Rama Ne PS nuk ka sherre, por diskutime. Kjo eshte e mira e madhe dhe jo problemi
Publikuar me : 19.02.2012 Ne :
Politike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryesocialisti Rama i ka cilësuar të pavërteta zërat në media se brenda Partisë Socialiste ka sherre.
“Një furi titujsh e nëntitujsh për të gënjyer opinionin publik me lajme nga “brenda” PS që pasqyrojnë sherre inekzistente! Asgjë e vërtetë”, shprehet Rama në Tuiter.
Sipas Ramës, brenda partisë më të madhe të opozitës ka diskutime, të cilat më shumë se çdo gjëje i shërbejnë mbarëvajtjes së kësaj force politike.
“Në PS ka pasur ka dhe do ketë gjithnjë diskutime për mbarëvajtjen e familjes sonë politike. Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS”, shprehet Rama më tej.