Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qeveria zhduk nga Thesari 140 milionet e policeve per fundvitin

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Politike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

Qeveria i ka marrë rreth dhjetë mijë policëve paratë që do të merrnin për festat e fundvitit si dhe paratë që do përdoreshin për aktivitete social kulturore. Denoncimi është bërë dje nga Sindikata e Policisë, e cila ka zbuluar edhe një detaj të ri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka firmosur borderotë për një fond prej 140 milionë lekësh të reja, por Thesari i Shtetit i ka bllokuar paratë me urdhër të ministrit të Financave. Thesari ka paraqitur një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili mban numrin 826 dhe ka datë 6 dhjetor 2011, por në librarinë e akteve ligjore ky vendim nuk ekziston. Ai nuk është publikuar ende në fletoren zyrtare dhe nuk është bërë publik as në faqen e Këshillit të Ministrave në datën 6 dhjetor, kur është bërë mbledhja.

 

Paratë

“Nisur nga vendimi i qeverisë, nr. 826, datë 05.12.2011, i cili shprehet se fondi i veçantë nuk përdoret për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë dhe veprimtari social-kulturore, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, me indinjatë merr shkas që të bëjë publike veprimet arbitrare të qeverisë, duke bllokuar fondin prej 140 milionë lekë, të akumuluar nga fondi i veçantë”,- tha dje kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta.

Ai ka shpjeguar se bëhet fjalë për një fond të veçantë, i cili duhet të ishte përdorur për të realizuar shpërblimet për punonjësit e policisë. Dhënia e këtyre shpërblimeve bazohet në pikën nr. 5, neni 88, të Ligjit për Policinë e Shtetit. Madje, kjo pikë është njohur me vendimin e qeverisë, nr. 183, pika 6, i miratuar më datë 09.02.2011. Në këtë vendim të firmosur nga kryeministri Berisha thuhet se përveç shpërblimit të fundvitit, policët mund të marrin deri në një pagë mujore shtesë në kompensim të privacioneve dhe humbjeve që i krijohen për shkak të kryerjes së detyrave e shërbimeve të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të gatishmërisë, ruajtjen e administrimin e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjësive të tjera. Ky shpërblim përballohet nga fondi i veçantë dhe mund të jepet përgjatë gjithë vitit kalendarik. Masa e shpërblimit përcaktohet dhe jepet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

 

Burgaj

Pikërisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ka dhënë urdhrin për dhënien e shpërblimeve, por kjo është bllokuar nga qeveria. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është përgjegjës për menaxhimin efektiv dhe eficient të buxhetit të miratuar. Bazuar në aktet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm ka kaluar kërkesat për shpërblime në fund të vitit për punonjësit e policisë. Por, Thesari i Shtetit, me urdhër dhe me vendim të qeverisë, që bie ndesh me aktet e mësipërme, ka bllokuar fondin që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do ta përdorte në zbatim të ligjit për shpërblimet në fund të vitit”,- tha dje kreu i Sindikatës së Policisë, i cili akuzoi qeverinë se ka marrë paratë e policëve. Sipas tij, kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt pasi prej shumë kohësh policët po vuajnë nga vendimet e qeverisë që i ulin gjithnjë e më shumë pagat.

 

 

Policët: Sa para na ka borxh qeveria

Teksa çdo vit qeveritë propagandojnë rritje pagash, që nga viti 2003, punonjësit e policisë shqiptare kanë njohur vetëm ulje. Përmes katër vendimeve të ndryshme policëve u janë hequr përfitimet që kishin për shkak të ushtrimit të detyrës dhe paga iu ul me 13 për qind.

“Si asnjëherë tjetër, punonjësit e policisë e ndjejnë veten në këtë fundviti mjaft të rënduar ekonomikisht, edhe për faktin që qeveria u ka borxh punonjësve të policisë përfitime të miratuara me akte normative. Vjetërsi në punë që përfitojnë të gjithë punonjësit e administratës publike, ndërsa punonjësve të policisë nuk u jepet që nga viti 2003 dhe në vazhdim, megjithëse është e parashikuar në nenin 88, pika 4 e Ligjit për Policinë e Shtetit, duke bërë që punonjësit të marrin mesatarisht 13 për qind më pak të ardhura mujore”,- tha dje kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta. Më pas ai shpjegoi se policët duhet të marrin edhe një shpërblim mujor në formën e trajtimit ushqimor. Por që nga viti 2008 policëve u është hequr kjo mundësi. “Punonjësit e policisë nuk marrin trajtimin ushqimor që nga viti 2008, pavarësisht se ky trajtim është i miratuar me VKM .nr 494, datë 01.08.2007, duke bërë që çdo punonjësi policie t’i mohohen 10 mijë lekë të reja për çdo muaj”,- tha Fishta.

Këtyre u shtohen edhe borxhet e vjetra që i ka qeveria punonjësve të policisë për shkak të dietave të pa paguara. Dietat janë bllokuar me vendim qeverie duke bërë që policëve tu njihen si para për të marë, por do të jepen kur të lirohen fondet. “Sivjet borxhi i qeverisë rritet edhe më shumë këtë vit për dietat e papaguara, të cilat prekin drejtpërdrejt buxhetin familjar të çdo punonjësi policie. Ky borxh, aktualisht arrin në shumën totale 80 milionë lekë. Gjithashtu, mbeten pa paguar edhe 50 milionë lekë për orët suplementare të papaguara, po për këtë vit. Këto përfitime të papaguara janë mbajtur arbitrarisht nga qeveria, me pretendimin se nuk kemi fonde, ndërkohë që kryeministri ka deklaruar për rritje ekonomike në masën katër për qind”,- tha Sadetin Fishta.

Orët jashtë orarit janë kryer nga punonjësit e policisë gjatë protestave të fillim vitit, fushatës elektorale, periudhës së zgjedhjeve dhe protestave pas zgjedhjeve vendore. Sipas vetë policëve, nga muaji janar e deri në fillim të gushtit, uniformat blu kanë qenë në gjendje gatishmërie duke kryer turne të dyfishta ose shërbime me orë të gjata. Për të gjitha këto u është premtuar se do të paguhen, por në realitet ende nuk kanë marrë asnjë lek.

“Në këto kushte, është e patolerueshme që qeveria të bllokonte edhe fondin e veçantë, duke i lënë pa asnjë lloj shpërblimi punonjësit e policisë për festat e fundit të vitit, në një kohë që krimi nuk po kursen jo vetëm jetën e punonjësve të policisë, por edhe të familjeve të tyre, siç ndodhi edhe në rastin e fundit me Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Bazuar në ankesat e shumta të punonjësve të policisë, anëtarë të Sindikatës, ne i kërkojmë qeverisë të rishikojë urgjentisht gjendjen e punonjësve të policisë, me qëllim që situata ekonomike e tyre mos të rëndohet edhe më shumë”,- thanë dje përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë.

 

 

Policët kërcënojnë se do dalin në protestë

Mungesa e parave në arkën e shtetit dhe borxhet e shumta që qeveria i ka policëve në të gjithë vendin kanë detyruar këta të fundit që të bëjnë një apel të fortë duke “kërcënuar” se nuk do të dalin në punë, ose do të zhvillojnë protesta. Nëse policia do të refuzonte të dilte në punë ose do të dilte në protestë do të shënonte edhe fundin e rendit dhe të shtetit ligjor.

“Ne jemi të vendosur që problemet e punonjësve të policisë mos të kalojnë në vesh të shurdhër të qeverisë, siç kanë kaluar edhe më parë. Për të kërkuar të drejtat tona do të përdorim të gjitha hapësirat ligjore, duke u bërë thirrje punonjësve të policisë për të refuzuar shërbimet si jashtë orarit të punës, ashtu edhe jashtë vendbanimit të tyre, deri në pagesën e tyre të plotë në kohën që parashikon ligji. Me kërkesën e anëtarësisë, Sindikata po përgatit edhe mundësinë e organizimit të tubimeve të punonjësve të policisë, një e drejtë e fituar me ligj, duke u mbështetur në këto tubime edhe nga Sindikata Europiane e Policisë”,- tha dje kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta.

 

Çfarë i është hequr policëve

1 – Vjetërsi në punë që përfitojnë të gjithë punonjësit e administratës publike, ndërsa punonjësve të policisë nuk u jepet që nga viti 2003 dhe në vazhdim, megjithëse është e parashikuar në nenin 88, pika 4 e Ligjit për Policinë e Shtetit, duke bërë që punonjësit të marrin mesatarisht 13 për qind më pak të ardhura mujore.

2 – Punonjësit e policisë nuk marrin trajtimin ushqimor që nga viti 2008, pavarësisht se ky trajtim është i miratuar me VKM .nr 494, datë 01.08.2007, duke bërë që çdo punonjësi policie t’i mohohen 10 mijë lekë të reja për çdo muaj.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 51 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do takoj dhe Ramen me DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit