Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pune pisash

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Kuriozitete - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


Ilir Gjoni *


“Punë pisash”- ky ishte komenti që bënte një blogger, ndër të shumtët, në sitin e “Shekullit”. Edhe unë kështu mendoj. Kjo është një punë e pistë . E pistë në të gjitha drejtimet. Ky rast i demaskuar nga “Shekulli”, është mjaft domethënës dhe flet qartë për atë çka quhet shembull tipik i mungesës së etikës dhe hipokrizisë morale të drejtuesve të Ministrisë së Rendit.

Në një këndvështrim më simplist aksioma është e ditur:” Nëse vjedhja është veprim i gabuar atëherë dhe blerja e asaj qe është e vjedhur është e gabuar”. Duke u bërë konsumator i një malli të jashtligjshëm, në një kuptim bëhesh bashkautor në prodhimin e tij. Në këtë rast mund të thuhet (ashtu sic është përpjekur dëshpërueshëm ta bëjë dhe Ministria e Rendit) se kjo është një blerje e ligjshme. Por këtu dalim tek thelbi i problemit- Morali dhe etika. Duke bërë një veprim të tillë, praktikisht drejtuesit e Ministrisë kanë kryer 50 perqind te transaksionit jo etik e imoral duke u bërë bashkëpartnerë dhe duke mbështetur industrinë dhe procesin e vjedhjes, madje duke e stimuluar atë.

Legaliteti dhe moraliteti i çdo veprimi janë pazgjidhshmërisht të lidhura, aq më tepër kur kemi të bëjmë me drejtuesit më të lartë të strukturave të rendit. Çdo veprim ligjor mbart në vetvete mesazhe të drejtpërdrejta apo të nënkuptuara normative që orientohen drejt krijimit të një sjellje apo qëndrimi në funksion të shërbimit të shoqërisë. Me këtë qe kanë bërë e bëjnë drejtuesit politikë e policorë të Ministrisë së Rendit, tregojnë të kundërtën. Ata japin mesazhin e një institucioni moralisht të korruptuar, por legalisht “të rregulluar”.

Rasti i denoncuar është shenjë e qartë e kriminalizimit të Ministrisë së    Rendit. Por ajo çka më gërryen si kuriozitet është të di se çfarë mendojnë specialistët e PAMECA-s apo ICITAP-it për këtë. Do ishte mire që, meqenëse janë këtu për të asistuar strukturat e rendit, ti japin qoftë edhe një shembull të vetëm Nishanit, Burgajt, Kuliçajt e të tjerëve nga policitë apo strukturat ligjzbatuese të vendeve të tyre nëse kanë hasur ndonjë drejtues tyre që qarkullon me autovetura të vjedhura. Ndoshta akoma nuk kanë arritur te ky leksion por, bëjnë mirë të nxitojnë se ndonjë dite do ta shohin veten të fotografuar në makinat e trafikantëve të drogës të vëna në dispozicion të Policisë së Shtetit.

Megjithatë unë përfitoj nga rasti për të nënvizuar se kjo ngjarje nuk është veçse një episod në tërë sagën e bëmave të Ministrisë së Rendit. Nga një institucion ligjërisht i depolitizuar, ajo tashmë është kthyer në një instrument politik. Forcat e Policisë së Shtetit janë vënë nën thundrën e hekurt të një grupi pseudo policisësh që CV-në e tyre e bazojnë te kontributi që kanë dhënë në mbështetje të partisë në pushtet dhe shërbimeve që i kanë bërë Sali Berishës. Rasti më i fundit i vendimit të qeverisë për të mos u dhënë shpërblimet e fundvitit policëve është rasti më flagrant që zhvlerëson pa më të voglën mëdyshje tërë propagandën e zyrtarëve të ministrisë duke filluar nga Ministri e poshtë lidhur me gjoja përkujdesjen e qeverisë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit.

Policet e Shtetit janë katandisur në instrumente qorre që pranojnë kokulur çdo komandë idiote dhe nëpërkëmbje dinjiteti që i bëjnë drejtuesit e tyre barkngopur. Nuk ka se si të presim rezultate në luftën kundër krimit ordiner e aq më tepër atij të organizuar kur përballë qëndrojnë policët e rraskapitur me bosët mafiozë që bakshishet i kanë sa vetë paga mujore e një polici. Nuk ka se si të motivohen ata kur shohin Ministrin, Zëvendësministrin Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Zëvendësdrejtorin e Policisë e shumë ofiqarë të lartë që përdorin makinat luksoze të vjedhura e kur ata vetë nuk kanë karburant për mjetet e tyre të punës.

Prandaj efiçenca e punës së strukturave të rendit jo vetëm që ka rënë, por në mjaft raste këto struktura janë bërë vetë problem për rendin. Vrasjet e tipit mafioz, mungesa e sigurisë së jetës së qytetareve, klima e terrorit që po mbërthen shoqërinë si pasojë e moszbulimit të asnjë prej rasteve më të rënda të vrasjeve, mungesa e vëmendjes së drejtuesve të Policisë për Trupën Policore dhe nëpërkëmbja e dinjitetit të punonjësve të Policisë, krijimi i një kaste parazite të privilegjuarish dallkaukësh partiakë dhe tejfryrja e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në kurriz të policit të terrenit- të gjitha këto e kanë demoralizuar trupën policore gjë e cila pasqyrohet qartë në demotivimin e tyre dhe për pasojë rritjen e kriminalitetit në vend.

Përpjekjet për të truktuar statistikat në rritje të kriminalitetit janë të kota. Para disa ditësh ju vodh vetura zyrtare Ministrit të Kulturës. Edhe kjo, në logjikën dhe tendencën e kësaj qeverie shitet si një arritje e demokracisë,- pra këtu te ne hajdutët kanë demokraci të plotë,-ata vjedhin tek njerëzit e thjeshtë , por nuk bëjnë dallim dhe për ministrat, as për ata që bredhin me makina të vjedhura.

Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit