TIRANE- Dua te nenvizoj se kjo jave eshte karakterizuar, nga shprehja kuptimplote, e qarte e dukshme, e krizes se demokracise, te shtetit te se drejtes dhe ekonomise- keshtu eshte shprehur kryetari I PS-se Edi Rama ne bashkebisedimin e tij te perjavshem me gazetaret.
Duke iu referuar rishikimit te buxhetit, miratuar vetem me votat e mozhorances, Rama tha se rishikimi i tij u be me vonese, dhe se me kete rishikim qeveria pranoi krizen.
Sipas kreut te PS, ditet e fundit kriza eshte e gjitheanshme.
Kriza e re me presidentin, gjuha e perdorur, argumentat, as me shume as me pak jane shprehje e krizes, e pushtetit qe buron nga nje grabitje dhe nuk mund te rrije ne kembe pa nenshtruar gjithcka, por ne nuk do ta lejojme kete-tha Rama
Me tej ai tha se vetem ne sektorin e fasoneve kane humbur vendet e punes 50 mije njerez, ndersa jane te panumerueshem njerezit qe kane humbur vendet e punes vetem ne nje vit.
Ai tha se nese llogarisim shpenzimet, ka nje vend te paprekur nga kriza dhe ky vend eshte vendi ku jetojne oborrtaret e Sali Berishes, oborrtare qe deklarojne 1.8 milione euro. Oborrtare qe nuk nuk paguajne tatimin mbi fitimin vazhdoi me tej Rama dhe qe nen sqetullen e kryeministri turren ndaj atyre qe deklarojne thjesht fakte, fakte keto qe do kishin rrezuar cdo qeveri ne cdo vend demokratik.