Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Qeveria e sotme nje deshtim

Publikuar me : 01.12.2010 Ne : Politike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nga protestat e radhes ne qytetin e Lushnjes, kryetari i Partise Socialiste ka kritikuar qeverine Berisha per menyren e qeverisjes


Paralajmeron lideri i PLD-se, Spartak Ngjela Kush guxon te preke pronen do te perballet me te njejten situate si ne Orikum

LUSHNJE - Qeveria e sotme eshte nje deshtim. Saliu ka deshtuar ne ekonomi, arsim, shendetesi e kudo ku ka sherbim publik. Prandaj, ne kemi vendosur te vijim me kete tur protestash, me qellim qe te sigurojme te ardhmen tone me transparence. Keshtu eshte shprehur kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nga protesta e radhes se opozites shqiptare, ne qytetin e Lushnjes.


Ne protesten e radhes te opozites ishin te pranishem dhe kryetari i PLD-se, Spartak Ngjela, kreu i PSV 91, Petro Koci, dhe deputetet socialist te qarkut te Fierit. Ne fjalen e tij, lideri i socialisteve ka shprehur nevojen per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ka ardhur koha qe ne te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme. Prandaj, ja ku po jua them se rruga e protestes eshte e pashmangshme.


Te gjithe e dime se Saliu nuk pranon te hape kutite, sepse e di fare mire qe keto zgjedhje u vodhen. U vodhen, me qellim qe te arrihej te pervetesoheshin me se miri pasurite dhe pronat publike, ajo qe eshte e perbashket per te gjithe shqiptaret, - deklaroi Rama.
Me tej, lideri i socialisteve eshte ndalur ne ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe mohimin e statusit te kandidatit nga Bashkimi Europian.


Europa i hapi dyert per popullin, por i mbylli per politiken, - deklaroi Rama. Nen sloganin Berisha deshtoi, transparence, Rama, se bashku me aleatet e tij, e ka cilesuar kete start te ri te protestave vendimtare, e cila ka per qellim pastrimin e vendit nga kjo qeverisje.


Saliu deshtoi, prandaj ai duhet te largohet, - deklaroi ai. Me tej, lideri i socialisteve ka theksuar se opozita duhet te bashkohet per te larguar kete qeveri, e cila ka mbjelle vetem korrupsion, varferi, krize ne cdo fushe me ane te keqqeverisjes.


Opozita duhet te bashkohet me ne ne keto protesta, te cilat kane per qellim ti shpallin lufte korrupsionit, keqqeverisjes, varferise dhe krizes totale. Protesta jone eshte e pashmangshme. Femijet tane nuk meritojne kete vend, prandaj beteja jone do te vazhdoje deri ne fund, - nenvizoi Rama, i cili nder te tjera e ka quajtur kryeministrin Berisha nje pengmarres qe, sipas tij, ka marre peng demokracine e vendit dhe po mbyt cdo dite ekonomine e vendit.


Kryetari i Opozites se Bashkuar u ndal dhe tek alternativa e forces qe ai drejton, si dhe tek ajo qe ofron koalicioni i majte. Partia Socialiste dhe e majta eshte padyshim alternativa me e mire per qytetaret.


Ka ardhur koha te dashur qytetare qe shqiptaret tiu kthehen zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ka ardhur koha qe te degjohet verdikti i popullit, - u shpreh kreu i Partise Socialiste.
Nga ana tjeter, kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, duke shprehur shqetesimin per ceshtjen e pazgjidhur te pronave ne Shqiperi, tha se kush guxon te preket me to do te perballet me popullin.


Kush guxon te preke pronen do te perballet me te njejten situate si ne Orikum, pra me zerin e popullit, - paralajmeroi Ngjela. Ne fjalen e mbajtur perpara protestuesve lushnjar, lideri i PLD-se solli ne vemendje dhe publiket me te fundit te dokumenteve sekrete. Se shpejti do te publikohen dokumentet e Wikileaks per Shqiperine dhe te dashur qytetare, do ta merrni vesh po aq shpejt vesh te verteten, - deklaroi Ngjela.


Paralajmerimi


Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, duke shprehur shqetesimin per ceshtjen e pazgjidhur te pronave ne Shqiperi, tha se kush guxon te preket me to do te perballet me popullin. Kush guxon te prek pronen do te perballet me te njejten situate si ne Orikum, pra me zerin e popullit, - paralajmeroi Ngjela.


Opozita Vendimi per importin e plehrave, absurd

Opozita e Bashkuar e Shqiperise shprehu dje kundershtimin ndaj vendimit te qeverise dhe ligjit qe lejojne importimin e mbetjeve ne Shqiperi. Anetari i opozites, Edlir Petanaj, njeheresh kryetar i Partise se Gjelber, vleresoi se importimi i ketyre mbetjeve paraqet nje rrezikshmeri te larte. Sipas tij, pasojat e ketij vendimi do te thellonin akoma me shume krizen ekologjike qe po jetojme.


Ky per ne eshte nje vendim absurd, sepse ne Shqiperi mungojne kapacitetet monitoruese dhe kontrolluese per vleresimin e ketyre mbetjeve. Prandaj, nje vendim i tille le shteg zhvillimit te korrupsionit dhe interesave te pushtetit, - shprehu shqetesimin perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit