Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Raporti i Bosch Gjyqesori, sfide me vete. Ska transparence

Publikuar me : 09.09.2010 Ne : Kronike - 175 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosch, i paraqet sot Keshillit te Perhershem te organizates raportin vjetor per ecurine e pranise se OSBE-se ne vend. Nderkohe faqaja zyrtare e Zerit tw Amerikes ka bere publike permbajtjen dhe cceshtjet qe jane trajtuar ne kete raport.


Ne fillim, shkruan Zeri i Amerikes, Ambasadori Bosch shpreh mirenjohjen per bashkepunin e Shqiperise me pranine e Organizates per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope ne rrugen e realizmit te perparesive te vendit. Ai shpreh vecanerisht mirenjohjen per kontributin e Ministrise se Jashtme per mbeshtetjen dhe konsulencen qe i ka ofruar prezences se OSBE-se si dhe per kontributin e institucioneve qendrore dhe lokale.

Megjithate, ambasadori Bosch ve ne dukje se klima e tensionuar politike ne Shqiperi per shkak te zgjedhjeve te vitit te kaluar dhe pikerisht perplasja politike mes qeverise dhe Partise Socialiste te opozites dhe bojkotimi prej kesaj te fundit i parlamentit per gjashte muaj, ndikuan negativisht ne disa aspekte te punes se legjislativit. Megjithese rendi i punimeve te parlamentit u ruajt, thote ambasadori Bosch, ne aspekte te tilla teper te rendesishme si procesi i liberalizimit te vizave, lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, reforma ekonomike dhe e gjyqesorit, mungesa e dialogut e pengoi organin ligjvenes te miratonte ligjet e nevojshme per te avancuar axhenden e integrimit.
Per sa i perket shtetit ligjor, ve ne dukje ambasadori Bosch, pavaresia e gjyqesorit mbetet sfide me vete. Gjyqesori ka qene shpesh nen presionin e nderhyrjeve nga jashte dhe megjithe deklaratat publike per perzgjedhjen e gjykatesve me te mire te mundshem, emerimeve dhe transferimeve u ka munguar transparenca. Lufta kunder korrupsionit mbetet nje nga perparesite kryesore ne shkalle kombetare dhe ne kete aspekt jane bere permiresime ne ligjet anti-korrupsion, ve ne dukje ambasadori Bosch. Edhe ne fushen e te drejtave te njeriut, ve ne dukje ai ne raportin e tij, vitin e fundit jane vene re disa zhvillime shume pozitive si miratimi ne parlament i Ligjit per Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe fillimi zyrtarisht nga puna i komisionerit per mbrojtjen nga dikriminimi.
Me tej ne raport, ambasadori Bocsh ve ne dukje lidhur me reformen per pronesine se investimet private dhe publike, si dhe huate do te vazhdojne te pengohen deri sa te garantohet prona private. Nje tjeter shqetesim ne kete kuader eshte moszgjidhja e kerkesave te ish pronareve per kompensimin ose kthimin e pronave te konfiskuara nga regjimi komunist. Organizatat qe perfaqesojne ish pronaret kane vene here pas here ne dukje se shume pak prej tyre i kane marre pronat apo jane kompensuar. Ekzistojne shqetesime, thuhet ne raport, se kjo ceshtje nuk do te zgjidhet deri sa qeveria te mos kete percaktuar strategjine e reformes per pronesine dhe te mos kete identifikuar pengesat qe sjellin zvarritjen e kthimit te prones.

Per decentralizimin ne raport thuhet se duhet zhvilluar nje dialog me pak i politizuar mes qeverise dhe organeve lokale qeverisese, ne menyre qe komunikimi te jete me i qarte. Ne fushen e mjedisit, abasadori Bosch ve ne duke se eshte bere nje pune shume e mire qe sherben si baze per suksese te metejshme nga ana e qeverise.


Lidhur me gjendjen e medias, raporti eshte perseri kritik. Burimet financiare dhe transparenca ne tregun mediatik mbeten probleme shqetesuese. Duket se mediat me me influence po perqendrohen gjithnje e me shume ne nje numer me te vogel pronaresh. Ne Shqiperi nuk ka ligje qe te kufizojne pjesen e tregut qe i perket nje organi apo grupi me qellim qe te mbrohet pluralizmi.


Per sa i perket barazise gjinore, thuhet ne raport, Shqiperia eshte duke punuar ne drejtim te mundesive te barabarta, por ende mbetet mjaft per tu bere. Lidhur me shoqerine civile, ve ne dukje ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosch, qeveria meriton te lavderohet per miratimin e Statutit te Shoqerise Civile me te cilin njeh rolin e saj ne demokraci.


Me tej ne raport pershkruhet me hollesi asistenca e metejshme e prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ne te gjitha fushat qe vendi ka nevoje te avancoje per te plotesuar kushtet e integrimit ne perputhje me udhezimet e shteteve pjesemarrese dhe Sekretariatit te organizates.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 82 here.
Greqia ndalon autobuset nga ShqiperiaAutobusi i aksidentit në Himarë Pas aksidentit tragjik në Himarë, autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve nga Shqipëria që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë. Në pikat kufitare që lidh vendin tonë me Greqinë, ministria e Transportit e këtij vendi nuk ka lejuar hyrjen e autobusëve me udhëtarë të disa kompanive turistike. Bëhet fjalë për ndalimin e autobusëve të 18 kompanive nga Shqipërisë. /F.S/ Lexo te gjithe artikullin »


» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit