TEPELENE - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vijuar dje turin e tij ne Tepelene dhe Permet, nga ku deklaroi se do te rifillojne protestat me me shume kuraje. Perballe tepelenasve, kryesocialisti vuri theksin ne zgjedhjet e shkuara, duke theksuar se ne keto zgjedhje u grabit vota. Po dalin ne drite te palarat e qeverisjes. Çmimet e ushqimeve po shtrenjtohen. Krahas kesaj, Shqiperia ka nje shifer rreqethese papunesie, 1 milione te papune. Ne nje vend si Shqiperia ne mes te Evropes 1 milione te papune eshte nje shifer e patolerueshme. Papunesia eshte nje drame, detyrimi yne ta luftojme kete papunesi, - deklaroi Rama. Sipas tij, sistemi shkollor nuk eshte i besueshem. Ai theksoi se shkolla eshte e zhytur ne korrupsion. Kreu i opozites vleresoi se raporti i universiteteve privat-shtet eshte skandaloz. Per te, sfidat e integrimit nuk perballohet me kete arsim. Shqiperia perdite e me shume zhytet ne borxh nga borxhet qe merr qeveria. Keto borxhe i merr Berisha, por i paguajme ne. Nuk ka asgje me keq se te marresh borxh per te lare borxh. Atdheu nuk mund te jete nje shtepi e lene peng. Keto borxhe do ti laje qeveria e ardhshme se ai nuk ka asnje fre. Duhet te largojme me cdo kusht qeverine per te mos lejuar qe e nesermja te jete e pamundur. Na duhet nje model i ri, nje moral e rruge e re, - u shpreh kreu i socialisteve. Sipas tij, Shqiperia po vuan mungesen e transparences. Ai tha se arsyeja eshte qe ia merr voten popullit duke ia vjedhur. Do te rifillojme protestat tona dhe me me shume kuraje. Te protestojme, te rezistojme se kemi detyrim ndaj vendit, - apeloi ndaj te pranishmeve Edi Rama.
Ndersa nga qyteti i Permetit, lideri i opozites deklaroi se Sali Berisha vodhi votat e 28 qershorit. Kryesocialisti tha se Shqiperia eshte degraduar. Ai solli ne vemendje aferat korruptive te bera publike nga opozita ditet e fundit, qe lidhen me njerez afer pushtetit. Shikoni cfare po ndodh me ato prova dhe fakte qe ne po bejme te ditur perdite. Shikoni se si perballe tyre qeveria reagon me propagande te ulet, me shpifje dhe sharje te uleta. Qeveria mundohet te mbushe mendjen se nuk ka asgje me te mire per te zgjedhur se sa kjo alternative qe na jep kjo qeveri. Faktet tregojne qe Kryeministri dhe ministrat perfitojne sa te mund duke grabitur Shqiperine, - u shpreh lideri i opozites.
Pak dite me pare kreu i Partise Socialiste Edi Rama gjate nje takimi me socialistet ne qytetin e Elbasanit, akuzoi dhe njehere pushtetin se po grabit cdo gje qe po i del perpara, dhe kjo si pasoje e vjedhjes se votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit te opozites, nuk kane te bejne me marrjen e pushtetit por me transparencen. Opozita kerkon nje qeveri me bashkepunuese dhe transparente, tha Rama, por kjo smund te ndodhe, pasi pushteti i Berishes eshte i krimbur koke e kembe.
Gjate fjalimit te tij kreu i opozites tha se bujqesia nuk prodhon me, mjedisi po shkaterrohet dhe numri i te papuneve po rritet cdo dite, pasi sot jane mbi 1 milion shqiptar te papune.
Rama nga Elbasani ka bere thirrje gjithashtu dhe per mobilizim ne protesta, nese do te jete e nevojshme, ne menyre qe te largohet qeveria e Berishes.