Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Rajoni - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka refuzuar idenë për t’u bërë president i përkohshëm, para zgjedhjeve të marsit, në të cilat ai është favorit për të fituar garën.
Në një dalje publike për gazetarët, Putin deklaroi se nuk e kanë diskutuar një çështje të tillë.
Ky reagim vjen në një kohë kur kanë shpërthyer spekulimet se Putin mund të tërhiqet nga posti i tij si kryeministër dhe të marrë detyrën e presidentit, para zgjedhjeve të 4 marsit të vitit të ardhshëm.