Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qeveria i merr SHISH-it kompetencat e informacioneve sekrete

Publikuar me : 06.10.2011 Ne : Politike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Ardit Rada

Në pamundësi për të ndryshuar ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror duke e vendosur këtë institucion në vartësi të qeverisë, kryeministri Berisha ka nisur një fushatë për të bërë arnimet e duhura në ligj duke marrë një nga një disa kompetenca të Shërbimit. Momentalisht në parlament po diskutohen tre ligje të ndryshme që prekin direkt shërbimin sekret. Ato janë ligji për mbikëqyrjen parlamentare të SHISH, ligji për SHISH dhe ligji për Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Përveç këtyre, dje Këshilli i Ministrave miratoi dy vendime të reja që i heqin kompetencat SHISH-it.

Vendimi i parë ka të bëjë me një rregullim në ligjin e vitit 1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”. “Në kreun II, shkronja “E”, “Sigurimi i komunikimeve”, të vendimit nr. 922, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, fjalët “…, strukturë në varësi të Shërbimit Informativ të Shtetit,…” shfuqizohen. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare”,- thuhet në VKM.

Në mënyrë direkte ky vendim prek Drejtorinë e Shifrave dhe lejon kryeministrinë të ketë akses në informacionet e klasifikuara sekret. Drejtoria e Shifrave ka qenë e përqendruar me shtab në mjediset e Ministrisë së Jashtme dhe merret kryesisht me deshifrimin e mesazheve që vijnë përmes kabllove. Kryesisht informacionet vijnë nga ambasadat tona jashtë vendit, ku përveç ambasadorëve raportojnë edhe punonjësit e shërbimit sekret. Nga ana tjetër shifrantët transmetojnë edhe informacione sekret brenda vendit. Çdo institucion bën pjesë në sistemin e kriptografuar dhe shkëmben informacione brenda vendit. Duke i hequr SHISH-it varësinë mbi Drejtorinë e Shifrave, do të thotë se kjo drejtori do të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Ish- zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror pohuan dje për “Shekullin” se kjo është një shenje e krisjes së madhe mes qeverisë dhe Shërbimit. “Heqja e kësaj kompetence tregon se qeveria nuk ka më besim tek Shërbimi Informativ”,- thanë dje ekspertët.

Ndërkohë në një vendim të dytë qeveria ka ndryshuar tërësisht rregulloren “Për informacionin e klasifikuar Sekret shtetëror”. Kjo rregullore ishte miratuar që në vitin 1999 dhe dje është shfuqizuar për tu zëvendësuar me një tjetër. Në dokumentet zyrtare të hapura për publikun mungojnë të dhëna për rregulloren e mëparshme apo për rregulloren e miratuar dje pasi ato cilësohen si “sekret”.

 

 

Ambasadori në OKB humbi laptopin me informacionet e koduara

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zoti Ferit Hoxha, me shkresën Nr. Proto 147/2010 të datës 04.03.2010, njoftoi zyrtarisht dhe me hollësi Ministrinë e Punëve të Jashtme për zhdukjen brenda zyrave të Misionit tonë në Nju Jork të kompjuterit portabël (laptop), që përdorej për komunikimin e klasifikuar Mision-MPJ. Pas marrjes dijeni, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për izolimin e shpejtë të riskut të shkaktuar nga rastet me karakter vjedhjen apo dëmtimin e pajisjeve të kriptimit. Informacioni i ardhur nga Misioni Nju Jork, pas regjistrimit në Zyrën e Ndërlidhjes dhe Shifrës, u përcoll urgjentisht te Sekretari i Përgjithshëm, Drejtori i Kabinetit dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse. Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i Kabinetit urdhëruan njoftimin e menjëhershëm të Drejtorisë së Shifrës në SHISH dhe Drejtorit të DSIK, për të koordinuar masat dhe hapat që duheshin ndërmarrë. Këto dy institucione u njoftuan zyrtarisht me shkrim nëpërmjet shkresave përkatëse, respektivisht me Nr.Prot. 10 datë 17.03.2010 dhe 91, datë 23.03.2010. Gjithashtu, Drejtori i Drejtorisë së Sekretarisë, Ndërlidhjes dhe Shifrës u konsultua edhe gojarisht me drejtuesit e këtyre dy institucioneve. Nga specialistët e SHISH-it u morën menjëherë masat e nevojshme teknike për bllokimin e çelësave të komunikimit me kompjuterin (laptop) e humbur. Në bazë të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ, Drejtoria e Sekretarisë, Ndërlidhjes dhe Shifrës, analizoi situatën dhe identifikoi mangësitë.

 

 

Tre draftet për Shërbimin Informativ

Drafti për Mbikëqyrjen parlamentare të SHISH është hartuar nga ekspertët e OSBE-së. Parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm dhe të grupeve të punës  me deputetët nga Komisioni i Sigurisë për kontrollimin e veprimtarisë së këtij shërbimi. Anëtarët duhet të betohen për sigurinë e informacionit.

 

Drafti për Shërbimin Informativ të Ushtrisë edhe pse nuk ka mbërritur ende zyrtarisht në Kuvend rregullon veprimtarinë e këtij shërbimi. Anëtarët e Komisionit të Sigurisë pritet që të vizitojnë drejtuesit e këtij shërbimi dhe më pas do të japin konkluzionet e tyre lidhur me draftin. Opozita pretendon se tejkalon edhe kompetencat e SHISH.

 

Drafti për Shërbimin Informativ Shtetëror përcakton organizimin dhe fushën e veprimit të këtij shërbimi. Drafti aq shumë i kritikuar nga opozita është kthyer disa herë mbrapsht deri sa e morën në shqyrtim ekspertët e Euralius dhe të OSBE. Për herë të fundit tërhequr në korrik të 2010-ës.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 72 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më parë, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit