Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Raporti i Dick Marty, reagon Topi dhe Rama Balte kunder Shqiperise

Publikuar me : 17.12.2010 Ne : Kuriozitete - 141 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE- Pas reagimit zyrtar te Presidences, edhe kreu i PS-se, e ka quajtur denigrues raportin per trafikun e organeve dhe Dick Marty nje sharlatan. Deklarata eshte bere gjate bashkebisedimit me gazetaret, ne te cilen Rama ka kujtuar edhe qendrimet e meparshme te te njejtit person kunder Kosoves.


Nderkohe reagimi i presidences eshte bere permes zedheneses, e cila gjate nje deklarate per mediat ne emer te kreut te shtetit, zyra per shtyp e presidentit i quan akuzat teresisht demtuese per shqiptaret.


Deklarata e plote e Presidences
Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi, pas shqyrtimit te hollesishem te Projekt-Rezolutes se djeshme te Komisionit te Çeshtjeve Ligjore dhe te Drejtave te Njeriut te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, deshiron te shprehe publikisht qendrimin zyrtar lidhur me kete ceshtje shume te ndjeshme, jo vetem per Shqiperine e Kosoven, por edhe per marredheniet e fqinjesise se mire me vendet e tjera te rajonit dhe mireqenien e popujve tane.

Duke pasur parasysh kete Projekt-Rezolute, qe erdhi si rezultat i Raportit te perpiluar nga anetari i Asamblese Parlamentare te KiE-se, ish-prokurori Dik Marti, Presidenti i Republikes se Shqiperise denon ashper te gjitha akuzat e pabazuara ne prova konkrete dhe pandehmat e endura me nje rrjete thashethemesh, te cilat duken sikur jane te gatuara ne kuzhinen e dalemode te qarqeve te caktuara ultra-nacionaliste, qe per fat te keq vazhdojne te ekzistojne ne Ballkan - ne nje territor ku kohe pas kohe zbulohen varreza masive te genocidit te pashembullt te forcave serbe te Milloshevicit dhe ku ende strehohen kriminele lufte te kerkuar nga Gjykata Nderkombetare e Hages.

Keto akuza fantazmagorike, shume here te ngritura edhe me pare e te hetuara, por asnjehere te vertetuara, nuk bejne gje tjeter vecse hedhin balte mbi Shqiperine, kombin shqiptar, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri shume-etnik dhe demokratik te Kosoves dhe drejtuesit e tij legjitime, te certifikuar jo vetem nga qytetaret kosovare, por edhe nga bashkesia nderkombetare. Nga ana tjeter, akuzat dhe tymnaja e rrezikshme qe ato po ngrene, demtojne e kercenojne seriozisht jo vetem imazhin dhe vlerat e verteta te kombit shqiptar, por edhe paqen e qendrueshmerine afatgjate te rajonit tone.

Institucionet e Shqiperise kane qene gjithmone bashkepunuese me institucionet e specializuara nderkombetare per te hetuar rreth dyshimeve qe ringrihen ne Projekt-Rezoluten e perpiluar nga Dik Marti, i cili e ka bere te njohur boterisht, prej kohesh, pozicionimin e tij kunder pavaresise se Kosoves.

Rruga me e mire per te mbyllur perfundimisht nje kapitull te mbushur me akuza te pabazuara, shpifje dhe dashakeqesi, eshte qe te bashkepunojme serish me organet e specializuara te drejtesise kombetare dhe nderkombetare, edhe pse Gjykata Nderkombetare e Krimeve te Luftes, UNMIKU-u, EULEX-i si dhe prokurorite e vendeve te ndryshme, sado qe kane hetuar me imtesi ne te kaluaren, nuk kane arritur te gjejne prova bindese e te mjaftueshme per te vene ndokend para drejtesise.

Duhet patjeter qe e verteta e kulluar te dale e tera ne drite ashtu sic ka ndodhur ne Kosoven e martirizuar, ku shqiptaret e Kosoves kane ditur te falin, por jo te harrojne. Kjo ne menyre qe mbi askend te mos rishfaqen me hijet e dyshimit, si makthe qe na rikujtone periudhen e trazuar te konflikteve dhe genocideve etnike dhe fetare - te cilat rajoni yne, i projektuar i gjithi drejt botes euro-atlantike, i ka lene pas nje here e mire!



Raportuesi i KE-se Dick Marty tha dje se ka prova dhe fakte per implikimin e kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci ne trafikun e organeve, ndersa ky i fundit mesohet se po shikon mundesine per te cuar para drejtesise Martyn dhe britaniken The Guardian.


Menjehere pas rezolutes se miratuar nga Komiteti ku behet thirrje per nje seri hetimesh ne nivel kombetar, mbi raportin e Dick Marty, ka reaguar ky i fundit.


Gjate nje konference per shtyp raportuesi i KE-se Dicka Marty e quajti veten zedhenes te viktimave dhe e cilesoi raportin si shume serioz.


Te gjithe e dinin por askush nuk fliste, tha Marty, ndersa shtoi se nuk jane bere publike te gjitha detajet. Ai tha se ka prova dhe fakte nga persona te perfshire ne ceshtje.


Ai ka bere thirjje qe raporti i tij, i cili perfshin nje periudhe dy vjecare hetimesh te lexohet ne menyre korrekte.


Nderkaq kryeministri i Kosoves planifikon te hedhe ne gjyq raportuesin e Keshillit te Evropes, Dick Marty.


Agjencia e lajmeve Associated Press citon nje zyrtar te larte te Kosoves te kete thene se kryeministri Thaci ka kontaktuar me nje zyre avokatie per tu keshilluar rreth cuarjes para drejtesise te Dick Martyt. Zyrtari, te cilin AP-ja e citon ne kushte anonimiteti, ka theksuar se Thaci po shikon mundesine edhe te hedhjes ne gjyq gazeten britanike The Guardian.



Komiteti per Çeshtje Ligjore i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes ka bere thirrje per nje seri hetimesh ne nivel kombetar e nderkombetar lidhur me provat per zhdukje, trafikim, korrupsion dhe per lidhje mes grupeve te krimit te organizuar dhe rretheve politike, te paraqitura ne raportin e Dik Martit.


Ne nje rezolute te miratuar njezeri nga Komiteti thuhet se ka indikacione te numerta dhe qe perputhen, te cilat konfirmojne se shqiptare dhe serbe te Kosoves jane mbajtur ne menyre te fshehte si te burgosur nen kontrollin e UÇK-se ne veri te Shqiperise. Keta kane qene objekt i trajtimit jo njerezor dhe fyes, perpara zhdukjes.

Komiteti ka kerkuar nga EULEX-i te hetoje keto krime dhe kerkon nga vendet e BE-se qe ti japin misionit burimet dhe mbeshtetjen e nevojshme politike.



Detajet e raportit, si trafikoheshin organet

Sipas mediave te Kosoves, Dik Marti ka shfrytezuar kryesimin e Keshillit te Europes nga Serbia per te pergatitur nje tjeter raport lincues per Kosoven. Eshte, megjithate, gazeta britanike The Guardian, qe ne ballinen e saj, ka cituar pjese te raportit te Dik Martit qe ngre edhe nje here ceshtjen e Shtepise se Verdhe dhe gjoja trafikimin e organeve te serbeve. Kryeministri i Kosoves eshte kreu i nje grupi shqiptaresh ne forme mafie pergjegjes per kontrabanden e armeve, droges dhe organeve njerezore neper Europen Lindore. Hashim Thaci eshte identifikuar si bosi i nje rrjeti qe ka filluar te vere ne veprim reketet e tij kriminale ne prag te luftes se vitit 1999 ne Kosove, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij te fuqishem mbi qeverine e vendit qe nga atehere. Raporti i ketij hetimi dyvjecar, i cili citon burime te tjera te FBI-se dhe te inteligjences, eshte marre nga The Guardian. Ai permend qe Thaci te kete ushtruar kontroll te dhunshem mbi tregtine e heroines gjate dekades se fundit. Ne shkrimin e The Guardian thuhet se figura te rrethit te ngushte te Thacit jane akuzuar se kane marre pjese ne rrembimet dhe vrasjet pas luftes, vecmas te serbeve te vrare, organet e te cileve jane shitur ne tregun e zi. Marti, nje hulumtues per te drejtat e njeriut pritet ta prezantoje raportin e tij sot para 47 vendeve anetare te Keshillit te Europes gjate nje takimit ne Paris. Raporti flet per lidhjet e Hashim Thacit me krimin e organizuar pergjate nje dekade, kur grupi i tij nga Drenica u be faktori dominant, per te vazhduar se grupi me pastaj mori shtrirje te madhe, duke kontrolluar gjithcka. Ne raport thuhet raportet sekrete pergjate nje dekade e konfirmojne lidhjen e Thacit me drogen ne pothuajse pese vende. Ne raportet e agjencive te huaja po ashtu thuhet se njerezit e grupit te Drenices jane lojtaret kryesore. Marti kishte udhehequr me heret delegacionin e KE-se qe erdhi per te hetuar pretendimet per trafikim organesh te serbeve ne Shtepine e Verdhe nga ana e UÇK-se, qe nuk u vertetua asnjehere.



Detajet e reja te trafikut te organeve te te burgosurve serbe per te cilet dyshohet se jane kryer nga UÇK, sipas raportit te nga Dik Marti, thone se godina e njohur si Shtepia e Verdhe, eshte perdorur si burg ku mbaheshin te burgosurit, ndersa operacionet e heqjes se organeve kryheshin ne nje shtepi tjeter ne Fushe-Kruje, 20 km larg Tiranes. Raporti konkludon se e ashtuquatjura Shtepia e Verdhe ku banon familja Katuci nuk ishte vendi ku hiqeshin organet. Aty theksohet se serbet e burgosur ishin derguar atje pasi Katuci ishte zhvendosur dhe godina ishte bere prone e UÇK-se . Shtepia e verdhe dhe burgjet e tjera ad hoc funksiononin si stacione ku agjentet e UÇK zgjidhnin kandidatet per te hequr organet. Pas kontrolleve mjekesore dhe testeve te gjakut ai thote se nje grup u derguan ne nje shtepi-ferme ne Fushe- Kruje, ne veri te Shqiperise. Ne raport konstatohet se disa nga keta te burgosur u eshte treguar per fatin qe i priste dhe thuhet se i kane kerkuar qe te mos priteshin ne copa. Sipas deshmive te mbledhura ne raport te gjithe te burgosurit vriteshin, zakonisht duke u qelluar me nje plumb ne koke, perpara se te operoheshin per tu marre nje apo me shume organe. Organet besohet se dergoheshin ne Turqi, ne nje grup kriminal te drejtuar nga Jusuf Sonmez, i njejti doktor turk ne kerkim nga interpoli per perfshirjen e tij ne aferat e dyshimta te klinikes Medikus.
Senatori zviceran kreu nje hetim dy vjecar ne lidhje me krimin e organizuar ne Kosoves pasi Keshilli Europian mandatoi ate per te hetuar pretendimet per trafikun e organeve nga ana e UÇK-se pas mbarimit te luftes me Serbine, ne vitin 1999. Prokurori i Bashkimit Europian Jonathan Ratel ka treguar ne seance se organet hiqeshin ilegalisht nga viktimat dhe transplantoheshin ne kliente te pasur, ne kliniken e njohur Medikus. Ratel deklaroi se mes atyre, te cilet paguanin deri ne 90 mije euro per tregun e zi te veshkave, perfshiheshin dhe paciente nga Kanadaja, Gjermania, Polonia dhe Izraeli. Historia do te ishte mjaft tronditese nese do te perfundonte ketu. Por ajo cfare gjykata nuk degjoi eshte se klinika Medikus, sipas nje raporti te Keshillit Europian, eshte e lidhur me nje rrjet te gjere organizatash kriminale shqiptare. Ato kane thene se kane pasur lidhje te ngushta me zyrtare te qeverise se Kosoves, perfshi dhe Kryeministri Hashim Thaci. Sipas raportit akuzat per trafikun e organeve i referohen nje dekade me pare, kur, thuhet se jane kryer operacione per te hequr veshkat nga viktimat e vrara. Nje numer i vogel i te burgosurve, thuhet ne raport, ishin transferuar ne nje klinike te improvizuar ne veri te kryeqytetit Tirane, ku ata qelloheshin ne koke perpara se tu hiqeshin veshkat. Dyshimet dolen ne siperfaqe 2 vjet me pare, kur ish-kryeprokurorja e Hages, Karla Del Ponte tha se ajo ishte penguar te hetonte mizorite qe dyshoheshin se ishin bere nga UCK.


Grupi Drenica kontrollonte trafikun

Sipas raportit te Dik Marti 40 rober mbijetuan duke u mbajtur te burgosur ne Shqiperi dhe jane gjalle sot. Te tjeter mendohet se jane vrare. Sipas raportit, grupi i njohur si Drenica, i udhehequr nga Hashim Thaci, u be fraksioni dominant ne UÇK dhe ishte organizata kryesore pergjegjese per trafikimin e te burgosurve permes kufirit. Marti shkruan ne raport se ka prova te cilat vertetojne se ushtria guerrilase e Kosoves formoi nje bastion te frikshme ne ndermarrjet e krimit te organizuar. Sipas Marti, ne 1999 raportet e inteligjences identifikonin Thacin si krimineli me i rrezikshem i UÇK-se. Ne raport permendet emri i Shaip Mujes, nje mjek, ish-komandant i UÇK-se dhe bashkepunetor i Thacit, i cili aktualisht eshte keshilltar politik i kryeministrit per ceshtjet e shendetit. Kemi zbuluar nje sere indikacionesh mbi rolin qendror te Mujes ne rrjetet nderkombetare, ku perfshet trafikimi i njereve, procedurave te jashteligjshme kirurgjikale. Marti thekson se ky raport nuk eshte nje hetim penal dhe se nuk eshte ne gjendje te shpalle gjykime per fajesi apo pafajesi, por fokusohet ne nje figure kryesore e cila ka luajtur nje rol qendren ne trafikun e organeve.

Reagimet


Berisha Raporti i Martit, i pabaze

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha e ka vleresuar si te rreme dhe te pabaze raportin e anetarit te APKE, Dick Marty, mbi kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci. Qendrimin e tij Berisha e ka shprehur ne nje takim me drejtorin e pergjithshem per Demokracine dhe Ceshtjet Politike te KiE, Jean Louis Laurens. Eshte nje raport teresisht i pabazuar ne asnje fakt, evidence apo realitet, cka deshmon per nje anesim politik te qarte te autorit, duke perbere nje abuzim flagrant me autoritetin e Keshillit te Europes, ka deklaruar Berisha.


Krasniqi Raporti i Martit, racist

Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves, Jakup Krasniqi ka reaguar dje me nje deklarate lidhur me projekt-raportin e Raportuesit te Keshillit te Evropes, Dik Marti. Me kete rast, ai ka shprehur indinjaten e thelle per kete projekt-raport, te cilin e quan absurd te mbushur me trillime te pastra, fakte dhe hamendesi te paqena dhe te pavertetuara nga drejtesia nderkombetare. Ky projekt-raport nuk eshte gje tjeter, pos vazhdim i deklaratave shpifese dhe te papergjegjshme te librit te ish-Kryeprokurores se Gjykates Nderkombetare te Hages per krime te Luftes ne ish-Jugosllavi, zonjes Karla del Ponte. Ky projekt-raport eshte qartesisht i njeanshem dhe permban edhe deklarata raciste, kur flet per strukturen klanore te shoqerise shqiptare te Kosoves dhe per mungesen e nje shoqerie civile te vertete. Ky projekt-raport perfaqeson perpjekjet e qarqeve te caktuara per te barazuar luften e drejte dhe heroike te popullit te Kosoves dhe te Ushtrise se tij Çlirimtare me masakrat e regjimit serb te Miloshevicit-deklaroi Krasniqi.


BE Marti te dale me prova

Brukseli ka reaguar ndaj pretendimeve te raportuesit te Keshillit te Evropes, Dik Marti, sipas te cilit kryeministri Hashim Thaci identifikohet si bosi i mafias ne Kosove. Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojme z. Marti qe te dale me prova, tha Maja Kocijancic, zedhenese e kryediplomates se BE-se, Catherine Ashton.
Edhe Policia e Bashkimit Evropian ne Kosove tha se kerkon fakte te forta per pretendimet e raportuesit te Keshillit te Evropes, Dick Marty, sipas te cilit, civilet e burgosur nga UÇK-ja jane vrare ne Shqiperi, ndersa veshkat e tyre jane shitur ne tregun e zi. Zedhenesja e policise se EULEX-it, Karim Limdal, tha se prokuroria i bazon hetimet dhe aktakuzen mbi fakte dhe prova te forta. Limdal ka thene se hetimet e Bashkimit Evropian mbi pretendimet se eshte bere trafikim i organeve ne veri te Shqiperise, nuk kane rezultuar me asnje prove, sic transmeton AP.


Amnesty EULEX-i te hetoje

Drejtori i Zyres se Amnesty International per Institucionet Evropiane, Nikola Bezhe, shprehet se kjo organizate mbeshtet thirrjen e zotit Dik Marti drejtuar EULEX-it, qe te ofroje te gjitha burimet e nevojshme per te kryer nje hetim te plote dhe te pavarur lidhur me aludimet. Ne kete angazhim duhet te perfshihet edhe nje program efektiv per mbrojtjen e deshmitareve ne keto hetime, shprehet zyrtari i Amnesty International. Gjate 10 vjeteve te fundit, organizata per te drejtat e njeriut ka bere disa here thirrje per ndricimin e fatit te serbeve, romeve dhe personave te tjere te rrembyer pas perfundimit te konfliktit dhe per nxjerrjen para drejtesise se autoreve te ketyre akteve. Ne deklaraten e saj per shtyp, Amnesty International fajeson UNMIK-un per mungese suksesi ne kete drejtim, nderkohe qe shume nga keto ceshtje kane kaluar tani nga kompetencat e EULEX-it ne duart e Zyres se Prokurorit te Posacem ne Kosove.



Tadic Hetim akuzave per Thacin

Presidenti i Serbise, Boris Tadic, tha se duhet te hetohen pretendimet e raportuesit te Keshillit te Evropes, Dik Marti mbi trafikimin e organeve, te cilat nderlidhen me Thacin. Ndersa ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov ne Moske deklaroi se Ky raport eshte sinjal se ka ardhur koha qe tere bota e qyteteruar te pushoje se mbylluri syte para realiteteve te tmerrshme ne Kosove. Ky raport tregon se si eshte Kosova sot, dhe kush jane lideret e saj. Ne te gjithe duhet te behemi bashke qe te kerkojme zgjidhje per ceshtjen e Kosoves- tha Jeremic.


OJQ-te, kritika raportit

Perfaqesues te organizatave per te drejtat e njeriut ne Prishtine e Beograd vene ne pikepyetje vertetesine e raportit te raportuesit te Komitetit per marredhenie ligjore dhe te drejta te njeriut, Dik Marti, qe akuzon kryeministrin ne doreheqje te Kosoves, Hashim Thaci, dhe lideret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves te kene organizuar rrembimin e njerezve, te cileve ne Shqiperi u jane marre organet per trafikim ne vitin 1999.
Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Beograd, Sonja Biserko, tha se raporti nuk sakteson burimet, mbi te cilat jane bazuar te dhenat. Eshte shume e pazakonte qe doli ne kete moment. Nuk po them se nuk duhet te hetohen gjerat, por nese ai nuk definon ne menyre precize se ne cilat informata eshte bazuar dhe se a eshte i balancuar, nuk e di, eshte shume e veshtire te komentohet, u shpreh Biserko. Drejtori ekzekutiv ne Keshillin per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, Behxhet Shala, tha se raporti eshte i motivuar politikisht. Ne qofte se vertet Dik Marti ka siguruar mbeshtetje faktike per pohimet e tij, atehere eshte dashur te intervenoje menjehere Interpoli...Shala e quajti te papergjegjshem dhe paragjykues raportin ne fjale dhe tha se, po qe se do te ishin te sakta pohimet e hartuesit te tij, Interpoli do te kishte ndermarre masa shume kohe me pare.



Ne gusht 2009

Qeveria Berisha ia ndaloi hetimet Martit ne Shqiperi

Ne gusht 2009 Dik Marti tentoi te hetonte ne Shqiperi, por qeveria Berisha i komunikoi te derguarit te Keshillit te Evropes, Dik Marti se nuk mund te hetohet ne Shqiperi mbi akuzat e Karla Del Pontes dhe autoriteteve te Beogradit rreth pretendimeve se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbeve gjate luftes ne Kosove. Te drejten per te hetuar ne territorin e Shqiperise e ka vetem Prokuroria shqiptare, mesohet ti kete thene ish-ministri i Drejtesise Enekeljed Alibeaj, senatorit zviceran qe kryesonte grupin e hetimit ne emer te Keshillit te Europes, ne takimin e zhvilluar ne Tirane. Une refuzoj te besoj se keto jane te verteta, por do te na pelqente qe kjo ceshtje te hetohej, i ka thene Marti, ish-ministrit shqiptar te Drejtesise. Pergjigja e Alibeajt ishte Une refuzoj ti pergjigjem leter-porosise se Ministrise serbe te Drejtesise, pasi pretendimet jane pa baze dhe nuk ka prova mbi keto akuza.




Medicus ne Prishtine, akuzat per trafik organesh

Zyra e Prokurorise se Posatcme te Kosoves ngriti nje padi ne tetor kunder shtate veteve, ku perfshihen mjeke dhe nje ish-zyrtar i ministrise se shendetesise, per trafikim te organeve njerezore, krim te organizuar dhe ushtrim te paligjshem te veprimtarise mjekesore. Akuzat lidhen me Medicus Clinic ne Prishtine, e cila u mbyll me 2008 nga UNMIK dhe policia e Kosoves pas nje hetimi disa mujor. Ministria e shendetesise pohoi ne ate kohe se klinika nuk kishte license per te punuar. Por me pas, klinika dha nje license qe ishte leshuar, qe i lejonte ata te kryenin transplantime organesh. Ekzistonte vetem nje problem i vogel Ligji i Shendetesise ne Kosove ndalon transplantimin e organeve. Sekretari i Shendetesise Ilir Rrecaj u shkarkua per nenshkrimin e licenses. Ne ate kohe, dy mjeke te mirenjohur u arrestuan, perfshire Lutfi Dervishin. Policia e konsideron ceshtjen kunder te shtateve si pjese e nje rrjeti te organizuar nderkombetar kriminal. Nje nga mjeket e akuzuar, Jusuf Ercin Sonmez, eshte nje shtetas turk, i cilesuar nga shtypi si Frankenshtaini turk. Atij i eshte ndaluar ushtrimi i mjekesise ne Turqi dhe ishte perfshire ne trafikimin e organeve ne shume vende, duke perfshire Turqine, Moldavine dhe Azerbajxhanin. Sonmez dhe Dervishi kryenin operacionet. Me ta punonte nje mjek izraelit Hoshe Harel, i cili ishte pergjegjes per rekrutimin e dhuruesve. Akuzat pretendojne se viktimat ishin rekrutuar ne vende te tjere me premtimin per pagesa te konsiderueshme per organet e tyre, kryesisht veshka. Pastaj ata transportoheshin ne Kosove per operacionin. Çmimi i shitjes se nje organi nuk ishte me shume se 14,000 euro, por cmimi i blerjes shkonte nga 80,000 deri me 100,000 euro. Viktimat ishin njerez me te ardhura te pakta nga shtete te ndryshem te Europes Lindore, Azise Qendrore, Turqia dhe Rusia.

_________________





Gazeta londineze Kryeministri i Kosoves, ne krye te nje grupi mafioz

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, qendron ne krye te nje grupi mafioz shqiptar pergjegjes per kontrabanden e armeve, droges dhe trafikut te organeve ne te gjithe Europen Lindore, sipas nje raporti te Keshillit te Europes mbi krimin e organizuar.
Britanikja The Guardian raporton se Hashim Thaci eshte identifikuar si bosi i nje rrjeti qe ka filluar aktivitetin kriminal ne prag te luftes ne Kosove ne vitin 1999, ndersa vete Thaci ka qendruar i forte me qeverine e tij qe nga ai vit, - sipas gazetes prestigjioze londineze.
Raporti i hetimit citon burime nga FBI dhe sherbime te tjera inteligjence. Emra si Thaci kane pasur ndikim te forte ne dekaden e fundit dhe kontroll te dhunshem te tregut te heroines, shkruhet ne raport. Te tjere afer Thacit jane akuzuar per tregti te organeve njerezore. Me tej, ne artikull shkruhet se nje proces ligjor filloi dje ne Prishtine, ku po shqyrtohen raste te trafikut te organeve, te zbuluara nga policia ne vitin 2008.
E perditshmja britanike shkruan se ky raport vjen ne nje periudhe vendimtare per Kosoven, e cila te dielen zhvilloi zgjedhjet e saj te pare qe nga shpallja e pavaresise nga Serbia ne vitin 2008. Thaci deklaroi fitoren ne zgjedhjet dhe ka kerkuar per te formuar nje koalicion me partite e opozites.


Hartuesi i raportit, Dick Marty, nje investigues i te drejtave te njeriut, do te paraqese kete raport para diplomateve europiane nga 47 shtete anetare, ne nje takim ne Paris kete te enjte. Raporti i Marty tregon lidhjet e Thacit me krimin e organizuar per me shume se nje dekade, ku besniket e Grupit te Drenices, - u bene fraksioni dominant brenda Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.
Raporti thote se supremacia e grupit te tyre ndaj grupeve te tjera me te vogla guerile, u mundesoi atyre qe ne 1998 ta kishin te lehte te merrnin nen kontroll organizatat e medha kriminale, ne te cilat kosovaret kane qene te perfshire ne jug te kufirit, ne Shqiperi.
Raporti vazhdon me tej dhe tregon se gjate konfliktit ne Kosove trupat e Sllobodan Milloshevicit, i pergjigjeshin sulmeve nga ana e UÇK-se, duke orkestruar nje fushate te tmerrshme te spastrimit kunder shqiptareve etnik ne kete territor. Vleresohen me shume se 10.000 te vrare nga serbet


Ndersa jane kritikuar krimet serbe, Marty thote se bashkesia nderkombetare ka zgjedhur te injoroje krimet e dyshuara te luftes qe kryheshin nga UÇK-ja, duke vendosur nje cmim, per te arritur nje fare stabiliteti ne terma afatshkurtra me armikun.
Ai arrin ne perfundimin se gjate luftes ne Kosove dhe per thuajse nje vit me pas, forcat e Thacit, u hakmoren kunder serbeve, romeve dhe shqiptareve, te cilet akuzoheshin se kishin bashkepunuar me armikun.
Thaci dhe kater anetare te tjere te Grupit te Drenices jane permendur ne raport, si realizues te vrasjeve, arrestimeve, rrahjeve dhe marrjes ne pyetje. Kjo vije e ashper e UÇK-se ka mbajtur pushtetin ne nje periudhe te konsiderueshme ne Kosove gjate gjithe dekades se fundit, me mbeshtetjen e fuqive perendimore te etur per te siguruar stabilitet ne shtetin e ri.


Raporti paraqet nje pamje te pergjithshme te komandanteve te ish - UÇK-se, dhe rolin vendimtar qe ata kane luajtur ne veprimtarine kriminale te rajonit ne dekaden e fundit.
Ai thote Ne raportet konfidenciale qe perfshijne me shume se nje dekade, agjencite e perkushtuara per luftimin e kontrabandes e droges ne te pakten pese vende e kane quajtur Hashim Thacin dhe anetaret e tjere te Grupit te Drenices se kane ushtruar kontrolle te dhunshme mbi tregtine e heroines dhe substancave te tjera narkotike.
Marty shton me tej se Thaci dhe te tjeret e grupit te Drenices jane quajtur vazhdimisht si lojtaret kyc ne raportet e sherbimit te fshehte per krimit e organizuar.
Hetimi i tij ishte porositur pas deklarimeve te ish prokurores se Hages per krimet e luftes Carla del Ponte, se ajo ishte penguar per te hetuar zyrtaret e larte te UÇK-se. Kerkesa me shokuese e saj , nepermjet se ciles ajo kerkonte hetim te metejshem te UÇK-se, perfshinte kontrabanden e roberve serbe pertej kufirit ne Shqiperi, ku u merreshin organet.
Raporti, thekson se ky nuk eshte nje hetim penal, dhe nuk mund te shprehe gjykime per fajesi apo pafajesi, por i jep disi te drejte pretendimeve te Carla del Pontes.
Ai thote se UÇK-ja ka mbajtur shume rober serbe nepermjet nje rrjeti te fshehte ne
gjashte vende te paraburgimit ne Shqiperi. Grupi i Thacit i quajtur Grupi i Drenices mban pergjegjesine me te madhe per burgjet ad-hoc dhe fatin e atyre qe jane mbajtur ne to. Mendohet se te burgosurit jane transferuar ne nje burg te Tiranes, nga ku u jane marre dhe veshkat e tyre, - sipas The Guardian.


Marti ne raport arrin ne perfundimin se shenjat e nje marreveshjeje te fshehte mes nje klase kriminale dhe institucioneve dhe figurave te larta politike jane te shumta dhe serioze per tu injoruar. Kjo eshte nje e drejte themelore e qytetareve te Kosoves per te ditur te verteten, dhe gjithashtu nje kusht i domosdoshem per bashkejetesen mes komuniteteve per nje te ardhme te begate te vendit, - pohon Marty. Ne qofte se ndodh ashtu sic pritet qe raporti te miratohet zyrtarisht nga Komisioni kete jave, rezultatet do te shkojne ne asamblene parlamentare vitin qe vjen



Linku ku eshte shkrimi
http //www.guardian.co.uk/world/2010/dec/14/kosovo-prime-minister-llike-mafia-boss



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit