Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qeveria 200 milione leke nga fondi rezerve per lobistin e Mubarak

Publikuar me : 27.10.2011 Ne : Politike - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Frank Wisner i firmës Patton Boggs, shoqëroi sivjet Berishën në New York. Ai u përfshi në një skandal pasi kërkoi në shkurt 2011 që Mubarak të qëndronte në pushtet për hir të stabilitetit, duke tejkaluar deklaratat e Shtëpisë së Bardhë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një vendim për një pagesë prej 200 milion lek të vjetra për kompaninë amerikane Patton Boggs, e njohur si firmë lobuese për qeverinë shqiptare. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për shtesën e marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe studios ligjore Patton Boggs LTD, lidhur në datë 12.7.2010, me nr.2711 prot. 2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Patton Boggs me shumë gjasa do e marrë këtë pagesë për të përgatitur privatizimin e kompanisë Albpetrol. Firma amerikane, në përbërje të së cilës është edhe Frank Wisner, u akuzua nga Geri Kokalari se ka mbuluar vizitën e fundit të Sali Berishës në Nju Jork. Firma ka shërbyer si konsulente në privatizimin skandaloz të kompanisë ARMO. Ajo ka nënshkruar një kontratë me qeverinë shqiptare në vitin 2008 për këtë çështje, por më vonë ka nënshkruar një tjetër kontratë në vitin 2010.

Wisner, një ish- diplomat, përfaqësues special i SHBA në bisedimet që u organizuan për Kosovën, u vu së fundmi nën akuzë sepse kërkoi që ish- presidenti egjiptian, Mubarak të qëndrojë në pushtet, edhe pse ai ishte në grahmat e fundit. Wisner ishte dërguar për të negociuar në Egjipt nga presidenti Obama, por i habiti të gjithë kur tejkaloi dhe deklaratat e Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar që Mubarak të qëndrojë. New York Times shkroi se ai ishte një mik personal i Mubarak. Wisner tha se Mubarak duhet të qëndrojë për hir të stabilitetit. Wisner e shoqëroi Berishën në vizitën e tij në New York dhe rregulloi disa dalje mediatike të kryeministrit shqiptar. Vetë Wisner u shfaq krah Berishës në intervista, duke lavdëruar qeverinë shqiptare.

 

Podesta Group dhe Berisha

Letër e Gary Kokalarit drejtuar Thomas Countryman Ambasadës Amerikane në Tiranë

Sipas një dosje të kohëve të fundit të regjistruar në FARA, Qeveria Shqiptare ka lidhur kontratë me Podesta Group një lojtar i njohur në qarqet e lobimit në Uashington. Nuk është sekret që Tony Podesta kryetar i firmës është vëllai i John Podesta dhe e themeluan Podesta Group së bashku. Është gjithashtu e njohur se Podesta ka lidhje të ngushta me Hillary dhe Bill Klinton si edhe me administratën Obama. Një person cinik mund të spekulojë se e gjitha kjo mund të japë shpjegim për zemërbutësinë e Arvizu-s në drejtim të Berishës edhe në çështje të tilla si vrasja e katër protestuesve më 21 janar.

Siç shkruhet në dosjen e regjistruar në FARA nga Tony Podesta dhe qeveria shqiptare Podesta Group tashmë përfaqëson Republikën e Shqipërisë dhe është duke u paguar nga fondet e qeverisë shqiptare për këtë punë.

Ne e dimë se ndonjëherë kufijtë mund të thyhen me një shkelje syri, po kjo nuk është ligjore as etike. Do të doja të sugjeroja që të jeni shumë të kujdesshëm, ndërkohë që ecni drejt atij kufiri, sepse është shumë e lehtë ta gjesh veten në anën e gabuar.

Unë besoj se Podesta Group do të jetë i kujdesshëm e do të sigurohet se po punon vetëm për të çuar përpara interesat e Republikës së Shqipërisë për të mirën e popullit të Shqipërisë. Dhe ndoshta kjo është një mundësi e mirë që t’ju kujtoj se si zyrtar i Departamentit Amerikan ju përfaqësoni interesat e SHBA-ve, jo ato të një diktatori/gangster shqiptar që ka provuar shpeshherë se do të bejë çdo gjë të nevojshme për të shuar etjen e tij të pangopur për pushtet dhe para.

Përveç gjithë kësaj do të doja t’ju kërkoja nëse dikush ka informacion mbi kandidimin e Arvizus si ambasador në Shqipëri dhe nëse ka pasur lobing për këtë emërim ta ndajë me ne atë informacion. Unë vetë mendoj që kjo do të qe një histori interesante dhe do të isha i lumtur ta ndaja këtë histori me të tjerët.

 

Faleminderit

Sinqerisht

Gary Q. Kokalari

 

* * *

Wisner i “Patton Boggs” dhe rasti i Mubarak

Një nga pjesëtarët e firmës Patton Boggs është edhe Frank G. Wisner Jr. Ai është i biri i një prej themeluesve legjendarë të CIA-s  Frank Gardener Wisner senior, i cili u shqua në operacione të tilla spektakolare si përmbysja e Presidentit liberal Arbnez të Guatemalës në 1954, përmbysjen e Kryeministrit nacionalist e demokrat të Iranit Mosadekut etj. Si mik i spiunit të famshëm sovjetik Kim Filbit ai kontribuoi ndoshta pa dashje në dështimin e operacionit Valuable për përmbysjen e diktatorit Enver Hoxha.

Wisner Jr. gëzoi një karrierë diplomatike dhe një flirtim me CIA-n problematik dhe plot skandale. Në Filipine si ambasador i SHBA-së në vitet 1991-1992 u përfshi në skandalin e ndërtimit të dy TEC-eve për bazën ushtarake amerikane të Subic Bay-it. Firma Enron fitoi të drejtën e ndërtimit të dy TEC-eve duke ofruar një çmim dukshëm më të lartë se konkurrenti, duke shkaktuar shpërdorim të parave të taksapaguesve amerikanë.

Në vitet 1994-1997 Wisner Jr. ishte ambasador në Indi. Gjatë qëndrimit në Indi ai u përfshi në skandalin e uzinës Dabhol Plant. Përfshirjen e Wisner-it në këtë skandal e ka dokumentuar gjerësisht Vijay Prashad, asistente profesore e studimeve ndërkombëtare në Trinity College Hartford Connecticut, në librin e saj: The Darker Nations: A peoples History of the Third World.

Kulmi i Wisner-it xhunior ishte përkrahja e tij për regjimin e faraonit Mubarak. Ai u dërgua për të negociuar largimin e Mubarak, por më 5 shkurt 2011, në një prononcim në të mirënjohurën angleze BBC, kundërshtoi deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për largimin e Mubarakut nga pushteti. Wisneri e quajti qëndrimin e Mubarakut në pushtet si diçka kruciale për stabilitetin e Egjiptit dhe të tërë Lindjes së mesme.

 

TV KLAN/ Uisner për Shqipërinë: 8 Maji, demokracia funksionoi

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të fuqishëm amerikanë në punimet, Forumi Ekonomik i Investimeve SHBA Shqipëri, në Nju Jork të zhvilluara dje. Një pjesë e përfaqësuesve të kompanive dhe grupeve financiare amerikane që ndoqën forumin paraqitën projekte konkrete që pritet t’i prezantojnë në Shqipëri. Ambasadori amerikan, Frank Uizner, përfaqësuesi amerikan i treshes ndërkombëtare që ndërmjetësoi bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, para pavarësisë ndërsa vlerësoi arritjen e qeverisë shqiptare në arritjen e një sistemi modern e transparent u ndal në ligjshmërinë e institucioneve dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Uizner solli në vëmendjen e të pranishmëve zgjidhjen ligjore sipas tij, që institucionet e vendit i bënë betejës së ngushtë për garën e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 8 majit. Sipas tij, kjo situatë nuk u zgjidh nga jashtë, por vetë Shqipëria e bëri demokracinë të funksionojë.

“Pas zgjedhjeve vendore, shumë bashki ndërruan drejtim. Ne pamë betejën e ngushtë për Tiranën që u zgjidh nga institucionet e vendit, kjo situatë nuk u zgjidh nga jashtë, por vetë Shqipëria e bëri demokracinë të funksionojë. Me rikthimin e socialistëve në Parlament do të shohim demokracinë shqiptare të praktikohet dhe të forcohet dhe ne urojmë që të jetë kështu. Çdo mik i Shqipërisë e njeh progresin e bërë, është folur shumë për luftën ndaj korrupsionit apo për punën që është ndërmarrë për t’i çuar prokurimet drejt një sistemi modern dhe transparent”, theksoi ambasadori amerikan.

 

 

**********************************************

 

Berisha dhe një portret lobuesi

Nga Gjergj Thanasi


Firma lobuese amerikane Patton Boggs, emri i së cilës po përmendet kaq shumë ne lidhje me seminarin e mbajtur në Nju Jork për promovimin e investimeve amerikane në Shqiperi, ka një histori veprimtarie jo fort të nderuar në tokat shqiptare. Në Republikën e Kosovës ajo kreu disa kontrata lobuese për një vizitë të Kryeministrit Thaçi në Uashington. Në 5 nëntor 2010 Qeveria e Kosovës e ndërpreu në mënyrë të një anshme kontratën me Patton Boggs. Të paktën zyrtarisht nuk u bënë të ditura shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënieve të qeverisë kosovare me Patton Boggs. Në Shqipëri Patton Boggs së paku që në vitin 2008 u angazhua në kontrata këshillimi, avokatie e lobimi. Kështu për ndihmesën e dhënë në privatizimin e Albetrolit ajo dhe firma shqiptare e avokatisë Zaho Kosta Tashko përfituan 244 000 USD.

Në vitin 2010 u fol për një kontratë qeveritare me Patton Boggs me vlerë 5,5 milion lekë të reja në muaj. Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me firmën në fjalë vazhduan edhe në vitin 2011. Një nga pjesëtarët e firmës Patton Boggs është edhe Frank G. Wisner Jr. Qenia pjesë përbërësve e Patton Boggs e një individi si z.Wisner ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë përfiton Shqipëria nga kryerja e pagesave të majme me para publike për të tillë personazhe.

Frank Wisner është i biri i një prej themeluesve legjendarë të CIA-s  Frank Gardener Wisner senior, i cili u shqua në operacione të tilla spektakolare si përmbysja e Presidentit liberal Arbnez të Guatemalës në 1954, përmbysjen e Kryeministrit nacionalist e demokrat të Iranit Mosadekut etj. Si mik i spiunit të famshëm sovjetik Kim Filbit ai kontribuoi ndoshta pa dashje në dështimin e operacionit Valuable për pëmbysjen e diktatorit Enver Hoxha.

Faturën e dështimit të këtij operacioni anglo-amerikan e paguan nacionalistët shqiptarë me dhjetra të vrarë e të plagosur e me mijëra vite burg në lagerat e Enver Hoxhës. Veprimtaria e dyshimtë e Frank G.Wisner Sr. u hetua me urdhër të drejtpërdrejt të Hoover-it shefit legjendar të FBI-së.

Nga këto hetime (ndonëse fondet arkivore mbeten ende të mbyllura) dolën të dhëna të pakëndshme. Që në vitin 1944 Frank Wisner sr. u dyshua për qëndrime të papërshtatshme gjatë një  operacioni per çlirimin dhe nxjerrjen jashtë Rumanisë të 1350 robërve amerikanë të luftës të kapur nga ushtria rumune e mbretit Michael. Në qëndrime të papërshtatshme përfshihen edhe marrëdhëniet e tij intime me princeshën rumune Caradja Kretzulescu pasardhëse e shtëpisë fisnike të Vlad Tepeshit.

Wisner Sr. në dhjetor 1956 u diagnostikua si maniak depresiv, gjendje e shkaktuar për shkak të brejtjes së ndërgjegjes nga dështimi i operacionit  anti-bolshevik Valuable në Shqipëri dhe operacioneve për mbështetjen e patriotëve hungarezë gjatë revoltës antisovjetike të nëntorit 1956. Shtrimi për kurim në spitalin prestigjoz The Sheppard and Enoch Pratt Hospital, si edhe terapia me psikoanalizë dhe me elektroshok rezultuan jo efikase. Wisner sr. e mbylli jetën e vet duke u vetëvrarë me shotganin e të birit.

Wisner Jr. që na intereson ne shqiptarëve, gëzoi një karrierë diplomatike dhe një flirtim me CIA-n problematik dhe plot skandale. Në Filipine si ambassador i SHBA-së në vitet 1991-1992 u përfshi në skandalin e ndërtimit të dy TEC-eve për bazën ushtarake amerikane të Subic Bay-it. Firma Enron fitoi të drejtën e ndërtimit të dy TEC-eve duke ofruar një çmim dukshëm më të lartë se konkurenti, duke shkaktuar shpërdorim të parave të taksapaguesve amerikanë.

Në vitet 1994-1997 Wisner Jr. ishte ambasador në Indi. Gjatë qëndrimit në Indi ai u përfshi në skandalin e uzinës Dabhol Plant. Përfshirjen e Wisner-it në këtë skandal e ka dokumentuar gjerësisht Vijay Prashad, asistente profesore e studimeve ndërkombëtare në Trinity College Hartford Connecticut, në librin e saj: The Darker Nations:A peoples History of the Third World.

Kulmi i Wisner-it xhunior ishte përkrahja e tij për regjimin e faraonit Mubarak. Kur regjimi i Faraonitishte në grahmat e fundit, Wisner Xhunior u dërgua te Mubaraku nga Departamenti i Shtetit  me porosi të Presidentit Obama me mesazhin ultimativ: Game Over (Loja mbaroi), largohu nga pushteti. Lobisti ynë bëri të kundërtën.

Wisneri më 5 shkurt 2011 në një prononcim në të mirënjohurën angleze BBC-i kundërshtoi deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për largimin e Mubarakut nga pushteti, duke bërë një gafë të rëndë diplomatike thuajse një akt tradhëtie apo së paku shpërdorim të besimit publik. Wisneri e quajti qëndrimin e Mubarakut në pushtet si diçka kruciale për stabilitetin e Egjiptit dhe të tërë Lindjes së mesme. Deklarata të tilla ne shqiptarëve na bëjnë të buzëqeshim hidhur, sepse i kemi dëgjuar disa herë nga miq të huaj, që na kërkojmë tu bëjmë koncesione vlerave të demokracisë për hir të stabilitetit në Shqipëri. Departamenti i Shtetit u detyrua të përgënjeshtronte publikisht deklaratat shqetësuese të ambasadorit Wisner. Skandali u rëndua akoma më shumë, sepse ambasadori Wisner ishte anëtar i bordit drejtues të bankës më të madhe egjiptiane NBE (National Bank of Egypt), një nga bankat më të mëdha të Afrikës. Pra si të thuash kishim një konflikt të pastër interesi.

Ambasadori Wisner është gjithashtu mik me një biznesmen të fuqishëm egjiptian të përfshirë në shumë skandale, jo vetëm në Egjipt por edhe në vende të tjera si psh në skandalin e privatizimit me anë të letrave me vlerë në Republikën çeke në fillim të viteve 90-të. Miliarderi egjiptian quhet Shafik Gabr dhe është kryetar i bordit drejtues të kompanisë Artoc Investment.

Shafik Gabr dhe kompania e tij me moshë 40 vjeçare tashmë kanë filluar të kenë probleme si me udhëheqsit ushtarakë të Egjiptit post Mubarak, edhe me rininë e sheshit Tahrir edhe me mbajtësin e çmimit Nobel z.El Baradey, fakt ky, që ilustrohet mjaft bukur në artikullin e Lloyd Grove në World News me titull: What Egypts top Tycoon fears most. Kështu miqtë biznesmenë të ambasadorit Wisner po pësojnë fatin e padronëve të tyre diktatorë si puna e Mubarakut.

Sipas Ama News Agjensi për konferencën aq të debatueshme të Nju Jorkut njerëzit e Berishës i kanë paguar firmës Patton Boggs të ambasadorit Wisner 1,5 milion USD. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për para publike, për para të firmave pranë familjes kryeministrore apo para pjesë e fitimeve të Studios avokatore Malltezi-Breçani ose para të fituara nga Shkëlzeni me anë të ndërmjetësimit në shitblerjen e pasurive të patundshme siç ai shkruan në deklaratat e pasurisë.

Megjithatë, Mubarakut nuk i bënë fajde përkujdesjet lobiste të ambasadorit Wisner. Askush nuk mund ta parashikojë nëse Sali Berisha i Shqipërisë do jetë më me fat se faraoni Mubarak dhe do ti rezultojnë të dobishme veprimtaritë e tipit PR, që i ka kryer ambasadori Wisner dhe firma avokatore lobuese Patton Boggs.

Fundi i fundit, kur një ish ambassador amerikan i var kollaren Departamentit të Shtetit, dëmton interesa të qënësishme kombëtare të Amerikës dhe i hap telashe diplomatike vetë Presidentit Obama, ç’mund të presë Shqipëria dhe shqiptarët nga një lobist i këtij kallëpi?!

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 72 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më parë, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit