Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qosja Ne Europe, problem vetem Shqiperia e Bjellorusia

Publikuar me : 28.05.2011 Ne : Kulture - 251 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Akademiku i njohur kosovar PS te vazhdoje protestat e mosbindjen civile


Ne nje interviste dhene Telegraf-it, akademik Rexhep Qosja analizon situaten aktuale politike ne Shqiperi, ngercin e krijuar pas zgjedhjeve te 8 majit dhe letren e Ismail Kadarese drejtuar Lulzim Bashes. Ai flet gjithashtu edhe per perspektiven e ceshtjes kombetare shqiptare, ku e thekson si te pashmangshem bashkimin e Shqiperise me Kosoven.


Profesor, pas zgjedhjeve te 8 Majit, ne Tirane eshte krijuar tension i ri politik. Cili eshte perceptimi juaj per kete tension dhe si e keni perjetuar ate?


- Eshte shume e rendesishme qe dukurite, proceset, veprimet, sjelljet, mendimet, idete ne jeten politike dhe shoqerore te emertohen mundesisht sa me sakte, sa me perpikte. Si per organizmin e njeriut, ashtu edhe per organizmin shoqeror vetem diagnozat e sakta bejne te mundshme qe te gjendet terapia perkatese. Shqiperia ishte ne krize dhe ishte ne nje krize te pergjithshme, qe zgjat shume, shume. Kjo qe ju quani, tani, nje tension i ri politik ne te vertete eshte nje shkalle me tej, nje ashpersim i dukshem me i madh i kesaj krize te pergjithshme, sepse eshte, njekohesisht, krize qe me ashpersine e vete lendon fort organizmin shoqeror! Per mendjen time dhe per shpirtin tim kjo eshte nje fatkeqesi per Shqiperine dhe per shqiptaret!


Ne nje situate te tille, Presidenti i BE-se, Barroso, anuloi nje vizite ne Tirane ditet e fundit. Ke beni pergjegjes per kete vizite te munguar dhe pse?


- Evropa sot apo, me sakte te thuhet, tani e disa vjet ka dy kriza njera krize quhet Bjellorusi, kurse kriza tjeter quhet Shqiperi. Ne qofte se behemi objektive, realiste, jo mashtrues ndaj vetvetes, do te themi kriza e quajtur Shqiperi eshte po aq e madhe dhe po aq e gjithanshme sa kriza e quajtur Bjellorusi! Anulimi i vizites se Kryetarit te Bashkimit Evropian, Hoze Manuel Barozo, ne perberjen e delegacionit te te cilit ishte edhe komisionari per Integrim, Shtefan Fyle, ne Tirane eshte mase e rrepte ndeshkuese qe i shqiptohet politikes shqiptare, qe i shqiptohet regjimit shqiptar, qe i shqiptohet Shqiperise. Kjo eshte masa me e rende ndeshkuese, me pasojat me te medha, qe i eshte shqiptuar Shqiperise prej BE-se pas vitit 1997.


Me pyetni se ke bej une pergjegjes per kete vizite te munguar dhe pse? Une, natyrisht, e di pergjegjesin, por une nuk e kam fuqine ligjore te shpall pergjegjesin. Sepse, po te kisha fuqi qe te shpall pergjegjesit une do te merrja edhe masat perkatese ndaj pergjegjesit a pergjegjesve. Gjendja ne te cilen eshte Shqiperia, kriza e pergjithshme ne te cilen gjendet ajo, pamja e saj teper e padeshiruar ne Evrope dhe ne bote pergjithesisht, e tregojne pergjegjesin, e shpallin pergjegjesin. Dhe, ky pergjegjes eshte regjimi shqiptar; dhe ky pergjegjes eshte protagonisti i ketij regjimi; dhe ky pergjegjes eshte sundimtari i ketij regjimi; dhe ky pergjegjes eshte Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Pse? Sepse eshte pushtetmbajtes. Sepse eshte sundimtar. Sepse ne duart e tij jane te gjitha levat e pushtetit ne Shqiperi! Sepse eshte autokrat. Sepse eshte autokrat i tipit me anakronik, me fyes per nje shoqeri qe pretendon te quhet evropiane, bashkekohore! Sepse eshte shkeles i Kushtetutes dhe i ligjeve!


Si e konsideroni rolin e nderkombetareve ne situaten aktuale politike te Shqiperise?


- Sipas mendjes sime, edhe nderkombetaret jane fajtore per krizen ne te cilen eshte e zhytur Shqiperia, prandaj edhe per ashpersimin e tashem te kesaj krize. Mua me cudisin shume sjelljet e tyre te lara e te lyera, kjo do te thote sjelljet e tyre te mendafshta ndaj te keqijave te vazhdueshme qe prodhon klasa politike ne Shqiperi; me cudisin shume sjelljet e tyre dyfytyreshe ndaj krizes se pergjithshme ne Shqiperi; me cudisin shume sjelljet e tyre te figurshme, poetike, ben ashtu e ben keshtu, ndaj regjimit shqiptar fare qarte autoritar; nuk me cudisin sjelljet e tyre mostoleruese (me shume vonese) ndaj regjimeve autoritare ne Afriken Veriore, por me cudisin sjelljet e tyre toleruese ndaj regjimit autoritar ne Shqiperi. Me cudisin e, ndoshta, nuk do te duhej te me cudisin atje ka nafte shume e ne Shqiperi nuk ka nafte as per Shqiperine!


Per zgjidhjen e kesaj krize, ditet e fundit Ismail Kadare i drejtoi nje leter te hapur kandidatit demokrat per Bashkine e Tiranes, Lulzim Bashes, ku i kerkonte terheqjen nga gara. Ne kete pike, a jeni ju ne nje mendje me Kadarene per zgjidhjen e krizes dhe uljen e tensioneve politike?


Krizat politike e institucionale, shteterore, zakonisht, nuk zgjidhen me letra e thirrje, te cilat mund te sjellin, kur e kur leverdi per shkruesin, kur e kur leverdi per marresin e, kur e kur leverdi per protagonistet e krizave. Nuk po i paragjykoj frytet e letres qe permendni, por dua te them intelektuali e ka per obligim mendor dhe etik ta thote te verteten pavaresisht sa e hidhur mund te jete ajo, pavaresisht sa kanosen interesat e tij nga ajo, pavaresisht sa e keqpritur prej te tjereve, prej opinionit, mund te jete ajo. Ai qe e quajme intelektual nuk ben kalkulime, kurrfare kalkulimesh. E, e verteta per dramen e zgjedhjeve te 8 majit ne Shqiperi eshte fare e qarte, fare e dukshme. Tregimi per kete drame eshte ky me 21 janar te ketij viti jane vrare 4 protestues, te pafajshem dhe te varfer.


Ate dite kur jane vrare ata, Lulzim Basha ishte minister i Puneve te Brendshme te Shqiperise. Ne castin kur jane vrare keta kater qytetare te varfer, thuhet se ministri Lulzim Basha gjendej ne ndertesen e Kryeministrise se Shqiperise. Ne ata kater protestues te pafajshem e te varfer nuk ka mundur te shtihet me arme pa dijen e Lulzim Bashes (dhe te Kryeministrit Sali Berisha). Por, edhe po te ishin vrare pa dijen e tij, ata, megjithate, jane vrare derisa ai ishte minister, derisa ai u leshonte urdhra Policise dhe Gardes se shtetit. Kur kalin e vret shala mendja e shendoshe e popullit, e filozofeve te demokracise, e intelektualeve dhe e shkrimtareve e thote fajtor eshte kaloresi.


Domethene Lulzim Basha, te cilin une kurre nuk e kam takuar, kunder te cilit une, qe perpara, nuk mund te kem asgje, objektivisht eshte vrases i kater protestuesve te pa arme ne dore. Ne boten demokratike ai minister, domethene ai fajtor per vrasjen e kater protestuesve, nuk mund te kandidohet per kryetar te bashkise se kryeqytetit, as per kryetar te asnje qyteti, as per ndonje pozite tjeter politike. Kandidimi i tij, e kam thene edhe njehere tjeter dhe po e perseris prape, nga ana e Partise ne te cilen eshte anetar, ne te vertete nga ana e Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, eshte provokim i mendjes demokratike, i mendjes kunderdespotike.


Kandidimi i tij, rrjedhimisht, eshte cenim i rende i kultures politike te popullit shqiptar. Po te mendonte per interesat e vendit, ai nuk do te pranonte te kandidohej. Po ti mendonte interesat e Shqiperise, Kryeministri i Shqiperise, nuk do ta kandidonte nje njeri me barre aq te madhe politike e morale ne karrieren politike e ne ndergjegje, po do te kandidonte nje anetar tjeter te Partise Demokratike te Shqiperise, e cila ka anetare shume me te merituar, me te cmuar e me me shume pervoje politike e qeverisese se Lulezim Basha.

Nje njeriu te tille, qe eshte bere shkak per zhytjen e vendit ne krize te rrezikshme politike e shteterore nuk i cohet leter me lutjen qe te terhiqet prej gares politike e pushtetore sepse edhe mendja me e virgjer do ti tregonte ai qe me barre te tille politike e penale ne karriere e ne shpirt hyn ne gare politike per pozite te re, me te larte, ai prej asaj gare nuk terhiqet i gjalle! Nje njeriu te tille i con leter vetem ai qe letren politike e shkruan duke menduar jo per te verteten qe ne te thuhet, por per frytet e saj vetjake. Megjithate, kjo leter e I. Kadarese ka nje vlere politike ajo e tregon vetedijen e autorit per fajin e Lulezim Bashes, por kjo vetedije, mjerisht, seshte bere ndergjegje qe e tregon qarte dhe e mbron pa kalkulime te verteten per krizen e tashme ne Shqiperi, kryeprotagonisti i se ciles eshte Sali Berisha.


Po per valen e re te protestave te opozites, cmendim keni?


- Sic eshte pare me shume here, krizen politike, shoqerore, institucionale te Shqiperise, nuk po e zgjidhin, fatkeqesisht, as bisedat, as bisedimet, as institucionet e pavarura, as nderhyrjet e paqarta te BE-se. Ne qofte se faktoret nderkombetare, ne qofte se BE-ja, vazhdon te jete e paqarte, e pavendosur, e lare dhe e lyer si deri tani, ne qofte se Kolegji Zgjedhor se zgjidh krizen, atehere mbetet vetem nje mjet per zgjidhjen e saj protestat demonstratat, grevat, ne te vertete mosbindja qytetare.


Tani nuk mund te flitet me vetem per truket e Sali Berishes ne zgjedhje sic fliste per te ish- ambasadori amerikan ne Tirane. Tani kemi te bejme me rrembim, me plackitje te rezultatit te zgjedhjeve, me turli-turli makinacionesh! Tani kemi te bejme me shkelje te ligjit; tani kemi te bejme me shkelje te Kodit Zgjedhor; tani kemi te bejme me privatizim te plote, brutal, te shtetit, domethene me cenim perfundimtar te shtetit! Ate qe ia mohoi opozites gjate dy vjeteve, Kryeministri i Shqiperise tani ia lejoi vetes; dhe kipcit te tij, Lulezim Bashes! Dhe, keshtu ndodhi perbuzja, fyerja me e rende e opozites shqiptare, ne te vertete e gjysmes se Shqiperise!


Per hir te ardhmerise demokratike te Shqiperise, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura, nuk guxojne te lejojne qe padrejtesia, dhuna te behen te ligjshme, sic po do ta beje Sali Berisha duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe ligjin dhe sic e ka bere edhe sa here me pare. Per hir te ardhmerise demokratike te Shqiperise, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura te Shqiperise, nuk guxojne te lejojne qe ne skenen politike shqiptare te ngrihet paligjshem e te behet politikisht i qendrueshem edhe nje Sali Berishe i dyte, i cili, sic e deshmoi me ne fund, do te zbatoje teknologjine politike e pushtetore te genjeshtres, te mashtrimit, te falsifikimit, te rrembimit, te mesuar prej mesuesit dhe padronit te tij.


Opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura te Shqiperise, nuk guxojne te harrojne devizen themeltare te demokracise, ne te cilen mbeshtetet gjithe historia demokratike e popujve historike liridashes eshte mekat ti behet e padrejte tjetrit, por po aq eshte mekat edhe te durohet padrejtesia. Protestat, demonstratat, grevat e urise, mosbindja qytetare paqesore, prandaj, jo vetem se jane te ligjshme, por ato jane te domosdoshme per te shpetuar dinjitetin shteteror te Shqiperise, per ta nxjerre Shqiperine prej krizes, per te filluar sherimi i Shqiperise sherimi politik, etik dhe shteteror i Shqiperise. Por, kam droje se opozites i mungon frymemarrje mjaftueshem e gjate per ndermarrje te tille historike. Po ta kishte kete frymemarrje nuk do ta nderpriste greven e urise dhe nuk do te pranonte te mashtrohej prej perfaqesuesve te BE-se ne restorantin Krokodil ne Strasburg!


- Pse edhe pas njezet vjetesh ne nuk jemi ne gjendje te bejme zgjedhje te lira dhe te ndershme sipas standardeve evropiane?


- Pse? Pse nuk mund te bejme zgjedhje te lira e te ndershme? Sepse ne politike jane mbledhur shume njerez te pandershem, disa prej te cileve, madje, skajshem te pandershem. Sinteze e pandershmerise ne politiken shqiptare eshte Sali Berisha. Shikojeni kur flet, si flet dhe si sillet! Ai e genjen popullin thuajse po genjen nje femije a nje te padijshem Ai prodhon dhune me goje e me sjellje, duke cenuar panderprerje idene e lirise dhe idene e demokracise! Ai me cdo gje fyen kulturen politike dhe idene demokratike ne jeten shqiptare. Largimi i Sali Berishes prej jetes politike shqiptare eshte kushti i pare qe te mund te mbahen zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi. Çdo kohe ka njerezit e vet.


Sali Berisha dhe disa te tjere nuk jane njerez te kesaj kohe ata jane njerez te nje kohe te shkuar, qe duhet te shkojne sa me pare ne harrese. Shqiperine do ta sheroje plotesisht vetem brezi i ri, pjesetareve te te cilit ne asnje menyre nuk po u krijojne hapesire politike dhunetaret me ne krye Sali Berishen.


Duke i shqiptuar keto fjale, e ndiej te nevojshme qe tia bej nje sqarim opinionit shqiptar nuk kam asgje kunder Sali Berishes per shkak te Sali Berishes, por kam kunder Sali Berishes per shkak te Shqiperise dhe shqiptareve. E dua Shqiperine, prandaj nuk e pranoj Sali Berishen ne politiken shqiptare. Te perseris per mendjen time, per bindjen time, shpetimi i Shqiperise prej konflikteve rrenuese njezetvjecare, pasojat e te cilave jane teper te medha, jane, madje, afatgjata ne jeten shqiptare, mund te filloje vetem kur Sali Berisha te largohet prej politikes. E ai vete nuk largohet ate duhet larguar prej politikes. Sa me pare aq me mire per Shqiperine.


Ju keni qene vazhdimisht kritik ndaj politikes shqiptare, nderkohe qe, ajo duket se ka ndryshuar pak ose aspak gjate ketyre viteve. Kjo ka bere qe ne shume procese ne te jemi nder kombet me te vonuar te Evropes. Sipas jush, nga se buron kjo kryenecesi e politikes shqiptare?


- Politika shqiptare jo se nuk ka ndryshuar per te mire, por ka ardhur duke u vrazhdesuar, duke u egersuar, duke u korruptuar, duke u autokratizuar gjithnje e me shume. Dhe, me tej ne shume procese nuk mund te thuhet se ne jemi nder kombet me te vonuar te Evropes; e verteta eshte kjo ne jemi kombi me i vonuar i Evropes. Edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia, edhe Serbia, edhe Bosnja jane para Shqiperise (dhe Kosoves) ne te gjitha proceset evropianizuese. Shkaqet e verteta te ketij vonimi jane me te shumta, me te ndryshme dhe me te thella.


Dhe, keto shkaqe gjithnje po mbulohen me retoriken pseudoevropiane te disa pseudoeuropianeve tane, te cilet perfitojne ose shpresojne te perfitojne qofte ne politike qofte ne fusha te tjera nga kjo retorike e rrejshme. Per sociologet, per psikologet, per politikologet tane ka shume tema ne jeten shqiptare sot, me trajtimin shkencor te te cilave do te mund te luhej rol posacerisht i cmuar orientues ne jeten tone politike, shoqerore, kulturore.


- Profesor, cfare konsideroni si me te rendesishme per momentin ne rrafsh kombetar, ne menyre qe te pershpejtohet procesi i bashkimit me familjen evropiane? Pra cili eshte mesazhi Juaj per kete?


- Shqiperia duhet te behet dhe te funksionoje si shtet vertet demokratik, si shtet vertet i qyteteruar, si shtet vertet evropian. E per te qene e per te funksionuar ashtu ajo duhet te behet shtet i se drejtes, shtet ne te cilin respektohet ndarja e pushteteve, shtet ne te cilin respektohen, pa perjashtime, te drejtat e njeriut, shtet ne te cilin respektohet dhe mbrohet mendimi i lire dhe liria e mediave, shtet ne te cilin nuk do te varesohen mediat prej qeverise, qofte me trysni te ndryshme, qofte me shantazhe, qofte me leverdi ekonomike, sic jane varesuar disa media elektronike e disa gazeta, shtet ne te cilin do te parandalohet korrupsioni - ky shkaterrues i tmerrshem i bazes se demokracise, shtet ne te cilin do te parandalohet krimi i organizuar, shtet ne te cilin do te zbatohet ndeshkueshmeria per fajet, gabimet, papergjegjesine politike.


Qe te mund te ndodhin keto, qe te mund te behet e te funksionoje Shqiperia si shtet vertet demokratik dhe si shtet vertet i qyteteruar, domethene si shtet ne te cilin cmohen e mbrohen vlerat evropiane, ka nje parakusht dhe ky parakusht eshte largimi i Sali Berishes prej politikes dhe pushtetit. Largimi i tij do te beje te mundshem fillimin e stabilizimit dhe te funksionimit demokratik dhe qyteterues te Shqiperise.


- Sipas jush kombi yne po perjeton oren e fatalitetit apo te shpreses?


- Dikush e ka thene para meje per individin mund te mos kete rrugedalje, por per popullin gjithmone rrugedalje ka. Populli shqiptar me pervojen e tij historike, me mendjen e tij kolektive, megjithese kur e kur lejon te jete i perdorur e i shperdorur prej demagogeve, mashtruesve e dhunetareve politike, do te gjeje rrugedalje prej cdo situate, cdo drame, cdo rruge te pakrye, ne te cilen e fusin ata demagoge, mashtrues e dhunetare. E ardhmja jone do te jete pakrahasueshem me e mire se e kaluara.


Me clirimin e Kosoves, me venien e themeleve kushtetutare juridike per ndertimin e nje rendi te ri, demokratik, ne Shqiperine shteterore e ne Kosove, shqiptaret ne pergjithesi, kane hyre ne epoken e re te perpjetes, te rrites se pergjithshme si Komb. Me nje popull kryesisht te ri, theksueshem gjallerues (dinamik), me nje popull qe e shquajne nismat dhe dhuntite krijuese, me nje popull, i cili pashmangshem do te behet gjithnje e me i vetedijshem per rendesine e jashtezakonshme te shendetit te vet etik, me nje popull, i cili ka trasheguar atdhetarizem shembullor te ndertuar ne kohen e Rilindjes se madhe kombetare, Shqiperia dhe Kosova do te dine te dallojne qarte perparesite e tyre kombetare dhe te perzgjedhin qellimin historik.


Tregimi per fatalitetet historike shqiptare eshte tregim i kryer; tani jemi ne epoken e rrefimit e te permbushjes se tregimit per Shpresen shqiptare. Dhe kjo shprese ne te cilen duhet te jene te permbajtura perparesite dhe qellimi eshte bashkimi i pashmangshem i Shqiperise dhe i Kosoves - si pjese etnike dhe gjeografike e Shqiperise.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit