Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Me Linden kuptohem mrekullisht

Publikuar me : 17.10.2010 Ne : Kuriozitete - 131 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Megjithese Rama dhe bashkeshortja e tij e ardhshme ishin pare shpesh ne ambiente publike ne Tirane, shume pak njerez ishin ne dijeni te nje martese te afert. Lajmi per martesen ka qene disi i papritur edhe per vete miqte e kryetarit te PS-se. Ne fakt, vete Rama kishte planifikuar nje deklarim publik, te cilin lajmet e djeshme ne disa gazeta, ndoshta e kane shpejtuar disi.
Ne nje komunikim telefonik me drejtorin e gazetes Shekulli, Adrian Thano, Rama tha se ky eshte nje moment shume i vecante i jetes se tij dhe se ceremonia do te jete thjesht nje mundesi per ta ndare kete moment kaq te vecante njerezor me miq e dashamires qe deshirojne te trokasin nje gote me ne.


Urime zoti Rama dhe qofte e lumtur martesa juaj me zonjen Basha...!
Faleminderit per urimin, eshte nje moment shume i vecante i jetes sime.


A mund tju pyesim dicka me shume per lexuesit? Si erdhi ky moment?
Natyrshem, e duam dhe kuptojme njeri-tjetrin mrekullisht.


Ky eshte nje qytet ku asgje nuk kalon pa u marre vesh, megjithate bashkejetesa juaj me zonjen Basha eshte lajm i oreve te fundit?
Ne fakt, ne skemi bashkejetuar, Linda ka jetuar ne Tirane une dihet, ne fshat, ne Peze.


Po pas ceremonise, ku do te jetoni?
Ne Tirane, sigurisht.


Do te jete nje ceremoni martese tradicionale apo moderne?
Asgje e pazakonshme, thjesht nje mundesi per ta ndare kete moment kaq te vecante njerezor me miq e dashamires qe deshirojne te trokasin nje gote me ne.

Bisedoi ne telefon
Adrian Thano


TE DY NGA 46 VJEÇ
Bashkeshortja e ardhshme e kreut te PS-se eshte 46 vjec. Vec faktit qe te dy kane kaluar nga nje divorc, ata kane te perbashket edhe moshen. Ajo dhe Edi Rama kane vetem disa muaj diference moshe njeri me tjetrin. Rama ka lindur ne korrik 1964, kurse zonja e ardhshme Rama ka lindur ne 30 dhjetor 1964.

PRINDERIT E LINDES
Bashkeshortja e ardhshme e kreut te PS-se ka lindur ne nje familje tradicionale tiranase. Prinderit e saj quhen Sulejman dhe Haxhire Basha. Ajo ka nje vella dhe nje moter. Sic shprehej dje me shaka nje mjek i njohur i kryeqytetit, me siguri temperamentit te zjarrte te Rames, do ti beje mire butesia tipike e tiranasve.


DIVORCI
Lindita Basha eshte prezantuar me shume me mbiemrin Xhillari. Ajo ka qene e martuar me Thanas Xhillarin, pedagog matematike ne Fakultetin Ekonomik. Nga kjo martese ka lindur nje vajze, Rea Xhillari, e datelindjes 18 shkurt 1990. Rea eshte sot studente per Arkitekture.


Edi Rama shpall martesen
Deshiroj te konfirmoj vertetesine e lajmit per lidhjen time ne martese me Linden. Eshte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit e miqte ne fund te javes se ardhshme.- ky ka qene reagimi i kreut te PS-se Edi Rama pas publikimit te lajmit mbi martesen e tij me Linden.



Kush eshte bashkeshortja e ardhshme e Edi Rames

Linda ka lindur ne nje familje tradicionale tiranase. Per te, vellain dhe motren e saj dy prinderit pensioniste jane modeli i adhurueshem i punes, kujdesit dhe dashurise qe mes plot veshtiresish e sakrificash ndertuan nje familje te mrekullueshme. Linda ka nje vajze, Rean, qe studion arkitekture.
Vete Linda ka studiuar ekonomi ne Universitetin e Tiranes. Ne vitin 1993 ka kryer studimet Master per Ekonomi ne Universitetin e Nee York-ut dhe Universitetin e Europes Qendrore ne Prage. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike.
Ajo ka punuar ne detyra te ndryshme te administrates publike. Puna e saj e pare ka qene ne departamentin ekonomik te Kombinatit te Tekstilit ne Tirane dhe me pas ne Agjencine Kombetare te Privatizimit prane Keshillit te Ministrave, ku ka qene edhe ne funksionin e Drejtores se Pergjithshme deri ne vitin 1998. Me pas eshte perfshire ne aktivitetin e shoqerise civile si drejtore ekzekutive e Qendres per Nxitjen e Zhvillimit Njerezor per dhjete vite. Aktualisht Linda mbulon kerkimin dhe zhvillimin shkencor ne kete qender qe sot drejtohet nga Ylli Cabiri, te cilin Presidenti Obama e emeroi se fundmi si te vetmin shqiptar ne bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit.
Linda ka nje pervoje te gjate akademike si lektore e Financave Nderkombetare ne Universitetin e Tiranes dhe Politikave Publike e Riskut Publik ne Universitetin Europian te Tiranes. Eshte studiuese e fushave qe lidhen me zhvillimin ekonomik e social. Per llogari te institucioneve nderkombetare ajo ka drejtuar punen e bashkepunuar per studime mbi reformat per nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit, zbutjen e varferise, reformimin e sektorit te arsimit, zhvillimin njerezor, qeverisjen e mire, zhvillimin vendor, decentralizimin ne Shqiperi e ne rajon. Linda eshte gjithashtu autore e nje sere publikimesh brenda dhe jashte vendit, si dhe pjesemarrese e ftuar vijimesisht ne konferenca nderkombetare per keto fusha studimore.
Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit te saj publik ka qene e mbetet shoqeria civile shqiptare ku ajo eshte angazhuar vijimesisht per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, vecanerisht te femijeve, grave dhe minoriteteve. Per keto kontribute te saj ajo eshte zgjedhur edhe anetare prej disa vitesh ne bordin e Fondacionit Soros per Shoqerine e Hapur ne Shqiperi, te cilin e drejton prej dy vjetesh.


Nderkaq, kryeministri Sali Berisha, gjate nje vizite ne Panairin e Punes, shfrytezoi rastin per te uruar kreun e Opozites per martesen.
Uroj Edi Ramen per martesen dhe urimet me te mira ciftit, tha Berisha

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit