Ora 11 10
Presidenti Bamir Topi nga Muzeu Historik Kombetar deklaron se nuk ka ende nje dialog institucional per zgjidhjen e krizes. Ai shprehu gatishmerine per te realizuar nje tryeze tjeter dialogu, por duke bere te ditur se ligjerisht ai nuk i detyron dot partite politike qe te gjejne zgjidhje.
Ora 11 15
Çadrat ku po zhvillohet greva e urise e me shume se 190 deputeteve dhe mbeshtetesve te tyre vizitohen nga politikani italian, Marko Panela, kryetari i partise Radikale ne Itali dhe anetar i Parlamentit Europian. Ai u shpreh se mbeshteste protesten dhe solidarizohej me grevistet.
Ora 11 35
Grevisti Lek Njemza detyrohet te lere cadrat e greves dhe te niset me urgjence ne spital. Shkak u be rendimi i shendetit si pasoje e mungeses se ushqimit per plot 10 dite. Ai shenon rastin e 17 te largimeve qe nga dita e kur nga greva u detyrua te dale deputetja Klodiana Spahiu.
Ora 12 11
Ne diten e dhjete te greves se urise shenohet rasti i dyte i largimit nga cadrat. Behet fjale per 25-vjecarin Bujar Neziri, te cilit gjate mesdites i eshte perkeqesuar se tepermi shendeti dhe mjeket qe asistojne ne cader kane vendosur ta nisin drejt spitalit.
Ora 13 00
Nje perfaqesi e Komitetit Shqiptar te Helsinkit viziton ambientet e greves se urise per te pare kushtet dhe shendetin e grevisteve. Pjese e ketij delegacioni ishte Arben Puto dhe Niazi Jaho, te cilet u njohen nga afer me situaten e grevisteve.
Ora 13 10
Kryetari i Partise Socialiste, pasi vizitoi grevistet ne spitalin infektiv, shprehet se opozita do ti rezistoje cdo barriere dhe do te coje deri ne fund qellimin per te cilin proteston. Ai deklaroi se pergjegjesia per situaten bie mbi ata qe kane pushtetin.
Ora 13 30
Ambulanca qe qendron ne gatishmeri afrohet prane cadres se greves per te cuar ne spital kreun e PS-se se Tiranes, Besnik Bare, shendeti i te cilit ishte rrenduar se tepermi. Por, me kembenguljen e tij ai nuk pranon qe te lere greven.
Ora 13 15
Ambulanca vjen serish dhe mjeket marrin me barele ne gjendje te rende Besnik Baren. Mjeket e cadres detyruan Baren te largohet per shkak te perkeqesimit te situates shendetesore. Ata konstatuan luhatje te madhe te tensionit te gjakut.
Ora 13 40
Kryeministri Berisha deklaron ne mbledhjen e grupit se eshte i gatshem te plotesoi cdo kerkese te opozites, por brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues. Ai tha qe Rama te pranoje zgjidhjen e ofruar nga Asambleja Parlamentare e KiE dhe ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per kutite.
Ora 17 15
Shkon ne 20 numri i grevisteve qe lene ambientet e cadrave ku zhvillohet greva e urise. Pas deputetit Besnik Bare edhe nje greviste tjeter largohet me urgjence per ne spitalin Nene Tereza. Behet fjale per te riun 22-vjecar nga Tirana, Andi Hajdari.
Ora 18 ...
Nis protesta e radhes e opozites ne bulevardin Deshmoret e Kombit
E enjtja e ardhshme eshte vendosur nga opozita si kufiri, brenda te cilit duhet te kene marre zgjidhje kerkesat e parashtruara dje nga grevistet e urise dhe te bera publike nga deputeti Fatmir Xhafaj, ku natyrisht mbizoteron ajo per transparence pa kufizim i zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te shkuar.
Ne te kundert, ne rast se deri atehere nuk do te kete asnje zgjidhje qe do te kenaqte keto kerkesa, atehere opozita paralajmeron se nje dite me pas te premten do te pershkallezoje edhe me tej protesten e saj.
Nje fakt te tille e ka bere te ditur kreu socialist, Edi Rama, mbreme ne protesten e radhes te zhvilluar ne bulevardin Deshmoret e Kombit, ku prej 10-ditesh jane ngritur cadrat e ngujimit ne greve urie, dhe ku merrnin pjese qindra qytetare te ardhur nga Tirana dhe Elbasani.
Rama
Opozita ka zhvilluar dje protesten e saj te 11 radhazi ne bulevardin kryesor te kryeqytetit, ku ka kerkuar edhe nje here me force hapjen e kutive pa kufizim, si e vetmja menyre per te bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara parlamentare. Socialistet e Tiranes dhe qarkut te Elbasanit kane hedhur parulla kunder qeverise dhe kane mbeshtetur moralisht grevistet qe qendrojne brenda cadrave.
Ne fjalen e mbajtur dje ne kete miting, kreu socialist, Edi Rama, per here te pare gjate ketyre protestave ka artikuluar qarte nje afat se deri kur kriza duhet te marre zgjidhje.
Duke ftuar qytetaret qe te protestojne ne tre ditet ne vijim ne oren 18 pasdite, Rama ka theksuar se nese deri atehere qeveria nuk do kete reflektuar, atehere te premten opozita do te protestoje si asnjehere me pare, duke paralajmeruar ne te njejten kohe dhe nje pershkallezim te ri te ketij reagimi, por pa bere te ditur se ku do te konstatoje nje dicka e tille.
Te premten me 14 maj, kur mbushen dy jave nga greva e urise, dhe ku mund te behet 2 jave nga pushteti i shurdherise mbi kete greve, ejani ketu edhe me te shumte, per te cuar edhe nje shkalle me tutje kete proteste, qe do te pershkallezohet, se ne jo vetem nuk terhiqemi, por nuk qendrojme as ne vend. Kush kujton se mund te na kercenoje, kush kujton se mund te na trembe, kush kujton se mund te na zmbrapse, eshte vetem nje i trembur.
Kur kercenimi shtrihet mbi nje popull eshte koha kur nje popull e vendos perfund kercenimin. 2 jave rezistence ne instancen me sublime dhe nese do te jene 2 jave shurdheri do te jete dita e nje pershkallezimi te ri, - tha Rama.
Kryesocialisti i ka percjelle nje mesazh te qarte kundershtareve qe protesten paqesore te opozites e kane marre si dobesi te saj, se fakti qe gjate ketyre diteve nuk eshte tentuar te dhunohet asnje institucion apo asnje gje publike, nuk do te thote se ajo eshte e dobet, por se ajo eshte per ndertimin dhe jo shkaterrimin.
Mos mendoni se forca e arsyes eshte me e dobet se sa e arsyeja e forces. Mos mendoni qe fakti qe asnje lule nuk eshte keputur ne Shqiperi ne kete proteste e pengon kauzen tone ne kete proteste te behet nje lule ne historine e ketij vendi.
Ne po mbjellim lulen e lirise. Por, te gjithe jemi te bindur se trupat tane jane me te forte se cdo gurre, jane me te forte se cdo akt i dhunshem. Dhe deri te premten do ti presim dhe te premten do tu tregojme se cfare do te thote se vetem ne trupat tane do te mund te kalojne nese kujtojne se do te mund te instalojne ketu regjimin e frikes dhe votes se vjedhur, - tha Rama, teksa ka bere te ditura edhe njehere kerkesat e grevisteve, te cilat, sipas tij, nuk synojne te marrin pushtetin ne tavoline.
Grevistet
Ne protesten e djeshme kane folur edhe nje perfaqesi e grevisteve te urise, te cilet i jane drejtuar serish kryeministrit Berisha, duke i bere te thirrje te reagoje sa nuk eshte vone. Zoti kavalier, ti je personi qe po saboton integrimin europian te Shqiperise. Nuk eshte kjo greve e urise qe ve ne dyshim vizat, je ti kavalier.
Ditet e tua jane te numeruara, i ke shume te pakta oret per te menduar, se ne te kundert me date 14, jo me 100 mije, por 1 milione, do ti drejtohen Tiranes per te te treguar ty vendin, - tha deputeti Tauland Balla.
Thuajse ne te njejten frekuence qendrimi ka qene edhe deputeti tjeter i qarkut te Elbasanit, Agim Leka, i cili i ka bere te ditur te pranishmeve ne shesh se pavaresisht se forca fizike po i le, forca shpirterore dhe morali eshte shume i larte, pasi behet fjale per nje kauze te rendesishme dhe qe eshte themeli i cdo demokracie, vota e lire.
Shpeshhere na shikoni qe jemi trishtuar, se na ka marre malli per te afermit tane, per prinderit tane, per femijet tane, por edhe ata e kuptojne se ne jemi ketu jo vetem per veten tone, por per te ardhmen e Shqiperise, prandaj duam qe te jeni aty dhe te jemi gjithmone bashke. Ju duhet te keni besim se do tia arrijme kauzes sone, - tha Leka.