujsh në djepin e saj në Elbasan.

Asnjë   festim apo  përkujtim gjatë këtyre njezet vjetëve të shoqërisë  së hapur nuk ka mundur të futet  në  jetën e rinisë së Tiranës si  “nata e  bardhë”.  Edhe pse ngjarjet me vlera historike nuk kanë munguar. Të përmendim sa për ilustrim kryengjarjen, 8  dhjetorin, ditën  e parë të lëvizjes Demokratike të  Dhjetorit 1990, që është shpallur  zyrtarisht si  Dita e Rinisë. Kjo ditë e  konkuron me dinjitet gjithë çfarë përkujton “nata e  Bardhë”, madje është shumë më afër rinisë së sotme në të gjitha pikpmajet. Megjithatë  Dita e Rinisë nuk  është bërë dot ende një festë kombëtare shpirtërore e  ë rinjve. Njëzet e dy marsi apo ndonjë datë tjetër e pretenduar herëpasherë nga  Berisha jo se jo.

Pushteti  mund t’i  thërrasë njerëzit  në lloj-lloj  manifestimesh politike, por nuk mund t’u imponojë as  historinë, as  kënaqësinë.  Lidhjet  e rinisë me një ngjarje të caktuar janë të brëndshme, të shumëanshme, janë etike,  estetike, politike e tjerë. Disa festa të organizuara kryesisht  nga Berisha nuk kanë ngjitur sepse  e kanë patur  të shkruar  mu në ballë vulën e të qënit festa  të rregjimit. Kanë mëtuar të lidhin arbitrarisht një ngadhnim personal të zotit Berisha me historinë; kanë qenë të politizuara deri në pore, rëndom janë  konceptuar  që në embrion si festa të një pale, apo si antifesta ndaj palës tjetër; kanë qenë edhe  mediokre shpeshherë, për të mos thënë të shëmtuara.

“Nata e bardhë” ka lindur gjithashtu si një festë me prapavijë politike,  si një  shajni e autorit për të krijuar  nën harkun e madh të dekadave   vazhdimësinë e zjarreve  partizane të një  kohe me xhazin, rep-in apo tallavanë e kohës  moderne.  Unë nuk e kam dashur  për shkak të rrëmujës  dhe zhurmës së madhe që krijonte  dhe, veç kësaj, edhe për  faktin se u ofrohej si joshje dhe si dhuratë djemve të periferive, gjë që me duhej shumë e padrejtë dhe  deri diku fyese të ndodhte vetëm njëherë në vit.  Njoh njerëz të tjerë që nuk e kanë dashur natën e bardhë  ngaqë nuk donin të shihnin  asnjë shollë të përbaltur këpuce në bulevard dhe nuk duronin dot togjet e letrave anembanë qytetit nga konsumi i  ushqimeve të shpejta. Të tjerë akoma, me të shumtë, nuk e  pëplqenin ngaqë e konsideronin  një festë mashtruse të  të majtëve, që hidhte në rrjetë me marifetet e saj edhe të djathtë, por që në thelb nuk ishte tjetër veçse një replikë dhe një ngulmim  majtist se data e çlirimit të Shqipërisë  është 29 nëntori.

Në  rrokullisjen  e saj nga viti në vit vetë “nata e  bardhë” ka treguar se rinia pjesmarrëse  ishte përtej qetësisë egosite që doja  unë dhe të ngjashmit e mi, përtej  të ashtuquajturës higjenë të eugjenistëve urbanë  dhe kryesorja , përtej debatit shterpë politik “ me 28 apo me  29”, që për rininë e sotme është pothuajse pa kuptim.  Festa ishte e bukur, e lirë, e  larmishme, e papolitizuar; organizatorët nuk dukeshin gjekundi. “Ata” dhe “ato”, “ai” dhe “ajo” shkonin rrugëve njëri pas tjetrit, sup me sup apo dorë për dorë,  këndonin, vallëzonin,  kthenin ndonjë shishe birre, përqafoheshin  apo putheshin me  ndjesinë ndoshta të gabuar por gjithsesi të përjetuar  se ishin ata dhe jo ndokush tjetër  princat dhe princeshat e asaj nate.  Dikush apo  shumkush e dinte se përtej  gëzimit, kënaqësisë dhe variacioneve që propozonte  ajo natë qendronte nderimi për një kapitull të ndritur të historisë kombëtare, për luftën nacionaçlirimtare të gjyshërve, që  riafirmoi në nivelin e  sakrificave sublime atdhedashurinë  dhe e rreshtoi Shqipërinë në kampin e fitimtarëve të luftës së dytë botërore. Kjo ishte një gjë  shumë e mire. Nuk ka patriotizëm pa krenari, pa traditë dhe veç kësaj demokracia e sotme euroatlantike i ka rrënjët në  ngadhnjimin   më armë kundër nazifashzimit dhe në refuzimin  e  komunizmit.

Por kjo festë  me këtë mori  fibrash e mesazhesh, “Nata e bardhë”,  u fik  mbrëmë  nga  kryetari i ri i Bashkisë, Lulëzim Basha. U fik për kënqësinë e  predikatorëve politikë  qeveritarë, por jo për kënqësinë e mijëra e mijëra të  rinjve pa dallim feje, krahine dhe ideje që  i kishin dhënë jetë asaj festë nëper vite  duke e çuar  me gjerësinë, çiltersinë  dhe etjen e shpirtit rinor përtej korrnizave apo qëllimeve politike fillestare të organizatorëve dhe duke e shdërruar në një   rrëfim vertetë të rrallë nga kryeqyteti i Shqipërisë.

Lulëzim Basha e fiku natën e bardhë  gjoja si demokrat, duke e menduar si festë të socialistëve. Në vend të saj bashkia aktuale  mëtoi  të organizonte  parmbrëmë  një imitim, një natë  të saj, që dukej  krejt e sforcuar, pa art, një surrogato e vertetë e natës së bardhë me të cilën ishin mësuar të rinjtë dhe të rejat e Tiranës vitet e fundit.  Lulëzim  Basha e ka menduar  ngushtë si festë të socialistëve  natën e bardhë. Ai ka  ngatërruar autorësinë e festës  me  përmasat dhe karakterin që mori ajo  përgjatë kohës. Por edhe sikur nata e bardhë” të kishte qenë një festë e të rinjve socialistë  të kryeqytetit, gjë që nuk mund të ndodhë realisht, kryetari i  bashkisë nuk duhej   tua hiqte atyre ketë gëzim, nuk duhej tua ndërpriste këtë traditë të bukur. Gjatë fushatës elektorale Lulëzim  Basha përseriste shpesh se nëse fitonte, do të ishte kryetari  i të gjithëve.  Rëndom kjo është një parullë  e demagogëve politikë, por zbatimi i saj u shndërrua në  një obligim në  kushtet kur Tirana ka dalë barazim.  Duke  anulluar natën e bardhë, Lulëzim Basha ka shkelur premtimin dhe detyrimin  për të qeverisur për të gjithë dhe më të gjithë. Ai  ka lënduar jo vetëm të rinjtë opozitarë por edhe një masë të madhe të  rinjsh e të rejash që nuk kanë kufizimet e politikanëve  të klonuar  partiakë, më të vjetër se të vjetrit me veprimet e tyre.  Nuk fitohet për të prishur gjithë çfarë kanë ndërtuar paraardhësit.  Të qeverisesh pa opozitën është zakon, por të qeverisësh kundër saj është një shamngie e plotë nga detyra.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit