Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, komentoi dje pergjigjet e ardhura nga Partia Demokratike per propozimet e socialisteve
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, komentoi dje situaten ekonomike ne vend, duke shprehur shqetesimin per perkeqesimin e saj.
Ne nje bashkebisedim me gazetaret, kryesocialisti theksoi se ka pasur ne vijimesi nje perpjekje te deshperuar per te shfaqur ne ekrane dhe ne gazeta per te shfaqur nje situate krejt ndryshe nga situata normale e familjeve, shoqerise shqiptare ne teresi, posacerisht ne aspektin ekonomik. Krahas ceshtjes ekonomike, lideri i PS u eshte pergjigjur edhe pyetjeve te gazetareve lidhur me pergjigjet e Partise Demokratike per propozimet e Partise Socialiste dhe nese ka nje pergjigje nga e ana e opozites.
Nuk ka nje konkluzion dhe nuk dua te pengojme duke bere komente dhe duke folur mbi nje proces negocimi qe vazhdon edhe tani qe po flasim, nderkohe qe sigurisht shume shpejt nje perfundim do kete dhe une uroj qe te jete pozitiv edhe pse deri tani gjasat nuk ngjajne fort te tilla, - tha Rama.
Zoti Rama, si e vleresoni situaten ekonomike ne vend?
Ka pasur ne vijimesi nje perpjekje te deshperuar per te shfaqur ne ekrane dhe ne gazeta nje situate krejt ndryshe nga situata normale e familjeve, shoqerise shqiptare ne teresi, posacerisht ne aspektin ekonomik.
Mes shume spekulimeve do fokusohesha tek disa prej tyre. Se pari, tek tregtia me jashte, sepse eshte folur per nje bum eksportesh dhe per nje rritje spektakolare te importeve. Te dyja jane teresisht te paverteta ne rast se i referohemi impaktit ne ekonomine reale.
Se dyti, punesimi. Ketu duhet ta pranojme se perpjekja per te mbuluar te verteten nga ana e pushtetit eshte me e vogel. Mendoj per dy arsye, sepse, se pari, rritja e papunesise eshte ne syte e te gjitheve dhe, se dyti, se lufta ndaj papunesise nuk konsiderohet si nje aspekt i rendesishem edhe i vete propagandes, lere me edhe i vete realitetit qeverises se pushtetit.
Ne rast se pranojme nje bum turistik do na duhet te pranojme se gjendemi ne kushtet e nje absurditeti thjesht dhe vetem shqiptar qe se gjen askund tjeter.
Bum turistik pa rritje punesimi, pa rritje te ardhurash. Ne rast se pranojme shifren zyrtare se ne 6 vitet e fundit kemi nje rritje 12 here te vizitoreve ne Shqiperi, atehere duhet te gjithe bashke te gjejme sesi eshte e mundur qe te ardhurat nga turizmi jane rritur vetem dy here.
E treta, tregu i sigurimeve. Me lejoni te ndaj me ju nje shifer, numri i kontratave per te siguruar aktivitetin eshte 15perqind me i ulet sesa nje vit me pare. Kjo do te thote se ne kushtet e krizes, ne kushtet e tkurrjes kur sipermarrja eshte e detyruar te mbylle dhe jo te zgjeroje aktivitetet, nje nga pikat me delikate eshte rritja e riskut dhe marrja persiper e ketij risku per shkak te pamundesise per te marre fryme.
Tregu bankar, se katerti. Eshte e vertete referuar shifrave zyrtare qe ka nje rritje prej 6perqind, ketu perfshire dhe efekti i kursit te kembimit. Por, ka nje te dhene tjeter qe po perkeqesohet ne menyre jo shqetesuese, alarmante, qe eshte rritja e kredive te keqija. Te cilat vetem ne dy muaj, qershor-korrik, kane pesuar nje rritje nga 12.2 ne 13perqind. Nderkohe qe ne janar ishin 11.6perqind. Kjo do te thote ne terma te tjere se kredite e keqija kane kapur 8perqind te GDP. E thene ndryshe te pasurise se vendit.
Administrimi fiskal e buxhetor. Shifrat zyrtare mosrealizimin te ardhurash 185perqind mld $, 250 mld $ deficit buxhetor, qe do te thote se ekonomia nuk funksionon. Borxhi thellohet dhe do te vazhdoje te thellohet. Kredite qe qeveria do te vazhdoje te kerkoje dhe do te jete e detyruar ti kerkoje, do te jene edhe me te shtrenjta se kredite e shtrenjta qe qeveria ka marre.
E fundit, por jo per nga rendesia, borxhi aktual i dites dhe ai afatgjate i cdo familje shqiptare shkon duke u thelluar. Me lejoni tju them se ne vlere nominale borxhi publik i ketij vendi ne 5 vjet eshte dyfishuar.
Kohet e fundit PS ka denoncuar skandale korrupsioni te lidhura me koncesionin. Çfare qendrimi keni mbi keto ceshtje?
Korrupsioni dhe koncesionet jane kapitulli i pare i kesaj veprimtarie qe pa asnje ngurrim mund ta quajme te organizuar kriminale. Dokumentacioni qe ne disponojme eshte masiv dhe prurja e ketij dokumentacioni shkon duke u rritur.
Mesa duket, shteti ka hyre ne ate faze kalbezimi qe i ngjan nje anijeje nga ku shumekush kerkon te gjeje varken e shpetimit se paku te ndergjegjes. E per kete arsye drejt nesh vjen perdite nje informacion i dendur. Koncesionet jane vetem kapitulli i pare i kesaj veprimtarie kriminale ne ekonomine e vendit.
PD ju ka akuzuar se keni marre ryshfet ne kembim te dhenies se lejeve te ndertimit. Cili eshte reagimi juaj?
Une dua te nenvizoj nje fakt shume te thjeshte, ne flasin per pasurine e popullit shqiptar, ne flasim per prona publike, ne flasim per sektore strategjike te zhvillimit te ekonomise qe jane kapur per interesat dhe per perfitimet e nje oborri ne pushtet.
Ne flasim per te ardhmen, per ate te ardhme qe rrezikon te na gjeje teresisht te zhveshur nga cdo mundesi rimekembjeje, sepse rrezikon te na gjeje teresisht te shpronesuar dhe te shpronesuar jo nga prona jone vetjake, por te shpronesuar nga prona jone e perbashket qe eshte atdheu yne i perbashket.
Nga ana tjeter, flitet per leje ndertimit, ka 10 vjet, nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet, nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi, perspektiven e femijeve te ketij vendi.
Si mundet te terheqe prej hunde te gjithe boten mediatike nje loje kaq e mbrapshte, por edhe kaq vulgare, ku tani kemi arritur ne delir. Flitet per qindra, miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne.
Eshte nje loje qe ka 20 vjet qe vazhdon, qe i mban peng shqiptaret. Kjo duhet te marre fund dhe ne do te vazhdojme te ekspozojme qetesisht prova dhe fakte. Pergjigjja per akuzat, per rastin konkret shpifjet e pushtetit, eshte dhene rregullisht qarte dhe prere dhe do te vazhdoje te jepet rregullisht qarte dhe prere. Pra, kane marre pergjigje qe te gjitha.
Kryetari i grupit te PD ka derguar pergjigjet per PS. A ka nje pergjigje nga PS?
Per sa i perket kesaj ceshtje, do te deshiroja te mos flisnim per kete, nuk ka nje konkluzion dhe nuk dua te pengojme duke bere komente dhe duke folur mbi nje proces negocimi qe vazhdon edhe tani qe po flasim, nderkohe qe sigurisht shume shpejt nje perfundim do kete dhe une uroj qe te jete pozitiv edhe pse deri tani gjasat nuk ngjajne fort te tilla.
Ju kane akuzuar se keni marre 100 milione euro per lejet e ndertimit per pallatet tek liqeni, cili eshte reagimi juaj?
Perseri nje pyetje qe une e dhashe pergjigjen. Eshte njesoj si une te ngre nje akuze, me te cilen ju skeni lidhje dhe ju te pergjigjeni dhe kjo te ndodhe perdite. Pergjigja ime eshte e thjeshte dhe e prere.
Nuk ka leje ndertimi qe te kete rrjedhur nga ajo kontrate, per te cilen pretendohet se eshte dhene madje edhe ryshfet. Eshte e thjeshte, sic eshte e thjeshte cdo pergjigje qe lidhet me gjera konkrete qe jane te verifikueshme. E pra, me nje leje qe nuk ekziston ne nuk kemi arsye qe te flasim, por ne flasin, sepse kjo eshte loja. Te shpifim, te shpifim, e te shpifim, duke perfituar nga fakti qe pala e trete nuk analizon, por thjesht raporton.
Si e vleresoni rolin e prokurorise gjate ketyre viteve te fundit?
Kjo pale e trete eshte dhe kete nuk kemi nevoje ta hamendesojme, sepse e shohim ne cdo vend normal demokratik. Boll te shihni cfare ndodh sot ne France, per nje ceshtje e cila ne Shqiperi, mund te mos kishte kohe fizike qe te merreshim ne dhe ju.
Nje gje qe do te ishte luks ne nje vend te mjere dhe te varfer si ky. Te mjere per shkak te qeverisjes qe ka dhe te varfer per shkak te keqqeverisjes, ku Ministri i Ekonomise del dhe deklaron nje dite te bukur, 1.8 milione euro fitim dhe jo vetem kjo nuk perben me shume se nje cudi qe zgjat 3 dite, per ata te cilet ne fakt duhet ti kerkojne perdite llogari, jo politikisht, por qytetarisht, po ze skandali, skandalin dhe kjo krijon normalitet. Nderkohe qe flasim per nje pale qe qeveris dhe nje pale qe eshte ne opozite, arrihet te vendoset edhe shenja e barazimit. Nderkohe qe llogarine e jep qeveria, llogarine nuk e jep opozita.
Megjithate, ne nuk kemi asnje problem me asnje dhenie llogarie, per sa na takon ne marredhenie me cdo proces qeverises, nderkohe qe eshte absolutisht e sigurt qe me nje tjeter sistem drejtesie dhe me nje prokurori aktive ne kete drejtim nuk do ishim ne kete derexhe qe jemi.
A duhet nje ligj per prokurorine, ne menyre qe prokuroria te mbrohet me shume nga politika?
Nuk ka nevoje qe prokuroria te kete mbrojtje nga politika per te filluar hetimin per 1.8 milione euro fitim brenda nje viti, te deklaruar nga nje person qe eshte Minister i Ekonomise se vendit.
Nuk ka nevoje prokuroria per me shume mbrojte politike, per te filluar hetimin per akuzat, konkretisht shpifjet, qe i behen kryetarit te bashkise se kryeqytetit. Nuk ka nevoje prokuroria per mbrojte politike per te filluar hetimin e te pakten nje, prej mbi 30 kallezimeve ndoshta, qe ne i kemi cuar lidhur me te gjitha ato qe jane thene per Bashkine e Tiranes.
Eshte vendi ku fare mire mund te kerkohen prova, sepse ne rast se qofte edhe nje nga ato deklarata do te ishte e vertete, atehere sigurisht kryetari bashkise do te pergjigjej perpara ligjit.
Ashtu sikunder nuk ka nevoje per mbrojte politike per te shqyrtuar gjithe kete proces koncesionesh dhe per te pare konformitetin me ligjin, duke filluar nga ligji konfliktit te interesit, qe eshte shkelur ne menyre spektakolare, por duke vazhduar me gjithe kuadrin ligjor per konkurrencen dhe keshtu me radhe. Transparenca e korrupsionit me prova dhe fakte sapo ka filluar dhe nuk do te ndalet.
Ne nuk do te terhiqemi, jo me kaq ton balte sa hidhet perdite ne adresen e opozites, permes perbaltjes se perditshme te Bashkise se Tiranes, por edhe sikur te 10-fishohet sasia e baltes ne dite, ne nuk do te ndalemi ne denoncimin e kesaj veprimtarie te organizuar kriminale.