Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Raporti, financimi i partive fushe e erret per publikun

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Politike - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Financimi i partive politike në Shqipëri dhe katër vende të tjera të Ballkanit “perceptohet ende si fushë e errët për publikun” thuhet në një raport të Transparency International për financimin e partive politike në pesë vendet e Evropës Juglindore. Në këtë raport theksohet se mungojnë masat e forta transparence dhe sanksionet e duhura për moszbatimin e tyre.

IT bën thirrje për miratimin e ligjeve të reja për të përmirësuar kontrollin mbi financimin e forcave politike. Raporti i bën apel Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë të garantojnë: raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike; verifikimin e financave të tyre përmes një sistemi të besueshëm mbikëqyrje e kontrolli; dhe sanksionime efikase në rastet e mungesës së zbatimit të legjislacionit mbi financimin e partive. Për Shqipërinë theksohet se duhen afate kohore të qarta dhe mekanizma realë.

Gjatë paraqitjes së raportit Anne Koch, Drejtore Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në Sekretariatin e Transparency International në Berlin është shprehur se “Partitë politike do të mund t`i gëzohen besimit të votuesve të tyre veçse kur të kenë treguar se punojnë në favor të popullsisë dhe jo të interesave të tyre personale.”

Vlerësohet se problemet e përbashkëta që ekzistojnë në këto vende lidhen me dispozita ligjore të pamjaftueshme mbi masat parandaluese, moszbatimin e sanksioneve, mungesën e kapaciteteve të agjencive mbikëqyrëse, si dhe mungesën e vullnetit politik të partive politike për të deklaruar financimet e tyre.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit