Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Raporti, kater banka me humbje ne tremujorin e dyte 2011

Publikuar me : 17.08.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga 16 banka që operojnë në vend, katër dalin me humbje, tre të tjera nuk preferojnë të deklarojnë bilancin për tre mujorin e dytë 2011

Bankat e tjera shënuan fitime minimale. Të dhënat pas përllogaritjes së fitimit në raport me asetet totale të bankave

 

Emirjon Senja

Një pjesë e bankave tregtare në Shqipëri prej disa muajsh me radhë janë duke rezultuar me humbje në aktivitetin e tyre. Rritja e ndjeshme e kredive të këqija si dhe problemet e hasura me ekzekutimin e kolateralit, janë problemet kryesore me të cilat po përballen aktualisht bankat, situatë që ushtron ndikimin e saj edhe në performancën e tyre. Të dhënat më të fundit nga Shoqata e Bankave konfirmojnë se janë të paktën katër banka, të cilat kanë dalë me humbje në tre mujorin e dytë të këtij viti. Në sistemin bankar në vend, ushtrojnë aktivitet të paktën 16 banka, të cilat në të gjithë vendin numërojnë mbi 6 mijë të punësuar. Ndërkohë, nuk ka informacion për tre banka të tjera, të cilat janë preferuar të lenë bosh hapësirën e ofruar për të publikuar bilancin e veprimtarisë përgjatë çerekut dytë të këtij viti. Ecuria e të paktën dy prej tyre është karakterizuar me tregues negativ përgjatë vitit të shkuar.

Aktiviteti financiar i kompanive, në rastin tonë të bankave, përllogaritet duke u bazuar në normën e kthimit të kapitalit (ROA). Ky tregues përllogaritet duke u bazuar mbi fitimin neto të kompanisë, i vendosur ky në raport me totalin e aseteve. Nisur nga kjo, mësohet se katër banka kanë raportuar tregues negativ të ROA-s, përgjatë kësaj periudhe duke pasqyruar kështu ndër të tjera edhe mosdaljen me fitim nga investimi i bërë. Dalja me humbje përgjatë një apo dy periudhave tre mujore nuk konsiderohet tepër problematike nga ekspertët, pasi ecuria në një afat të shkurtër mund të ndikohet nga faktorë të cilat nuk kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me perfomancën e përgjithshme të bankës. Situata bëhet serioze kur performanca negative vijon nga tre mujori në tre mujor në mënyrë të vazhdueshme.

Tre mujori i dytë mund të konsiderohet më i mirë se ai paraardhës në raport me numrin e bankave që deklarohen me humbje. Gjatë fillimit të këtij viti, të paktën gjashtë banka deklaruan humbje në bilancet e tyre, ndërkohë që ky numër është ulur në katër përgjatë këtij tre mujori.

Deri në fund të qershorit të këtij viti bankat kanë deklaruar një total asetesh prej rreth 10.4 miliardë dollarë me një rritje prej rreth 700 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë. Depozitat nga ana tjetër përllogariten në rreth 8.8 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e depozitave janë prej individëve, ndërkohë që bizneset janë të prirur për të marrë kredi. E thënë ndryshe, individët depozitojnë, kurse bizneset marrin borxh. Tendenca e kursimit tek shqiptarët është pasqyruar edhe në vrojtimet e Bankës së Shqipërisë në tregje ku është vërejtur ulje e shpenzimeve kryesisht për blerjet e mëdha si pasuri të paluajtshme apo makina.

Portofoli i kredisë

Totali i kredive me probleme deri në fund të qershorit 2011 arriti në rreth 900 milionë dollarë, nga të cilat rreth 270 milionë dollarë konsiderohen të humbura nga bankat. Pjesa tjetër janë kredi standarde që kanë vijueshmëri normale

 

17 perqind kredi me probleme
83 perqind kredi standarde

ROA mesatare për bankat 

Norma e rikthimit të aseteve (ROA) është treguesi i performancës së kompanisë. Ajo përfitohet nga pjesëtimi i fitimit neto të kompanisë me totalin e aseteve. Katër, është numri i bankave që janë deklaruar me humbje përgjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, ndërkohë që tre prej tyre nuk kanë preferuar të publikojnë bilancin e tyre

 

Tre mujori I  2010               0.3 perqind

Tre mujori II  2010             0.8 perqind

Tre mujori III 2010             0.7 perqind

Tre mujori IV 2010             0.7 perqind

Tre mujori I   2011              0.4 perqind

Tre mujori II  2011             0.4 perqind

 

Ulen fitimet e sistemit bankar në vend, në fund të vitit 2010, bankat fituan 34 milionë dollarë

Bankat po fitojnë çdo muaj e më pak nga aktiviteti i tyre në vendin tonë. Të dhënat e raportuara prej tyre tregojnë për një tkurrje të fitimeve gjatë tre muajve të shkuar në raport me periudhat e mëparshme. Sipas Shoqatës së Bankave, sistemi bankar në vend fitoi rreth 14 milionë dollarë gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti duke arritur një ndër shifrat më të ulta gjatë këtye dy viteve. Bankat e mbyllen tre mujorin e fundit të vitit të shkuar duke arritur një fitim prej rreth 34 milionë dollarë, fitimi në tre mujorin pasardhës, i pari i këtij viti zbriti në 18 milionë dollarë, për të arritur në 14 milionë dollarë përgjatë periudhës prill-qershor 2011.

Dalja me humbje e disa bankave gjatë kësaj periudhe ka bërë që të ulet edhe norma mesatare e kthimit të aseteve nga rreth 0.6 për qind që ka qenë përgjatë vitit të shkuar në rreth 0.4 për qind përgjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Madje, në qershor të këtij viti ajo është ulur në 0.2 për qind, norma më e ulët e arritur përgjatë këtyre viteve të fundit.

Një ndër shkaqet kryesore të kësaj situate konsiderohen rritja e kredive të këqija si dhe problemet me ekzekutimin e kolateralit. Madje, kreditë me probleme arritën në 17 për qind të totalit të portofolit deri në fund të muajit qershor duke shënuar edhe rritjen më të lartë të shënuar deri më tani nga muaji në muaj. Në maj 2011, kreditë me probleme ishin 15.6 për qind.

 

Në vlerë monetare, përllogaritet që rreth 900 milionë dollarë të kategorizohen si kredi me probleme, nga të cilat rreth 270 milionë dollarë konsiderohen të humbura tashmë nga bankat. Treguesi i kredive të konsideruara të humbura nga bankat është rritur me rreth 15 milionë dollarë përgjatë muajit qershor.

Gjykata është dera e fundit ku bankat trokasin në rastet kur kredimarrësi nuk paguan. Çdo ditë, në dyert e gjykatave në vend dërgohen kërkesa për lëshimin e urdhrave të ekzekutimi, vendim i cili ka të bëjë me lejimin e sekuestrimit të pasurisë së atyre kredimarrësve që për arsye të ndryshme nuk shlyejnë kredinë. Megjithatë, bankat janë shprehur vazhdimisht të pakënaqura me procedurat e ndjekura prej gjykatës apo përmbarimit në ekzekutimin e kolateralit duke zvarritur kështu edhe rimarrjen e investimit duke bërë që edhe kjo hallkë të konsiderohet një ndër shkaqet e uljes së fitimeve.

 

Sa paguhen policët e bashkive dhe komunave si dhe punonjësit e Këshillave të Qarqeve

Zbardhen pagat e reja të administratës së bashkisë së Tiranës si dhe të bashkive dhe komunave në të gjithë vendin. Vendimi i para disa ditëve i qeverisë ka vendosur pagat e reja që do të marrë secili prej punonjësve të pushtetit lokal në vend bashkë me shtesa e përcaktuara për secilin pozicion duke filluar nga 1 Korriku 2011. Pjesë e këtij vendimi janë edhe pagat e administratës së Këshillit të Qarkut. Pagat e punonjësve të bashkive dhe komunave janë në varësi të numrit të banorëve. Paga e kreut të Bashkisë së Tiranës do të fillojë nga 138 750 deri në 173 400 lekë. Ky është kufiri, i lejuar nga vendimi i qeverisë, ndërkohë që pagën fikse do ta përcaktojë Këshilli Bashkiak. Për sa i përket bashkive të tjera, kryetarët e atyre që kanë numër popullsie më të madh se 100 000 banorë do të paguhen nga 92 000 deri në 138 750 lekë, ndërsa nënkryetarët nga 60 000 në 92 000 lekë. Për bashkitë që kanë numër popullsie nga 50 mijë deri në 100 mijë, paga e kryetarit do të jetë nga 60 000 deri në 115 000 lekë, kurse e nënkryetarit do të fillojë nga 49 000 në 90 000 lekë. Ndërkohë, për bashkitë që kanë numër popullsie nga 20 000 në 50 000, paga e kryetarit do të variojë nga 51 000 në 90 000 lekë, ndërsa paga e nënkryetarit do të fillojë nga 41 000 deri 77 000 lekë. Njësitë e qeverisjes vendore me numër banorësh nga 5 000 deri në 20 000 do ta paguajnë kryetarin me 41 000 në 77 000 lekë, kurse nënkryetarin me 28 000 deri 68 000 lekë. Për komunat më të vogla, paga e kryetarit fillon nga 37 000 deri në 54 000 lekë, kurse e nënkryetarit nga 27 000 në 42 000 lekë.

 

Shpjegim: Kategoria I-b: Sekretar i Përgjithshëm (atje ku krijohet në bazë të strukturës); kategoria II-a: Drejtor i drejtorisë së përgjithshme; II-b: Drejtor drejtorie; III-a: Përgjegjës sektori, Kryeinspektor; III- Specialist i nivelit të lartë, Inspektor; IV-a: Specialist i nivelit të mesëm; IV-b: Specialist

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit