Pas leximit të raportit të ekspertëve në Gjykatën e Lartë në lidhje me videon “Meta – Prifti”, ish-Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti doli në një deklaratë për shtyp ku ka hedhur poshtë raportin e ekspertëve dhe u ka bërë thirrje Gjykatës së Lartë dhe Ilir Metës që videoja të rishikohej nga ekspert të vendeve të BE-së. Me poshte deklarata e tij e plote:
Nga DRITAN PRIFTI
Sapo u njoha pjeserisht nga media per deklarimet e tre eksperteve te gjyqit me te pandehur Ilir Meten. Mediat e kontrolluara nga Ilir Meta flasin per “rrezim te videos Meta-Prifti”, per te krijuar idene se Ilir Meta doli i pafajshem, se video qenka e manipuluar apo se Dritan Prifti genjeu qe video ishte origjinale.
E kam deklaruar shume here me pare se kjo beteje nuk eshte mes meje dhe Ilir Metes, se po te ishte keshtu, une do ta kisha fituar plotesisht dhe perfundimisht. Beteja me e madhe qe po behet sot ne Shqiperi eshte mes mafies dhe sundimit te ligjit, mes te drejtes dhe te padrejtes, mes diktatures dhe demokracise, mes shtetit te kapur nga krimi dhe shtetit qe duhet te bej drejtesi ne emer te se ardhmes europiane, mes pushtetit qe kontrollon me para te pista dhe presione mafioze drejtesine dhe njerezve te varfer qe presin qe edhe nje dite te vetme dikush ti mbroje dhe perfaqesoje.
Deri sot une nuk kam bere asnje deklarate per 3 ekspertet e caktuar nga Gjykata e Larte per te bere ekspertimin e videos se quajtur Meta-Prifti, sepse nuk kam dashur te paragjykoj punen e tyre. Kam lexuar CV-te e tyre dhe kam lexuar komentet negative qe ka bere media per profesionalizmin e tyre. Sot pasi ata kane mbaruar pune zyrtarisht, dhe pasi kane hedhur dyshim mbi origjinalitetin dhe prekshmerine e videos qe une kam dorezuar ne Prokurori, kam te drejte te bej vleresimet e mia per ata dhe punen e tyre.
Ne te vertete nuk prisja asnje rezultat tjeter te punes se ketyre eksperteve. Prisja qe ata do te punonin per te mbrojtur Ilir Meten. Jo me kot diten e shtune ne mengjes, perpara se ekspertiza ti jepej zyrtarisht gjykates, keta 3 eksperte kane qene mbi 1 ore tek kafe Europa ne Tirane me avokatin Serjani te Ilir Metes. Pse duhej keta eksperte ti raportonin ne fillim avokatit te Metes te kafe Europa, perpara sesa Gjykates se Larte, e cila i ka kontraktuar per ekspertizen?
Une prisja qe keta eksperte nuk do thoshin te verteten. Prisja qe ata do diskretitonin akoma me shume sistemin tone te drejtesise. Prisja qe ata do ta turperonin kete vend akoma me shume ne arenen nderkombetare, dhe para gjithe monitoruesve tane nderkombetar.
Jam shokuar kur pashe per here te pare keta ekspert ne sallen e gjyqit te veshur me kemisha me menge te shkurtra dhe te zberthyera deri tek kerthiza. Nuk mund te pritej ekspertize e drejte dhe e vertete nga 3 eksperte qe nuk kane asnje specializim per te kryer detyren qe ju ngarkua nga gjykata. Njeri prej eksperteve ka qene punonjes operativ i Sherbimit Informativ, I vendosur ne Skrapar. Nuk e di se cfare lidhje ka eksperienca e tij me detyren e ekspertimit te videos. Nje ekspert tjeter ka punuar ne kazino Rozafa per te rregulluar makinat e kumarit, i cili sipas shume deshmive akuzohej cdo jave nga drejtuesit e kazinose, sepse ne makinat e kumarit vidheshin ne menyre sistematike monedhat. Kurse eksperti tjeter ka ne CV eksperience pune ne bar-bufe dhe dyqan per shitje kompjuterash. E vetmja eksperience qe keta eksperte kane pasur per te kryer detyren e gjykates eshte nje kurs 3 ditor ne Rusi i njerit prej eksperteve, qe sipas atyre qe ja bene kursin eshte plotesisht i pamjaftueshem per te bere ekspertizen e caktuar nga Gjykata e Larte.
Me aktin e tyre te ekspertimit ekspertet, nga paaftesia apo inkriminimi, genjejne hapur Gjykaten dhe publikun shqiptar. Me kete akt ekspertimi ekspertet shtremberojne drejtesine dhe kryejne nje krim te denueshem nga Kodi Penal i Shqiperise. Ekspertet genjejne kur thone se ora-kamera e dorezuar nga une nuk ka kryer rregjistrimin. Eshte fakt i deklaruar nga Prokuroria dhe Eksperti Amerikan qe video Meta-Prifti nuk gjendet ne memorien e ores-kamera, qe ka nje memorie vetem prej 8 MB, sepse eshte fshire nga videot qe jane rregjistruar me vone. Por eshte fakt i padiskutueshem qe video eshte bere nga ajo ore dhe se eshte shkarkuar ne kompjuter ne formatin original AVI, format ne te cilen eshte dorezuar ne Prokurori. Te pakten dy shtete e dine te verteten, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Mbreterise se Bashkuar (Anglise), sepse 2 nga ekspertet me te mire te tyre kane vertetuar origjinalitetin dhe paprekshmerine e videos. Ekspertet shqiptar, nga paaftesia apo korrupsioni, demtojne Shqiperine para gjithe Botes demokratike qe na monitoron.
Keta eksperte thone …..qe ka mundesi nderhyrje ne video apo se zeri nuk degjohet mire…..etj. Une deklaroj se ne kete video nuk ka asnje nderhyrje, as ne figure dhe as ne ze. Ftoj Top Channel dhe gjithe mediat, ta japin perseri kete video te plote ta shohin shqiptaret. Per fat video ka ne ekran nje shirit qe tregon oren, minutat dhe sekondat, dhe cdo sy shqiptari mund te shoh qe asnje sekonde nuk leviz, asnje sekonde nuk eshte prere. Disa pjese nga zeri nuk degjohen paster, por pjeset e korrupsionit shqiptaret i degjuan me zerin e Ilir Metes dhe mund ti degjojne serish. Ilir Meta, disa dite pas publikimit te videos, nga qe shquhet per mencuri, doli publikisht pranoi qe ka qene ne zyren time, ka bere ato biseda, dhe sqaroj se cfare ishte 7 perqind, 700,000 euro apo punesimet qe kerkonte. Shqiptaret kane memorie dhe i mbajne mend te gjitha.
Nuk besoj se kjo ekspertize e genjeshtert i mbush mendjen njeriu qe videoja nuk eshte origjinale apo nuk eshte e paprekur. Ilir Meta me kete shfaqje qesharake me keta eksperte vetem se ben veten me shume fajtor dhe me qesharak ne syte e opinionit publik shqiptar.
Gjykata e Larte nese eshte e pavarur, e pablere nga Ilir Meta dhe nese kerkon drejtesi duhet te kerkoj nje ekspertize te re nga eksperte te rinj te huaj. Ekspertiza mos te behet nga eksperte privat. Ti kerkohet nje ose disa vendeve te Bashkimit Europian te bejne kete ekspertize me policine e tyre shteterore dhe shkencore. Kjo ekspertize duhet te jete baze per gjykimin e metejshem te Ilir Metes. Nese kjo ekspertize a pavarur, shkencore dhe nga nje shtet i BE, nxjerr qe video eshte e prekur dhe jo origjinale, une jap doreheqjen nga cdo funksion politik e publik, dhe i dorezohem drejtesise.
Me vjen shume keq qe standarti i drejtesise shqiptare ka rene ne nivelin e disa eksperteve me kemisha te zberthyera. Me vjen keq qe Qeveria e Integrimit u kthye ne Qeveri C’Integrimi. Me vjen keq qe duart e pastra u kthyen ne duar teper te pista. Nese Ilir Meta del pa lagur ne nje histori qe e pa gjithe Bota me ze edhe me figure, nuk besoj se do te mbetet njeri ne kete vend qe beson me tek drejtesia. Gjykata e Larte ka misionin historik te rikthej besimin e popullit tek drejtesia, dhe te rrise standartet e drejtesise shqiptare. Ftoj Gjykaten, Prokurorine dhe Ilir Meten te pranojne ekspertizen shteterore te videos nga nje vend i Bashkimit Europian. Asnjeri nuk eshte mbi ligjin, qofte ky Zv.kryeministri Ilir Meta. Le te vendosim kete standart te ri, te pavarur dhe te pakorruptueshem te ekspertizes per ceshtjet qe kane te bejne me zyrtar te larte te qeverise.
Dikush mund te mendoj qe me ekspertizen e bere sot u humb lufta kunder korrupsionit, humben shpresat per drejtesi. Sot ka humbur nje beteje, por jo lufta. Une do jem i gatshem te vazhdoj deri ne fund misionin tim per transparence dhe drejtesi te barabarte per te gjithe.
* * *
Ekspertët: Video Meta-Prifti, mund të ketë ndërhyrje
Tre ekspertët e zgjedhur nga Gjykata e Lartë për të verifikuar videon “Meta-Prifti” kanë rrëzuar dje gjithçka duke thënë se video nuk është origjinale, ajo nuk dihet ku është filmuar dhe personat që shfaqen me zë e figurë në të nuk dëgjohet dot se çfarë po flasin. Ata i dhanë pjesërisht përgjigje 18 pyetjeve të gjykatës, por në fund prokuroria kërkoi kohë që të jepte një përgjigje mbi ekspertimin. Prokurori Bujar Sheshi kërkoi që të njihej me programet e përdorur në këtë rast dhe ekspertët pohuan se përveç “Adobe Audition CS.5”, të tjerët nuk i mbanin mend. Gjykata urdhëroi ekspertët që të dorëzonin programet dhe caktoi seancën e radhës më datë 7 nëntor.
* * *
Në lidhje me orën-kamera që Dritan Prifti pranon që ka bërë regjistrimin, ekspertët kanë pranuar se ajo shërben për një gjë të tillë dhe ka të gjitha mundësitë për të xhiruar. Për të pyetur nëse mund të prpvojnë se kjo është ora që ka kryer regjistrimin, ekspertët u përgjigjën: “Nuk mund te provojmë nëse ora objekt ekspertimi, është mjeti me të cilin është realizuar regjistrimi i bisedës. Jo, nuk gjetëm gjurmë të regjistrimit të bisedës “Meta -- Prifti”. Nga ekzaminimi i orës nuk jemi në gjendje të përcaktojmë origjinën e saj. U ekzaminua memoria e orës dhe nuk u gjetën gjurmë të bisedës “Meta -- Prifti””.
Ekspertët shpjeguan se memoria e orës është si një USB e zakonshme, e cila i regjistron materialet në mënyrë kronologjike duke i vendosur emrin “PICT0001.AVI”, “PICT0002.AVI”, dhe progresivisht. Ajo regjistron në një format elementar “MJPEG”. Në lidhje me mundësinë e shkarkimit të materialeve nga ora në kompjuter, ekspertët u përgjigjën se mund të bëhet.
Të pyetur nëse videoja në fjalë është hedhur nga ora në kompjuter, ekspertët u përgjigjën: “Nuk është e mundur të përcaktohet nëse shkarkimi është bërë nga ora (mikrokamera). Në bazë të specifikimeve jemi në gjendje të themi që ora ka kapacitet për të gjeneruar një “file” të madhësisë në “bit” të “PICT0008.avi.”. Teknikisht ne nuk mund të përcaktojmë përputhje të tjera, sepse nuk mundëm të kryenim regjistrime audio -- video eksperimentale me këtë orë mikrokamera”. Të pyetur nëse mund të përcaktohet ora e saktë e shkarkimit të materialit në kompjuter, ekspertët thanë se nuk mundën të gjenin në memorien e orës gjurmë të videos Meta-Prifti dhe se nga materiali i gjetur në kompjuter arritën në përfundimin se materiali daton më 1 mars 2010 në orën 01:33 PM. “Ora e BlOS-it në laptop ndryshonte një orë (mbrapa) me orën aktuale në Shqipëri. Data dhe ora u verifikuan në laptop duke e ndezur atë pa hard disk (pa lënë gjurmë)”,- thanë dje ekspertët në gjykatë.
Një pyetje tjetër ishte nëse video është e montuar ose nëse është ndërhyrë në një farë mënyrë në të. Për këtë ekspertët thanë: “Në mungesë të një file origjinal me përmbajtje audio-video Meta-Prifti në orë, nga ekzaminimi u konstatua ndërhyrje dhe mbivendosje të mundshme në file-n e gjetur në Lap-Top. Tik-takut i orës është i linearizuar në gjithë gjatësinë e tij me sekondat e time-line. Në minutën 11:25 siç shikohet në grafikun më poshtë, konstatohet në spektër gjurmë e ngjashme me një tiktak (tepër), jo në harmoni me tik-tak-et e tjerë. Në minutën 12:35 vihet re sërish një tik-tak i mbivendosur. Duke parë deformimet anormale të kurbës së sinjalit në pikat e mësipërme, konkludojmë se probabiliteti i ndërhyrjeve të mundshme rezulton të jetë shumë i madh”,- thanë ekspertët. Ekspertët kanë mundur të përcaktojnë se sa herë ka bërë tik-tak orë, por jo të dëgjojnë bisedën e zhvilluar mes Metës dhe Priftit. Ata përmendën zbulimin e një programi i quajtur “CrazyTalk Animator”, i cili mund të përdoret për ndërhyrje audio-video. Një verifikim i thjeshtë mbi programin “CrazyTalk Animator” rezulton se bëhet fjalë për një program të thjeshtë që bën filma me kartona dhe nuk shërben për të modifikuar video.
Në lidhje me mënyrën e shkarkimit të materialit, ekspertët pohuan se nuk mund të japin përgjigje pasi nuk kanë programet e duhura. Ekspertët kanë pohuar se në USB u gjendën tre video me emrat “bisedaok”, “Meta” dhe “Toni2Zip”. Këto materiale janë krijuar në datë 12 janar 2010.
Ekspertët: Nuk e dëgjojmë dot bisedën e videos
Video Meta-Prifti qarkullon prej pothuajse një viti dhe është parë e dëgjuar nga pothuajse çdo shqiptar. Por dje në gjykatë, ekspertët pohuan se ata nuk mund të dëgjonin bisedën pasi kishte shumë zhurmë. “Raporti teorik sinjal/zhurmë, që nuk mund të lejojë kuptimin e artikulimit të fjalëve të bisedueseve është nën 10dB. Shkencërisht është pranuar se ka kuptueshmëri të sinjalit audio, kur raporti sinjal/zhurmë, mesatar dhe i pjesshëm i kalon 10 dB. Cilësia e sinjalit audio të fajlit “PICT0008.avi” është e keqe dhe sa vjen e përkeqësohet. Një nga shkaqet kryesore mund të jetë rënia e baterisë (voltazh/amperazh) së brendshme, pasi nga fundi i regjistrimit, aty ku pasqyrohet biseda “Meta -- Prifti” objekt ekspertimi, sinjali audio bëhet shumë i dobët, kurse zhurmat rriten”,- thuhet në ekspertizën e lexuar dje në gjykatë.
Një tjetër detyrë e gjykatës ishte krijimi i një kopjeje të pastruar nga zhurmat të bisedës Meta-Prifti, por ekspertët pohuan se nuk mundën ta bënin këtë gjë. “Teknikisht u krijuan disa kopje mbi të cilat u aplikuan një gamë e gjerë filtrash me karakteristika të ndryshme, me disa softuerë profesionalë. Pas përdorimit të tyre, nuk u arrit të përfitohej një sinjal audio që të garantojë dëgjueshmëri dhe kuptueshmëri të qartë të bisedimit. Përmirësimet në video nuk sollën ndonjë ndryshim të dukshëm pasi rezolucioni i regjistrimit është i ulët”,- thanë ekspertët.
Konkluzionet e ekspertëve
Në objektin e ekspertimit provë materiale “Orë” nuk u gjet asnjë gjurmë e bisedës Meta-Prifti’, por u gjet një material tjetër audio-video si dhe një seri imazhesh që mbushin memorien e saj. Imazhet nuk kanë origjinë nga kamera e objektit “Orë”.
Objekti i ekspertimit “Orë” lejon shkarkimin në pajisjet e tjera elektronike.
Nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht ora dhe data gjeografike e hedhjes, shkarkimit në laptop të videos së bisedës Meta-Prifti.
Nga ekspertimi u konstatua se probabiliteti i ndërhyrjeve është i lartë në kuptimin e fshirjes dhe montazhit audio tek C:\Users\Dritan Prifti\100DSCIM\PICT0008.avi.
Materiali audio video i ndodhur në DVD sekuestruar në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” nuk është i njëjtë me materialin C:\Users\Dritan Prifti\100DSCIM\PICT0008.avi.
Nga analiza e grafikeve të fuqisë audio të bisedës Meta-Prifti rezulton se ajo është nga -3.1dB deri në -- 9.2dB dhe është në pjesë të veçanta e pakuptueshme për veshin e njeriut.
Kopja që u përftua nga filtrimi nuk solli përmirësime të dukshme për sa i përket dëgjueshmërisë dhe kuptueshmërisë. Pjesët që para filtrimit ishin te pakuptueshme, mbeten të tilla edhe pas filtrimit.
Materialet Audio-Video mund të zhduken apo tjetërsohen pa lënë gjurmë me përdorimin e kompjuterëve dhe programeve informatike nga persona me njohuri në këtë fushë.
Teknikisht është e mundur që të mos mbetet asnjë e dhënë apo gjurmë regjistrimi në objektin orë pas fshirjes së regjistrimeve të ndodhura në të.
Nga ekspertimi u konstatua se probabiliteti i shenjave të ndërhyrjeve e montimeve është i lartë për pjesën audio te C:\Users\Dritan Prifti\100DSCIM\PICT0008.avi.
Nga ekzaminimi i regjistrave të Windowsit të Lap-Top-it, objekt ekspertimi, u konstatuan ndërhyrjet që fillojnë me datën e instalimit të Windowsit në Lap-Top, deri në dt 01 shkurt 2011. Detajet e hollësishme të ndërhyrjeve si dhe lista analitike e materialeve, usb, flash-drive, minidv dhe Ora objekt ekspertimi, paraqiten në aneksin bashkëngjitur këtij akti ekspertimi.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment !
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla
Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »