Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Raporti konfidencial i KLSH Si vidhen miliona ne ndertimin e rrugeve

Publikuar me : 24.08.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shkeljet me fondet e rrugëve janë kthyer në një praktikë mëse të zakonshme gjatë ndërtimit të tyre. Rrugët konsiderohen një mundësi e mirë e të bërit para, kjo pasi për të verifikuar shkeljet nevojitet një kontroll i detajuar i dokumentacionit, por edhe verifikime në terren. Abuzimet me trashësinë e shtresave asfaltit apo stabilizantëve janë abuzime të dalë mode tashmë. Devijimet nga projekti fillestar, shtimi i vëllimeve të punës për të arritur në vlerën me të cilën është fituar tenderi, etj., duket të jenë edhe shkeljet më në trend kohët e fundit. Një kontroll i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për aktivitetin e saj përgjatë viteve 2008-2009, i shoqëruar edhe me verifikime në terren, ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm abuzimesh me fondet publike gjatë ndërtimit. Raporti i siguruar nga “Shekulli” është konfidencial dhe në të kanë akses një numër i kufizuar krerësh shtetërore.

Shembulli konkret ku janë hasur shkelje nga më të ndryshmet me vlere rreth 370 milionë lekë është segmenti Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Raporti ka të bëjë me lotet I, II, III, IX dhe X, ku në të gjitha janë hasur devijime dhe rritje fiktive të kostos së ndërtimit. Në mjaft raste, mosparashikimi i saktë i punimeve që duhen kryer, ka bërë kompanitë të ndërhyjnë vetë në projektin fillestar të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve duke bërë shtesa punimesh në mënyrë që të arrijë volumin e punimeve, me të cilat ka fituar tenderin.

Faksimile e raportit të KLSH-së


Rasti më tipik është ai i paneleve anësore kundër zhurmës që shoqërojnë një pjesë të krahut të djathtë të segmentit Plepa (Durrës) –Kavajë. Në fakt, kjo gjë nuk ishte parashikuar në projekt. Raporti del në përfundimin se pasi mbaruan punimet, kompania vërejti se volumet e punimeve nuk kapnin vlerën e tenderuar për shkak të disa ndryshimeve që kishte pësuar projekti gjatë zbatimit. Pra, dilnin tepër rreth 56 milionë lekë. Në këto kushte, u pa e udhës që për të plotësuar shumën prej 533 milionë lekë, me të cilët kompania kishte fituar tenderin për ndërtimin e të gjithë segmentittë ndryshohej përsëri projekti dhe ta parashikohej vendosja e këtyre paneleve. Ndryshimi herë pas here i projektit duke rritur fiktivisht koston e ndërtimit të rrugës është konsideruar shkelje nga KLSH.

E njëjta gjë është bërë edhe në lotet II dhe III të kësaj rruge. Në lotin II vlera shtesë e kontratës është rreth 100 milionë lekë, kurse në lotin III dëmi është 91 milionë lekë. Në total, nga vendosja në mënyrë të paplanifikuar të këtyre paneleve në të tre lotet, kosto e këtij segmenti është rritur me rreth 280 milionë lekë. E gjithë kjo shumë, vlerësohet sa 17 për qind e vlerës totale të këtij projekti. “Këto panele mbrojtëse ndaj zhurmës se bashku me rrugët paralele duhej të ishte i përfshirë si kërkesë në detyrën e projektimit të investitorit (DPRR). Dhe për ndërtimin e tyre duhej te fillonin procedurat te tjera prokurimi, dhe jo ti lihej në dore të lirë projektuesit i cili më tepër e ka konsideruar nevojën e vendosjes së paneleve mbrojtëse ndaj zhurmës për të balancuar vlerën e ofertës së operatorëve fitues (kontratës)”, – citohet në raportin konfidencial të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kontrolli në DPRR është kryer gjatë vitit të shkuar dhe ka zgjatur disa javë.

 

 

280

milionë lekë përllogaritet të jetë kosto shtesë e ndërtimit të segmentit rrugor nga Plepat (Durrës) deri tek shkëmbi i Kavajës, për shkak të ndryshimit të projektit dhe vendosjes së paneleve anësore mbrojtëse ndaj zhurmës

 

370

Milionë lekë është vlera me të cilën mësohet të jetë shtuar fiktivisht kostoja e ndërtimit të segmentit Plepa-Kavajë-Rrogozhinë

 

 

Kosto e segmentit Plepa-Shkëmbi Kavajës

17 perqind kosto e paneleve anësore

83 perqind punimet e tjera

Kostoja e vendosjes së paneleve anësore në segmentin Plepa-Shkëmbi Kavajës përllogaritet sa 17 perqind e kostos totale të ndërtimit të rrugës. Panelet u vendosën më pas, kur u pa që kostoja e punimeve ishte më e vogël se vlera fillestare e tenderuar.

 

Projektet e mangëta, shkak për zvarritjen e punimeve

Kujt i ka rastisur të kalojë qoftë edhe një herë në rrugën aksin Kavajë-Durrës të paktën gjatë këtyre tri viteve të fundit është bërë dëshmitar i tejzgjatjes jashtë çdo afati kohor të punimeve në këtë segment. Tejzgjatja është bërë shkak i trafikut të renduar në këtë zonë, kryesisht gjatë muajve të verës si edhe të aksidenteve. Madje, edhe sot e kësaj dite në këtë aks, më konkretisht nga Shkëmbi i Kavajës deri në nyrje të këtij qyteti janë duke u kryer ende punime. Krahas mos shlyerjes së kompanive, e cila u bë shkak për ndalimin e punimeve rreth një vit e gjysmë më parë, duket se arsye tjetër se përse kjo zonë vazhdon të jetë ende një kantier ndërtimi është ndryshimi i projekteve dhe shtyrja e afateve kohore nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Rasti më tipik është segmenti që fillon nga Ura e Dajlanit në Durrës deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Për këtë segment, afati i mbylljes së punimeve është shtyrë të paktën katër herë. Në fillim punimet duhej të përfundonin në qershor 2009, më pas ato janë shtyrë për në muajin nëntor të këtij viti, punimet nuk mbaruan në këtë afat dhe autoritetet e shtynë atë përsëri për në mars 2010. Puna nuk mbaroi as në mars duke u shtyrë për në qershor 2010. Shkak për shtyrjen e afateve duket të jetë bërë mos hapja e sheshit të punimeve nga subjektet private. Për zgjerimin e rrugës është dashur prishja e disa ndërtesave që ndodhen në zonë.

Por, ndryshe nga loti I, shkaku kryesor i shtyrjes së afateve në segmentet e tjera mësohet të jetë mos përfshirja në projekt e përbërësve të ndryshëm të rrugës, madje edhe ata me kryesorët, siç janë përshembull trotuarët, nënkalimet, etj. “Rezervat, paqartësia në detyrat e projektimit dhe cilësia e dobët e projekteve dhe preventivëve me ndryshime thelbësore të tyre gjatë zbatimit të punimeve, siç u tha dhe mësipërm, cenojnë anën funksionale dhe statike të rrugëve, ndikojnë direkt në cilësinë dhe afatin e zbatimit të punimeve, sjellin formalizëm dhe shmangie nga objekti dhe qëllimi i ligjit për prokurimin publik si dhe rritje të kostos se ndërtimit të rrugës”, – arsyeton KLSH në raport.

 

 KLSH: Ndryshimet e projektit rritën kostot e ndërtimit

Ndryshimet në zërat e punimeve, shtime të vlerave apo pakësime të tyre, janë parë me shqetësim im të madh nga KLSH. Kjo për faktin se nëse kosto përfundimtare krahasohet me ofertat që kanë bërë kompani të tjera në momentin e zhvillimit të tenderit, mund të kishin rezultuar ato fituese dhe jo kompania që ka bërë punimet, për të mos llogaritur më pas edhe ndikimin në cilësinë e ndërtimit të rrugëve. Tabelat e tenderëve të loteve të kësaj rruge pasqyrojnë për një interes të lartë të kompanive të ndërtimit. Krahas kësaj edhe ofertat kanë qenë të përafërta. Për këtë shkak, ndryshimi i vlerës së punimeve mund të kishte nxjerrë të tjera kompani fituese. “Disa nga operatore mund të kenë çmime më të larta se fituese, për ato zëra të cilat pakësohen në volume apo hiqen nga preventivi, dhe e kundërta mund të kenë çmime më të ultë për ato zëra që shtohen, e për pasoje fitues i tenderit do të ishte tjetër operatorë me vlerë oferte të ulet se fituesi aktual”, – theksohet në raport.

 

3

vjet kanë kaluar që prej fillimit të punimeve për ndërtimin e bajpasit Plepa-Kavajë-Rrogozhinë dhe puna ende nuk ka përfunduar për shkak të shtyrjes së herë pas hershme të afatit të dorëzimit të punimeve

Të dhënat teknike të paneleve

Sipërfaqja totale (të tre lotet)  ~ 9 500 m²

Lartësia                 3 metra

Çmimi                    20.080 lekë m²

 

 

Kontrolli

Kontrolli është kryer gjatë vitit të shkuar dhe ka përfshirë aktivitetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve përgjatë viteve 2008-2009. Kjo është periudha gjatë të cilës janë zhvilluar punime në disa nga akset më të rëndësishme të vendit, siç është rruga e Arbrit, segmenti Rrëshen-Kalimash, rrugët e bregdetit të jugut, rruga Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, etj.

Raporti

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në DPRR është konfidencial. Pas hartimit, KLSH i ka dorëzuar një kopje të tij ministrit Sokol Olldashi shoqëruar edhe me masat disiplinore për shkelësit. Ai përbëhet nga rreth 770 faqe dhe krahas kontrollit në DPRR përmban edhe kontrollet në disa bashki dhe komuna të vendit.

 

 9

dynym është hapësira e paneleve anësore kundër zhurmës në zonën e shkëmbit të Kavajës. Panelet kanë shkaktuar një rritje fiktive të kostos së ndërtimit të këtij segmenti prej rreth 280 milionë lekë. Panelet nuk ishin planifikuara në projekt, ato u shtuan për të barazuar vlerën e punimeve me koston fillestare me të cilën u fitua tenderi

Botimet

“Shekulli” do të vijojë në ditët në vijim me botimin e përmbajtjes së raportit të KLSH-së mbi ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Pjesë e botimeve do të jenë edhe kontrollet e ushtruara në disa institucione të tjera si dhe bashki të ndryshme të vendit

 

Emirjon Senja

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit