Publikuar me : 13.10.2011 Ne :
Politike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të PE, për Evropën Juglindore në një intervistë për Deutsche Welle-n thekoi se liderët politikë në Shqipërisë nuk janë të përfshirë në dialogun politik, përmes të cilit do të gjendeshin zgjidhje për t`i dhënë fund krizës. Sipas tij kjo mungesë dialogu është arsyeja kryesore që Shqipëria nuk po shënon progres.
“Ajo që di është, që partia qeverisëse ka ofruar shumë propozime të cilat janë refuzuar nga partia opozitare dhe po kështu ka bërë së fundmi edhe kreu i opozitës, Edi Rama, por ende nuk ka një dialog politik mes tyte. Ndofta kjo situatë është pasojë e kulturës politike në Shqipëri. Është e nevojshme që Shqipëria të përqafojë kulturën politike, që kanë të gjitha vendet anëtare të BE, të përqafojë mënyrën evropiane për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve sepse kjo është në interes të vendit”, thekosn Kukan.
Sipas kryetarit të Delegacionit të PE-së dialogu, kompromisi dhe vënia e interesave të vendit mbi ata partiakë nga ana e politikanëve drejtues janë mesazhe konstante, të përsëritura nga institucionet evropiane, përfshirë këtu edhe Parlamentin Evropian dhe kjo është një përgjegjësi e madhe.