Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama mbledh 12 kandidatet per Avokatin e Popullit

Publikuar me : 14.12.2011 Ne : Politike - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Një ditë pas dëgjesës publike, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur në zyrën e tij 12 kandidatët për Avokatin e Popullit. Rreth orës 14:00 në ambientet e selisë rozë janë shfaqur garuesit për drejtuesin e një prej institucioneve më të rëndësishme. Ata janë ngjitur në katin e dytë të selisë rozë, ku ndodhet dhe zyra e kryesocialistit, me të cilin mësohen të kenë konsumuar krahas diskutimeve, edhe një kafe. Burime nga ky takim bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se që në fillim të fjalës së tij, Rama ka përshëndetur kandidaturat për performancën e tyre dhe angazhimin në garën për Avokatin e Popullit. Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe i ka garantuar ata se procesi do të vijojë të jetë transparent deri në fund, procesi i cili do të mbyllet me përzgjedhjen e kandidatit fitues. Asnjë prej kandidatëve nuk ka munguar në këtë takim.

Mësohet se kryesocialisti u ka shprehur 12 të pranishmeve vlerësimin për formimin e tyre dhe se eksperienca e tyre do të jetë e nevojshme për ndërtimin e institucioneve. Pas një fjale të mbajtur nga kryetari i Partisë Socialiste, mësohet se takimi ka vijuar në diskutime të lira midis kandidatëve. Në të gjithë takimin nuk është përmendur asnjë konkret apo persona të cilët janë favorizuar. Po kështu, janë shmangur komentet mbi njërin apo tjetrin kandidat dhe për detyrën e Avokatit të Popullit. Përreth një orë kandidatët kanë qëndruar në zyrën e kryesocialistit. Ky i fundit është detyruar të largohet nga mbledhja e grupit parlamentar socialist, që po zhvillohej në të njëjtën kohë, në mënyrë që të priste kandidatët konkurrues për pozicionin e Avokatit të Popullit. Edhe në këtë takim është theksuar nga lideri i socialistëve se procedura që do të ndiqet nga komisioni përzgjedhës do të jetë transparente.

Duke i vlerësuar kandidatët si më të mirët ndër garuesit e këtij procesi, kreu i opozitës u ka sqaruar atyre se shtatë anëtarët e komisioni ad-hoc që do të përzgjedhë kandidaturën janë duke shqyrtuar dosjet e secilit kandidat për të arritur në zgjedhjen përfundimtare. Ai ka garantuar se krahas transparencës, përzgjedhja e fituesit të këtij procesi do bazohet në meritë dhe profesionalizimin e kandidatit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u kërkuar kandidatëve që të rrinë në pritje të përfundimit të rezultatit. Lideri i socialistëve u tha të pranishmëve se të enjten në orën 15:30 komisioni përzgjedhës do të bëjë publike fituesin e këtij konkursi. Një tjetër saktësim që është bërë në këtë takim është dhe numri i kandidatëve që do t’i propozohen për miratim Kryesisë. Komisioni ad-hoc do t’i dorëzojë Kryesisë vetëm një emër për t’u miratuar si kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për Avokatin e Popullit.

 

Edi Rama, kreu i PS

“Unë në rolin e dëgjuesit bashkë me të tjerët këtu jam i mbresuar nga serioziteti i atyre që kanë paraqitur deri tani vizonin e tyre për Avokatin e Popullit. Dhe u qaj hallin anëtarëve të komisionit sepse do të kenë një zgjedhje të vështirë për të bërë, pasi kandidaturat janë profile të ndryshme, por në përmbajtje kanë profesionalizëm, kanë seriozitet dhe japin shenja shumë domethënëse që janë në lartësinë e sfidës”

 

 

Kandidatët për Avokatin e Popullit

Kesnofon Krisafi

Besnik Dervishi

Përparim Kabo

Qirjako Qirko

Bilal Kola

Igli Totozani

Blerta Kraja

Elisabeta Imeraj

Artur Lazebeu

Dëshira Subashi

Ermir Dobjani

Sokol Hazizaj

 

 

Komisioni ad-hoc zgjedh sot emrin e Avokatit të Popullit

Komisioni ad-hoc do të përzgjedhë mbrëmjen e sotme kandidaturën zyrtare që do të propozohet nga socialistët për Avokatin e Popullit. Anëtarë të këtij komisioni bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se është planifikuar një mbledhje pasditen e sotme që do t’i japë fund procesit të përzgjedhjes së kandidatit për këtë institucion. Burimet brenda PS-së thanë se ende nuk kanë një emër konkret dhe se gjithçka do të vendoset në mbledhjen e sotme, ku secili prej anëtarëve do të diskutojë duke u bazuar në performancën personale të kandidatëve, derisa të arrihet konsensusi në komision për fituesin e kësaj gare. Mbledhja e cila do të zhvillohet në orët e pasdites tek ambientet e selisë rozë pritet të zgjasë dhe pas vendimmarrjes do të hartohet një raport, përmes të cilit do t’i dorëzohet kandidatura Kryesisë së Partisë Socialiste për miratimin përfundimtar.

Kandidatura e komisionit ad-hoc do ti dorëzohet Kryesisë së PS-së, e cila do ta marrë në shqyrtim dhe do ta hedhë në votim. Kandidatura do t’i dërgohet më pas grupit parlamentar Socialist, i cili do të njihet me zgjedhjen përfundimtare.

Nga ana tjetër, pas kësaj mbledhje do t’i hapet rruga zyrtarizimit të kandidaturës në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh duhet që firmosin një kërkesë në të cilën të bëhet e ditur propozimi i Partisë Socialiste për Avokatin e Popullit. Kuvendi i Shqipërisë pas marrjes së kërkesës do të mbledhë konferencën e kryetareve, ku do të vendoset data që do të shqyrtohet kandidatura në Komisionin e Ligjeve. Ky i fundit do të marrë në një seancë dëgjimoren kandidaturën e propozuar nga socialistët dhe do të japë miratimin e saj për ta kaluar në Kuvend. Më tej, kandidatura do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare dhe do të duhet të marrë mbi 84 vota të deputetëve. Për t’u zyrtarizuar si Avokat i Popullit, personi që do të drejtojë për pesë vitet e ardhshme këtë institucion do të betohet përpara deputetëve. Ky pozicion i rëndësishëm është pjesë e marrëveshjes PS-PD. Demokratët kanë deklaruar në parim se do të votojnë pro çdo kandidature që do paraqitet nga socialistët në Kuvend, por nga ana tjetër kanë vendosur si kriter që të mos ketë punuar në oranet e drejtësisë gjatë regjimit komunist.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit