Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qeverite na kane mashtruar gjate ketyre 20 viteve

Publikuar me : 23.09.2010 Ne : Politike - 146 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Pas perballjeve te shumta me institucionet shteterore per ceshtjet e pensioneve si dhe trajtimeve te tjera financiare, ushtaraket shprehen se ndjehen te mashtruar nga sjellja qe eshte bere ndaj tyre gjate ketyre 20 viteve te pluralizmit. Duke krahasuar veten me koleget e tjere te vendeve anetare te NATO-s, ushtaraket shqiptare theksojne se gjate gjithe kesaj periudhe jane trajtuar ne menyre jo te hijshme nga shteti shqiptar. Ne nje reagim ndaj gjithe kesaj sjelljeje jo te pershtatshme qe u eshte dashur ushtarakeve te perballen gjate ketyre viteve, Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise i eshte drejtuar organeve me te larta te shtetit shqiptar si dhe institucioneve te tjera nderkombetare me nje liste kerkesash, pjesen kryesore te te cilave e perbejne ceshtjet e trajtimit financiar. Nje nder to ka te beje me pezullimin e te gjithe ligjeve dhe akteve nenligjore te nxjerra deri me tani nga organet qeverisese te cilat sipas tyre jane ne dem te ushtarakeve. I kerkojme gjithe institucioneve te shtetit shqiptar pergjegjese per zbatimin e te drejtave social-ekonomike te ushtarakeve qe urgjentisht te reflektojne dhe te ndryshojne kursin dhe qendrimin e deri tanishem ndaj nesh duke filluar menjehere zbatimin pike per pike te statusit te prillit te vitit 2004 duke pezulluar gjithe ligjet politike dhe artificat, pseudo-ligje te nxjerra sipas deshirave, orekseve, mentaliteteve, pikepamjeve te grupeve politike te ndryshme te ardhura ne keto 20 ne pushtet qe jane krejtesisht ne kundershtim jo vetem me legjislacionin shqiptar per kete problem por edhe ne kundershtim te plote me gjithe normat, parimet dhe legjislacionin ushtarak te NATO s, - thekson Aleanca. Me tej ata paralajmerojne per dergimin e problemit edhe ne gjykaten e Strasburgut dhe fillimin e protestave deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Ushtaraket do ti drejtohen edhe gjithe institucioneve te mbrojtjes se te drejtave te njeriut si dhe gjykates se Strasburgut per te zgjidhur problemin e mohimit te te drejtave social - ekonomike te zvarritura qellimisht nga nepunes te shtetit, - shtojne ata.
Sipas tyre, deri me tani organet qeverisese jane treguar mjaft indiferent dhe perbuzes ndaj problematikes se ushtarakeve duke shkelur ne menyre te hapur mjaft norma dhe parime demokratike. Qeverite shqiptare ne keto 20 vite demokraci kane zvarritur dhe shkelur qellimisht edhe legjislacionin shqiptar per te drejtat e ushtarakeve por kurre nuk i jane referuar dhe as kane menduar qe ti pajisin dhe ti trajtojne ata njelloj si koleget e tyre ne NATO, anetare te se ciles jane dhe duhet te perfitojne edhe ata duke anashkaluar qellimisht zbatimin e legjislacionit ushtarak te NATO-s dhe ate nderkombetar. Sot ushtaraket e dale nga forcat e armatosura jane pa asnje perkrahje dhe mbeshtetje,te flakur ne mes te kater rrugeve ,duke i krijuar atyre nje gjendje tejet te rende morale, sociale e ekonomike jo vetem per ta si individ por edhe per familjet e tyre, shprehet Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise. Ne reagimin derguar instancave me te larta shteterore si dhe organizmave nderkombetare, aleanca ka renditur nje sere shkeljesh te cilat sipas saj jane kryer nga organet shteterore gjate ketyre 20 viteve, te cilat tashme sipas tyre duhet te rregullohen.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 51 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do takoj dhe Ramen me DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit