Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Politike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Partia Socialiste nuk do të mjaftohet vetëm me debatin në Parlament mbi projektligjin për importin e mbetjeve urbane. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kreu i saj u shpreh se socialistët po shohin mundësinë e hartimit të një draft-propozimi për referendumin për plehrat.
Miratimi i një ligjit që i hap rrugën importit të plehrave theksoi Rama është një rrezik i shumëfishtë për Shqipërinë pasi pas saj fshihen interesa mafioze.
“Përvoja tragjike e vendeve të varfra, pa kontroll kufitar të mirëfilltë, që kanë pranuar të fusin plehra nga jashtë dhe kanë marrë brenda mortjen e radiaktivitetit, tregon se në linjat e lëvizjes së plehrave drejt këtyre vendeve lëvizin edhe interesa shumë të mëdha mafioze. Shqipëria është përpara një rreziku të shumëfishtë”, u shpreh Rama.
Kreu i PS-së vazhdojmë më tej duke argumentuar se në një kohë kur të gjitha aktorët janë kundër këtij ligji nevojitet një referendum.
“Për këtë duhet të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion dhe të mos mjaftohemi vetëm me debatin në parlament: Ne jemi kundër importit të plehrave. Shoqëria Civile është kundër importit të plehrave. Qytetarët janë kundër importit të plehrave. Le të eksplorojmë pa humbur kohë mundësinë e një referendumi popullor dhe për këtë Blendi Klosi, i cili është marrë imtësisht me projektin, të konsultohet me komisionet përkatëse e të bëjë një draft-propozim për diskutim”, tha Rama.