Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Imunitetit zyrtareve pengese per hetimin e tyre

Publikuar me : 08.05.2010 Ne : Kronike - 205 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TAKIMI

TIRANE- Pa kaluar 24 ore nga deklarata e drejtuesit te njesise se task-forces se Prokurorise se Tranes, prokurorit Dritan Rreshka se imuniteti i zyrtareve dhe gjyqtareve eshte bere pengese per hetimin e tyre, kete shqetesim e ngre edhe Prokuroria e Pergjithshme Ina Rama.


Kjo e fundit, ne takimin e nje vjetorit te punes se njesise se perbashket hetimore kunder krimit ekonomiko-financiar, ku te pranishem pervec prokuroreve dhe hetuesve te ketyre njesive ishin edhe drejtues te institucioneve te tjera shteterore, ngriti shqetesimin e imunitetit te zyrtareve te larte shteteror, duke e cilesuar si mbrojtes i korrupsionit. Te gjithe e dime qe ndertimi i nje procesi penal ndaj nje zyrtari te korruptuar apo ndaj nje biznesi te rendesishem eshte nje proces jo i lehte se pari per shkak te specifikave te hetimit te ketyre lloj veprash penale dhe se dyti per shkak te peshes se personave apo interesave te prekura nga hetimi.


Po kaq i veshtire na ka rezultuar pergjithesisht edhe procesi i gjykimit te kesaj kategorie veprash penale-tha kryeprokurorja Rama duke iu referuar ish-zyrtareve te hetuar qe tashme dosjet e tyre jane pezulluar per shkak te imunitetit. Ne vazhdim te fjales se saj, kryeprokurorja apeloi per vendosmeri ne e profesionalizem ne punen e perditshme te prokuroreve pavaresisht ketyre pengesave ligjore. Ushtrimi i ndjekjes penale ne keto raste kerkon perkushtim dhe kurajo, kerkon profesionalizem dhe vendosmeri, kerkon besimin e madh ne vetvete se po lufton me armikun me te rrezikshem dhe me destruktiv per vendin ne keto momente.


Detyra jone eshte te kalojme keto pengesa duke e konsideruar te gjithe punen tone ne kete drejtim si nje sfide, qe duhet fituar me cdo kusht-tha Rama ne perfundim te fjales se saj. Nderkaq, ne fjalen e tij Ministri i Financave Ridvan Bode perseriti refrenin se Qeveria shqiptare ka prioritet luften ndaj korrupsionit dhe pastrimit te parave. Qeveria shqiptare ka si prioritet te sajin luften kunder korrupsionit dhe pastrimit te parave, dhe per kete qellim se fundi jane iniciuar nje sere ligje me qellim goditjen e pasurise se krimit dhe hetimit te rasteve korruptive.


Nga Ministria e Financave jane referuar ne prokurori rreth 194 raste per pastrim parash dhe jane bllokuar plot 4 milion leke dhe asete te tjera-tha ministri Bode. Por, drejtuesi i njesive te task-forces ne Prokurorin e Pergjithshme prokuror Arben Kraja, u shpreh se jo cdo referim per procedim penal nga institucionet perben veper penale. Ne vazhdim te fjales se tij, Kraja renditi nje sere statistikash per tre mujorin e ketij viti, duke nenvizuar se eshte ne rritje besimi qytetar dhe hetimi i dosjeve penale ne krahasim me tre mujorin e fund vitit te kaluar, qe ka arritur dyfishimin e dosjeve nga 289 qe ishin ne tetor-dhjetor, gjate muajit janar-mars hetimi i dosjeve ka arritur ne 480 dosje penale.

F.Vezaj

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 82 here.
Greqia ndalon autobuset nga ShqiperiaAutobusi i aksidentit në Himarë Pas aksidentit tragjik në Himarë, autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve nga Shqipëria që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë. Në pikat kufitare që lidh vendin tonë me Greqinë, ministria e Transportit e këtij vendi nuk ka lejuar hyrjen e autobusëve me udhëtarë të disa kompanive turistike. Bëhet fjalë për ndalimin e autobusëve të 18 kompanive nga Shqipërisë. /F.S/ Lexo te gjithe artikullin »


» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit