Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Gati te mbeshtesim te vegjlit per ndryshimin e sistemit

Publikuar me : 17.12.2011 Ne : Politike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Edi Rama


Partia Socialiste është tërhequr disi nga qëndrimi i saj në komisionin e reformës zgjedhore duke lënë të hapur mundësinë e rishikimit të sistemit zgjedhor. Edhe pse përfaqësuesit e PS në komision nuk kanë pranuar ndryshimin e sistemit, dje, pas mbledhjes së Kryesisë së re, kreu i PS-së Edi Rama u shpreh se nuk ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të sistemit, pas zhvillimit të seancave dëgjimore me krerët e partive të vogla.

Duke reaguar për prononcimet e krerëve të partive të vogla, kryesocialisti la të kuptohet se për hir të koalicionit, PS mund të tërhiqet nga vendimi për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor. “U informova lidhur me prononcimet e partive të vogla për reformën zgjedhore.

Dua të përsëris vullnetin e plotë të Partisë Socialiste për të dëgjuar dhe për t’u dakordësuar me të gjitha partitë e vogla të interesuara për ndryshimin e sistemit zgjedhor”,- deklaroi Edi Rama. Burime brenda së majtës bëjnë të ditur se në mbledhje kryetari i PS u informua nga anëtari i grupit për Reformën Zgjedhore, Armando Subashi lidhur me kërkesat e partive të vogla aleate, të cilat kërkojnë ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar ose në proporcional rajonal me korrigjim kombëtar. Gjatë këtyre ditëve pritet që PS të mbledhë një tryezë me aleatët e saj për të diskutuar edhe njëherë çështjen e sistemin elektoral.

Por, edhe nëse një kërkesë e tillë e partive të vogla do të pranohet nga PS, do të jetë tepër e vështirë që demokratët të japin pëlqimin e tyre. Edhe në negociatat fillestare para nënshkrimit të paktit për t’i dhënë fund ngërçit politik dy vjeçar, demokratët e vendosën kusht të panegociueshëm ruajtjen e sistemit aktual zgjedhor.

Kundërshtimi i partive të vogla u evidentua qartë në mbledhjen e fundit të grupit të punës për reformën zgjedhore ku përfaqësuesit e LSI, PR dhe të PBDNJ kundërshtuan axhendën e punës të hartuar nga ekspertët e dy partive të mëdha në të cilën lihej jashtë diskutimi i sistemit elektoral. Edhe aleatët e PS si kryetari i PDK Nard Ndoka dhe Skënder Gjinushi kritikuan PSD për mospërfshirjen në planin e punës rishikimin e sistemit në axhendën e grupit të punës për reformën.

Dy forcat e mëdha politike kanë shmangur kërkesat e partive të tyre aleate duke fokusuar punë për reformimin e ligjit elektoral vetëm në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ekspertët e partive të mëdha miratuan pa pëlqimin e të vegjëlve planin e punës së komisionit.

Brenda këtij muaji grupi i punës do të diskutojë për katër çështje të rëndësishme si regjistrimi i subjekteve politike dhe kandidatëve për në zgjedhje, fushata zgjedhore dhe media gjatë fushatës si dhe financimi i subjekteve apo kandidatëve për zgjedhje. Në dhjetë pikat e axhendës është përfshirë edhe regjistrimi i zgjedhësve, procedurat e votimit, numërimi i votave, nxjerrja dhe shpallja e rezultatit, administrata zgjedhore dhe procesi i ankimimit. Luis Tanushi

Presioni

Krerët e tre prej partive kryesore të opozitës Partisë Demokracia Sociale, Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Socialiste të Vërtetë ’91 janë takuar dy ditë më parë duke diskutuar për tu bashkuar në një konferedatë.

“Takimi u përqendrua në projektin politik të disa partive të majta për t’u bashkuar në veprimin e tyre elektoral, organizativ e politik. PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike”, – thanë pjesëmarrësit në takim.

Ata e cilësuan këtë mbledhje edhe si një formë presioni ndaj partive të mëdha, të cilat fillimisht nuk pranuan ndryshimin e sistemit.

Skender Gjinushi


Gjinushi: PS të mos bashkëpunojë në kurrizin tonë

Partitë e vogla opozitare akuzuan PS për bashkëpunim me demokratët për të mos ndryshuar sistemin elektoral proporcional rajonal. Kreu socialdemokrat i bëri thirrje PS-së që të mos kthehet në një shtojcë të Partisë Demokratike duke bërë lojën e saj. Për socialdemokratët, ruajtja e sistemit elektoral nga dy partitë e mëdha ka për qëllimin dobësimin e partive të vogla duke përsëritur të njëjtin fenomen si në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Ne e kuptojmë Partinë Demokratike, e cila kujton se do të përfitojë sërish nga një sistem i mbrapshtë, por nuk kuptojmë qëndrimin e Partisë Socialiste. Në rast se PS do të pranojë të bëjë reformë sipas tekave të PD-së, atëherë ajo është e dështuar dhe kjo shkon absolutisht në dëm te demokracisë dhe në dëm të opozitës. PS-ja s’duhet të jetë në tavolinën e reformës për të shërbyer si alibi, për reformat e rreme të Partisë Demokratike”, u shpreh Gjinushi. Aleati i Edi Ramës deklaroi se sistemi aktual deformon rezultatet zgjedhore duke zvogëluar shanset e partive të vogla për tu përfaqësuar në parlament, ndërsa partitë e mëdha PD dhe PS dalin fituese në kurriz të aleatëve të tyre.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit