Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Te largojme qeverine me cdo kusht

Publikuar me : 18.09.2010 Ne : Politike - 121 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryetari i PS-se vijoi turin e tij ne Tepelene dhe Permet, nga ku paralajmeroi fillimin e protestave


TEPELENE - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vijuar dje turin e tij ne Tepelene dhe Permet, nga ku deklaroi se do te rifillojne protestat me me shume kuraje. Perballe tepelenasve, kryesocialisti vuri theksin ne zgjedhjet e shkuara, duke theksuar se ne keto zgjedhje u grabit vota. Po dalin ne drite te palarat e qeverisjes.


Çmimet e ushqimeve po shtrenjtohen. Krahas kesaj, Shqiperia ka nje shifer rreqethese papunesie, 1 milione te papune. Ne nje vend si Shqiperia ne mes te Evropes 1 milione te papune eshte nje shifer e patolerueshme. Papunesia eshte nje drame, detyrimi yne ta luftojme kete papunesi, - deklaroi Rama. Sipas tij, sistemi shkollor nuk eshte i besueshem.


Ai theksoi se shkolla eshte e zhytur ne korrupsion. Kreu i opozites vleresoi se raporti i universiteteve privat-shtet eshte skandaloz. Per te, sfidat e integrimit nuk perballohet me kete arsim.


Shqiperia perdite e me shume zhytet ne borxh nga borxhet qe merr qeveria. Keto borxhe i merr Berisha, por i paguajme ne. Nuk ka asgje me keq se te marresh borxh per te lare borxh. Atdheu nuk mund te jete nje shtepi e lene peng. Keto borxhe do ti laje qeveria e ardhshme se ai nuk ka asnje fre.


Duhet te largojme me cdo kusht qeverine per te mos lejuar qe e nesermja te jete e pamundur. Na duhet nje model i ri, nje moral e rruge e re, - u shpreh kreu i socialisteve. Sipas tij, Shqiperia po vuan mungesen e transparences. Ai tha se arsyeja eshte qe ia merr voten popullit duke ia vjedhur.


Do te rifillojme protestat tona dhe me me shume kuraje. Te protestojme, te rezistojme se kemi detyrim ndaj vendit, - apeloi ndaj te pranishmeve Edi Rama.


Ndersa nga qyteti i Permetit, lideri i opozites deklaroi se Sali Berisha vodhi votat e 28 qershorit. Kryesocialisti tha se Shqiperia eshte degraduar. Ai solli ne vemendje aferat korruptive te bera publike nga opozita ditet e fundit, qe lidhen me njerez afer pushtetit. Shikoni cfare po ndodh me ato prova dhe fakte qe ne po bejme te ditur perdite. Shikoni se si perballe tyre qeveria reagon me propagande te ulet, me shpifje dhe sharje te uleta.


Qeveria mundohet te mbushe mendjen se nuk ka asgje me te mire per te zgjedhur se sa kjo alternative qe na jep kjo qeveri. Faktet tregojne qe Kryeministri dhe ministrat perfitojne sa te mund duke grabitur Shqiperine, - u shpreh lideri i opozites.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit