Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Politike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas rrëzimit të Dekretit të Presidentit për rishikimin e ligjit për riciklimin e plehrave nga Kuvendi, reagoi në faqen e tij të Twitter kryetari i PS-së Edi Rama.
Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij Rama shprehet se, “Opozita importuaka plehra sipas Saliut! Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla”.
Ndërkohë që gjatë diskutimit të dekretit në Kuvend Kryeministri deklaroi se pas refuzimit të socialistëve për miratimin e këtij ligji, fshihen interesa mafioze. Ai theksoi se opozita po lufton kundër qeverisë.