Kryetari i Partise Socialiste reagoi mbremjen e djeshme ndaj paralajmerimit te kryeministrit Berisha ne mbledhjen e qeverise
TIRANE - Lideri i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi mbremjen e djeshme ndaj paralajmerimit te kryeministrit Berisha, duke vleresuar se jeta e tij nuk eshte me e vlefshme se sa jeta e tre viktimave. Saliu me beri mua nje kercenim te drejtperdrejte duke thene se ka amnistuar cdo njeri tjeter, dhe se per mua paska gati pergjigjen.
Jeta ime nuk eshte me e shtrenjte se sa jeta e 3 shqiptareve qe ti vrave. Jam ne kete beteje bashke me te tjeret, per te cuar perpara nje beteje, te cilen populli nuk do ta lere pergjysme, betejen per nje Shqiperi ku votohet lirisht, ku qeveria varet nga populli e jo populli nga qeveria, - reagoi Rama. Sipas tij, Sali Berisha ka konsumuar vepren e grushtit te shtetit duke perdorur qeverine per te nenshtruar, dhunuar e asgjesuar drejtesine e posacerisht prokurorine.
Nga ana tjeter, kryesocialisti vleresoi se akuzat ndaj Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, jane akuzat e ngritura mbi bazen e etheve per gjithcka per te mbajtur karrigen e pushtetit. Saliu i drejtohet prokurores Ina Rama me akuzen se paska marre ne mbrojtje eksponentet e opozites, ata te cilet jane akuzuar me prova e fakte te pakundershtueshme sipas Saliut, gjate viteve te qeverisjes socialiste, po cilet ka marre ne mbrojtje prokuroria, Fatosin apo Ilirin, qe te dy i kemi pare krah per krah me Saliun?, - ngriti pyetjen lideri i opozites.
Mbi kete ceshtje, ai iu drejtoi dhe nje apel nderkombetareve, duke u kerkuar atyre qe te mbrojne vlerat e demokracise ne Shqiperi.
Per sa i perket vrasjes se tre viktimave, kryesocialisti nenvizoi se Berisha pohoi me gojen e tij se ka qene ai orkestruesi politik i masakres dhe se, sipas tij, te tre viktimat e 21 janarit u vrane ne zbatim te ligjit.
Per cilen arsye ne bote, nje qeveri e nje vendi te NATO-s mund te vriste nje njeri qe me nje cader ne dore, papunesia dhe varferia e sollen ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Protestuan kunder kusarise e matrapazllekut qe po ia marrin shpirtin ketij vendi.
Çlidhje kane me banditizmin, dhunen apo mercenarizmin keto tre jete te marra nga plumbat e nje dore kriminale? Po te plagosurit e tjere me arme zjarri? Po 113 te arrestuar, te dhunuar e te rrahur?, - vleresoi kreu i opozites.
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, komentoi dhe demonstraten qe do te zhvillohet te premten, duke theksuar se dhuna nuk do te jete nje instrument qe do te perdoret nga opozita. Nuk e konsiderojme dhunen nje instrument te perdorshem.
Perjashtojme cdo mundesi te perdorimit te dhunes dhe refuzojme cdo individ qe konsideron dhunen si mundesi tonen. Kjo eshte e verteta jone e 21 janarit, e 28 janarit e gjithe rruges sone nga vijme e gjithe rruges qe do te pershkojme, pavaresisht cmimit qe do te na duhet te paguajme, - u shpreh Rama.
Sipas tij, ka pasur nje skenar te pergatitur, por jo nga ata, nga Saliu dhe sot eshte e qarte se ky skenar ka deshtuar vetem per nje arsye, per arsyen se lavdi zotit dhe fale atij gazetari qe mundi te regjistronte deshmine e pakundershtueshme te prejardhjes se plumbave, doli ne pah duke bere te pamundur alibine e ndertuar si nje film me fantazine.
Nuk do te kete nje tjeter 97
Ju siguroj se nuk do te kete me nje vit tjeter 97. Eshte propagande per tiu larguar nga rruga e shpreses, eshte propagande per tiu larguar nga opozita qe ka marre persiper kete pergjegjesi. Jam sot me i vendosur se asnjehere tjeter, qe drejtesia e betejes sone dhe fuqia e endrrave dhe shpresave e ketij populli qe nuk e meriton kete qe po perjeton. Ftoj qytetaret ne bulevardin Deshmoret e Kombit, ku do te jemi me te shumte, pasi me te shumta jane arsyet tona, - shprehu besimin Edi Rama.