Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Rajoni - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka kundërshtuar thirrjet për rishqyrtim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare pasi shumë qytetarëve kanë reaguar duke i konsideruar ato si të manipuluara. Ai ka folur para mbështetësve të partisë së tij, ku theksoi se zgjedhjet janë çështje e mbyllur tashmë.
“Zgjedhjet kanë përfunduar. Parlamenti ka nisur punën e tij dhe një kryetar i tij është zgjedhur”, tha Putin. “Nuk mund të ketë rishikim të zgjedhjeve. Për këtë ka vetëm një rrugë që parashikohet nga ligjet – apelimi në gjykatë”, ka shtuar ai.
Pak ditë më parë në Moskë u mbajt një nga protestat më të mëdha të mbajtur që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Protestuesit kanë bërë thirrje që të Putini të mos votohet si President në zgjedhjet e marsit nëse ai nuk pranon se në zgjedhje ka pasur manipulime.