Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Rajoni - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Irani ka testuar me sukses lëshimin e e një rakete me rreze të shkurtër gjatë demonstrimeve ushtarake në Gjirin Persik. Lajmin e ka konfirmuar agjencia zyrtare iraniane Irna.
“Kemi prodhuar një raketë tokë-det të quajtur Qader, e cila ka arritur të shkatërrojë objektivin e përcaktuar në Gjirin Persik”, shkruan Irna, duke cituar zëdhënësin e manovrave iraniane, admiral Mahmud Mussavi.
Prej 10 ditësh, Irani po kryen një manovër detare në Gjirin Persik, pas kërcënimeve për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, një hapësirë kyçe ku kalojnë të gjitha rrugët e naftës së Gjirit.
Kërcënimi i Iranit rriti tensionet me vendet perëndimore. Ditët e fundit, Teherani ka njoftuar dhe më pas përgënjeshtruar disa herë lajmin e lëshimit të raketave-test me rreze të shkurtër, të cilat janë në gjendje të godasin Izraelin dhe bazat amerikane. /
G.N. Redaksia Online