Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Politike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Partia Socialiste me anë të një deklarate për mediat në lidhje me takimin mes kreut të PS-së dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Etore Sekui thekson se lideri i saj ka theksuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtet-ndërtuese dhe evropianizuese të Shqipërisë.
“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e PS-së.
Sipas saj kryetari Rama falenderon shërbimet e Komisionit Evropian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga Opinioni i vitit të kaluar.