Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Sport - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Trajneri i Interit Klaudio Ranier kërkon që lojtarët të fokusohen tek ndeshje e nesërme kundër Atalantës dhe të mos shikojnë për përplasjen në fundjave me Juventusin.
Zikaltrit po kërkon të marrin tre pikë në përballjen me Atalantën në përpjekje për të përmirësuar pozicionin e tyre në tabelën e renditjes.
Ranieri ka bërë të ditur se lojtarët duhet të fokusohen tek kjo ndeshje pasi planet për përballjen me Juventusin nuk kanë nisur të bëhen ende.
“Ndeshja më e rëndësishme është gjithmonë ajo e radhës”, shprehet Ranieri. “Unë gjithmonë mendoj për ndeshjen më të afërt”.