Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kronike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje para pak orësh në Pogradec. Myderi Verdha është vrarë me armë zjarri nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët i kishin zënë pritë.
Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se atij i kanë përgatitur pritë në vendin e quajtur Qafë Plloç duke e qëlluar për vdekje ndërsa Verdha ndodhej në drejtimin e makinës me të cilën po udhëtonte.
Ndërkohë policia ka bërë me dije se Verdha ishte persona me precedent penal dhe akuzohej për vrasje me pagesë. Kjo bën të dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për hakmarrje.