|
Ramiz Alia: Dosjet jane manipuluar nga gjithe qeverite
Publikuar me : 17.11.2008 Ne :
Politike - 377 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
18 vjet mbas renies se komunizmit, hapja e arkivave te gjithe-pushtetshmes polici sekrete, vazhdon te jete nje debat i hapur ne Shqiperi, ku njerezit, ne sfondin e manipulimeve politike, jane te ndare midis deshires per te mesuar dhe frikes per te njohur te verteten.
"Vetem fundi i spekulimeve mbi kete çeshtje do te lejoje pastrimin e politikes dhe shoqerise shqiptare nga ethet dhe hijet e dosjeve te Sigurimit, te policise sekrete te Enver Hoxha", thote per AFP, shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare.
"Gjithe popullata mbahet nen terrorin e dosjeve", thote i revoltuar Bedri Çoku, qe ka kaluar 34 vjet ne burgjet dhe kampet komuniste. "Kur del çeshtja e hapjes se dosjeve, ajo mbytet po aq shpejt, pasi shume rendin te shpjegojne se arkivat ose jane shkaterruar ose jane manipuluar nga bota politike", shton ai.
"Ne vend te ndihmoje per zbardhjen e se vertetes, manipulimet mbi kete çeshtje kane ushqyer ne Shqiperi nje manipulim politik qe prej vitesh po mban peng gjithe politiken dhe shoqerine shqiptare", pohon Ismail Kadare.
"Hapja e dosjeve per personalitetet publike dhe politike eshte e domosdoshme, sepse, per sa kohe nuk eshte shkulur kjo e keqe, shoqeria shqiptare do te vazhdoje te jete e semure", thote kandidati per çmimin "Nobel" ne letersi, Kadare.
Ështe e "papranueshme", sipas shkrimtarit shqiptar, qe politika vazhdon te perdore keto dosje per te kontrolluar kundershtaret e per t‘i mbajtur ata nen presion sa here mendojne se eshte e nevojshme. Ështe e "pafalshme", vlereson ai pa fshehur zemerimin, qe ish-agjente te kene poste te rendesishme e per me teper te vazhdojne te bejne moral.
Sipas burimeve informative te huaja, rreth 10000 njerez kane punuar ne Sigurimin e Enver Hoxhes, i cili e krijoi kete institucion menjehere pas ardhjes se tij ne fuqi edhe si nje mjet te fuqishem per te shtypur edhe kundershtaret e tij politike, qe ne pjesen me te madhe u vrane, u internuan apo vdiqen ne burgje.
Me renien e komunizmit ne fillim te viteve ‘90, Sigurimi i Shtetit u kthye ne Sherbim Informativ Sekret. Sipas burimeve jozyrtare, rreth 20% e popullates shqiptare ka dhene ne forma te ndryshme informacion ndermjet levave te Partise se Punes, organizatave te masave apo ka bashkepunuar me Sigurimin, duke denoncuar shpesh aktivitetin e miqve, komshinjve, kolegeve ose edhe te njerezve te aferm te familjes.
Mediat shqiptare botojne rregullisht pjese te dosjeve te policise sekrete apo lista pseudonimesh te njerezve publike, qe thuhet se kane bashkepunuar me Sigurimin e Shtetit. Mjediset politike nuk qendrojne gjithashtu larg kesaj loje, duke akuzuar e treguar me gisht edhe anetare te Parlamentit qe, sipas tyre, kane qene te lidhur me policine sekrete.
"Ligjet e kaluara deri tani nga Parlamenti shqiptar kane qene te pamjaftueshme per t‘i dhene fund spekulimeve dhe, me disa perjashtime, per te larguar nga jeta publike ish-bashkepunetoret e policise komuniste", pranon Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit te Ministrise se Brendshme. Parlamenti shqiptar eshte angazhuar te adaptoje nje ligj te ri lustracioni, te destinuar te perjashtoje nga jeta politike agjentet e vjeter te policise sekrete, por mosmarreveshjet midis mazhorances dhe opozites nuk kane bere gje tjeter veç kane ushqyer skepticizmin e shqiptareve mbi mundesine e kesaj nisme.
Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxhes, diktatorit te vdekur me 1985, eshte ne favor te hapjes se arshivave, por ai nuk mund te fshehe skepticizmin e tij kur thote: "Duhet te hapen, por arkivat jane shkaterruar, seleksionuar, manipuluar nga te gjitha qeverite". (qe nga koha e renies se komunizmit). "Hapja e tyre nuk do te sjelle asgje te vlefshme per shoqerine", siguron AFP-ne, ish- presidenti i fundit komunist ne Shqiperi. Burime te shumta konfirmojne se kjo zhdukje e arkivave dhe perdorimi i tyre per arsye te ndryshme ka filluar qe ne vitin 1991, me udheheqesit e vjeter komuniste, nje praktike qe ka vazhduar me pas edhe nga te gjithe udheheqesit e qeverite e tjera ne vite. Gjate rebelimit te armatosur ne 1997-en, nje pjese e arkivave te sherbimit sekret, te vendosura ne nje tunel qe i perkiste Ministrise se Mbrojtjes, afer Tiranes, u vodh dhe u hodh ne lume nga njerez te armatosur ne kerkim te rezervave te arit. "Ne arkivat e Ministrise se Brendshme ka vetem 30000 dosje, e ne pergjithesi ato i perkasin personave te panjohur ose ish-bashkepunetoreve tashme te vdekur", konfirmon zoti Dervishi. "Rreth 500 emra bashkepunetoresh te rendesishem jane fshire me kujdes nga regjistrat e policise... Ekspertet e huaj munden te verifikojne vetem 20 nga emra…", shpjegon ai.
Shtypi shqiptar ka thene se 27000 deri ne 60000 dosje jane zhdukur, por asnje burim zyrtar nuk ka ditur te thote tani te verteten e shifrave, pasi mjegullnaja mbi kete çeshtje duket se i intereson bukur mire atyre qe vazhdojne t‘i perdorin ato. Ndaj dhe shqiptaret jane dakord kur thone se nje dosje nuk zhduket dot kurre plotesisht. Diku jane ruajtur, diku ka elemente te mundshem per t‘u shfrytezuar per qellime manipulimi, shantazhi apo edhe studimi, kur politika te heqe dore nga perdorimi i tyre.
Spiunet, PD-ja deshton me dosjet
Aldo Bumçi shpalos objektivat per sesionin e ri parlamentar
Edhe pse kishte premtuar se afati i fundit per ligjin e hapjes se dosjeve do te miratohej ne shtator, mazhoranca serish ka deshtuar. Pasi nuk e beri ne muajin korrik, kur nisi zhurma e madhe, Partia Demokratike serish nuk ka mundur ta çoje ne fund misionin e hapjes se dosjeve te spiuneve, duke e lene kete çeshtje, ndoshta ne fund te vitit, apo ne janar. Pavaresisht premtimeve per hapjen e dosjeve brenda muajit korrik, PD-ja ndryshon qendrim, me pas e la kete çeshtje per muajin shtator. Por as ne shtator nuk u be gje. Megjithate, vazhdon te jete skeptik qendrimi i nje grupi te konsiderueshem deputetesh se dosjet do te hapen nje dite, duke deklaruar se ato po perdoren si mjet shantazhi politik.
Rikthimi i dosjeve
Zhurmat e medha politike rikthejne ne loje çeshtjen e hapjes se dosjeve. Keshtu ndodhi edhe ne veren e shkuar, kur PD-ja u perplas fuqishem me Presidentin Topi per dekretet e Gjykates se Larte, çka beri qe Partia Demokratike te rihapte me vrull debatin e spiuneve. Pese dekretet e Topit per emerimet ne Gjykaten e Larte, pa pyetur PD-ne, kane alarmuar Kryeministrin Berisha dhe Jozefina Topallin gjithashtu. Frustrimi preku edhe shume deputete te PD-se, çka e detyroi Berishen qe te risjelle ne skene çeshtjen e dosjeve me premtimin se ato do te hapen brenda ketij sesioni parlamentar. Edhe kete here, ashtu si me pare, PD-ja terhiqet nga hapja e dosjeve.
Premtimi i pambajtur
"Te hapen dosjet dhe te mbyllen gojet". Ky ishte premtimi qe deputete te majte e te djathte bene per nje muaj rresht, por qe i mungoi nje vullnet i forte dhe deshire e mire per t‘u realizuar. Qe nga Kryeministri Berisha, Jozefina Topalli dhe deri te Fatos Hoxha i PD-se, u dha premtimi se dosjet do te shqyrtohen brenda muajit korrik. Afati i shqyrtimit te dosjeve, siç eshte shtyre per vite me radhe, vazhdon te shtyhet edhe sot e kesaj dite. Shtatori ishte muaji ku PD-ja beri premtimin e radhes, por duket se ishte thjesht nje "shashke". Ka shume mundesi qe PD-ja do te dale se afermi dhe do te thote: "Dosjet i shtyjme pas zgjedhjeve. Kemi gjera me te rendesishme per te bere ne keto kohe".
Deklaratat
Ne korrik, zedhenesi i grupit kuvendor te PD-se, Aldo Bumçi, zbardhi programin e Partise Demokratike per sesionin e ardhshem parlamentar. Pikat me pikante ku PD-ja do te fokusohet ne muajin shtator do te jene Kodi Elektoral, projektligji per hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit, ligji per gjyqesorin dhe ligji per prokurorine. Megjithese sesioni i ri fillon me daten 15 shtator, Partia Demokratike premton se do te mbylle nje seri çeshtjesh brenda shtatorit. Bumçi ka theksuar se brenda 15 diteve do te mbyllen çeshtje te rendesishme si Kodi Elektoral, dosjet e spiuneve dhe reforma ne drejtesi. Ligji per Gjykaten Administrative eshte bere gati nga ministri Enkelejd Alibeaj dhe mbetet vetem per t‘u diskutuar ne shtator. Zhurma e dosjeve qe perpin skenen politike sa here shfaqet diçka me e madhe do te kthehet serish ne shtator. Deri ne fund te shtatorit, Komisioni i Ligjeve do te percaktoje Kodin e ri Elektoral, por do t‘i jape fund edhe ligjit per prokurorine dhe ligjit per gjyqesorin.
PD-ja perplaset me PS-ne per "spiunet"
"Qendrimi i PS-se per dosjet, i pakuptimte"
PD-ja perplaset me PS-ne per ligjin e dosjeve te spiuneve te ish-Sigurimit te Shtetit. Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Aldo Bumçi, i kerkon Partise Socialiste te sqaroje se çfare fshihet pas qendrimit te dyfishte te PS-se per ligjin per dosjet. "Ne fillim, porosisni Majkon te beje ligjin, pastaj i kerkoni Isarajt ta kundershtoje, me pas kerkoni ne Komisionin e Ligjeve te hapen te gjitha dosjet dhe me pas Fatmir Xhafa vjen me propozim te ri", tha Bumçi. PD-ja ka premtuar se, ne rast se opozita nuk jep konsensusin per hapjen e dokumenteve te sherbimit sekret gjate kohes se komunizmit, do ta miratoje e vetme draftin. "Pyetja per kryetarin e PS-se eshte e drejtperdrejte: Cilat jane motivet dhe arsyet per kete qendrim te dyfishte, ne fakt dy qendrime diametralisht te kunderta?", u shpreh Bumçi. Sipas tij, qendrimi i Partise Socialiste eshte i pakuptimte. "Pse kjo ndrojtje per dosjet, per nje ligj qe vendosi standardet morale dhe politike per demokracine shqiptare qe do ta ndaje njehere e mire nga e kaluara", tha ai. Pak kohe me pare opozita kerkoi krijimin e nje komisioni "ad hoc" per hapjen e dosjeve te sherbimit sekret.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 89 here.
Ilir Meta - Sali Berisha
Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat.
“Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|