Publikuar me : 26.11.2011 Ne :
Politike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në faqen e tij në Twiter zbulon disa nga detajet sa i takon vizitës së tij në Kosovë dhe takimin që ka mbajtur me kryeministrin Hashim Thaçi.
“Një takim i shkëlqyer me Hashim Thaçin”, shprehet Rama, ndërsa duke iu refurar mediave kosovare, kreu socialist është shprehur i nderuar që do të kalojë vigjiljen e dy festave kombëtare në Kosovë.
“Ishte si përherë kënaqësi e veçantë takimi me kryeministrin Thaçi, jo vetëm kryeministri i Kosovës por edhe një mik i mirë dhe shumë i respektuar nga të gjithë ne, në një moment të rëndësishëm, momentin e vigjiljes të një feste të madhe siç është festa e Pavarësisë dhe ajo e Flamurit, që unë kam privilegjin ta kaloj këtu, duke mu dhënë mundësia që të vizitoj edhe kryeministrin dhe vendet e simbolikës së madhe kombëtare”, ka thënë më tej ai.
Kreu opozitar ka shtuar më tej se i ka dhuruar kryeministrit Thaçi, një kopje të programit të ri të PS-së, ku zë vend ideja e unifikimit të sistemit arsimor mes dy vendeve.
Thaçi ndër të tjera citoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me Ramën për perspektivën e integrimit Europian.