Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Politike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Problematikat në drejtësi janë ende të mëdha sikundër prokurorja është vënë në shenjestër për të penguar zbardhjen e 21 janarit”. Ishte kjo deklarata e dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në tryezën e grupit të punës për drejtësinë. Rama nuk anashkalon dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, duke e interpretuar me nota ironie ngjarjen e 21 janarit dhe zbardhjen e saj.

Për të, Bashkimi Europian nuk pranon në gjirin e saj Shqipërinë, kjo jo pa një motiv të vetëm.

“Si është e mundur që Bashkimi Europian të pranojë në gjirin e vet një vend ku pushteti ekzekutiv sulmon në një mënyrë të tillë Prokurorinë e ku Prokurorja e Përgjithshme kthehet në shënjestër për të penguar me doemos zërin e të vërtetës për një ngjarje tragjike.

Si është e mundur që bëhet çmos për tu devijuar rruga drejt të vërtetës. Është e pamundur të pretendojmë se BE mund ta pranojë Shqipërinë në gjirin e vet teksa barazia para ligjit dhe vetë funksionimi i vetë drejtësisë në Shqipëri përbën një nga problemet më të rënda për vendin dhe shoqërisë. Nga ana tjetër, vetë BE nuk mund të pranojë në gjirin e saj një vend që nuk e zgjidh dot të vërtetën për sistemin e drejtësisë, por edhe qytetarët nuk mund të ndërtojnë një të ardhme teksa janë të kërcënuar përditë nga drejtësia që lidhen me kërcënimet e pushtetit, apo pushtetin e parasë”, u shpreh Rama.

Për kreun opozitar është qeveria e cila pengon hetimin dhe bën çmos për të penguar rrugën drejtë së vërtetës.

“Teksa ne flasim, shoqëria jonë përballet me një sfidë që është sfida e të vërtetës së 21 janarit dhe e ndëshkimit të atyre që vranë dhe atyre që urdhëruan vrasjet. Është një përballje e cila nuk lidhet thjesht me faktin e një procesi hetimor e gjyqësor, por me faktin e shtetit të së drejtës së Shqipërisë për vite të tëra, që do të tregojë nëse gjithë atij zinxhiri padrejtësish e provash për të cilat Shqipëria ka krijuar bindje se pandëshkueshmëria ka krijuar bazë.  Sfida është se cila do jetë e nesërmja. 21 janari do shërbejë si një kapak i rëndë për tu lëvizur nga vendi mbi gjithë sistemin e drejtësisë nëse drejtësia nuk vihet në vend dhe si një gur i rëndë mbi vendosjen e një sistemi padrejtësie në themelet e funksionimit të gjërave në Shqipëri, pasi padrejtësia është shtrirë kudo sepse i ka rrënjët në mënyrën se si qeveriset ky vend. Unë besoj se është e vështirë të gjendet drejtësi në dyert e gjykatave kur vendi qeveriset nga një Qeveri padrejtësish, ku ata që qeverisin ndjekin interesat e tyre krejt të ndara nga interesat e vendit”, tha më tej ai.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit