Publikuar me : 26.11.2011 Ne :
Politike - 44 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kreu i opozitës udhëton sot drejt Prishtinës, për një vizitë treditore. Edi Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Thaçi dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kosovës.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama promovojë librin e tij, “Kurban”. Ceremonia e promovimit do të zhvillohet në Muzeun Kombëtar të Kosovës të shtunën në 26 nëntor.
“Kurban”, libri që rezultoi një sukses dhe theu rekorde në shitje gjatë ditëve të Panairit të Librit dhe më pas, do të jetë në duart e bashkëkombësve shqiptarë përtej kufirit.
Libri i Ramës është promovuar edhe në Durrës e Shkodër, ku ka ngjallur interes të madh tek lexuesit.