Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Reagon Komuniteti Mysliman Zvicra, islamofobi pa motiv

Publikuar me : 25.11.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 151 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nenkryetari i Komunitetit Mysliman, Gazmet Aga, ka kerkuar dje reagim edhe nga institucione te tjera lidhur me fushaten dhe fotot e Partise Popullore Zvicerane, ku kontrastohej sipas tyre gruaja shqiptare dhe ajo zvicerane me dy foto te perkunderta dhe me mesazhin fyes Edhe ne do te perfundojme si keta.


Shekulli publikoi dje fotot provokuese dhe info mbi fushaten e PSV-se, nderkohe qe gjate dites se sotme ne seline e Komunitetit Mysliman do te kete nje mbledhje te nivelit me te larte drejtues per kete ceshtje ku pritet te kete, sipas z. Aga, edhe nje deklarate proteste derguar te gjitha kancelarive diplomatike ne Shqiperi.


Z. Aga, a jeni ne dijeni te fushates se Partise Popullore ne Zvicer qe ka shoqeruar nje referendum per emigracionin ne Zvicer me foto diskriminuese shqiptarofobe? Cili eshte reagimi juaj?
U njoha me kete ngjarje diskriminuese ne media. Nuk eshte thjesht nje tentative e deshtuar per te njollosur besimin islam; ato foto jane diskriminuese per te gjithe shqiptaret, pavaresisht besimit. Fushata te tilla jane te nxitura nga forca politike ekstremiste, te cilat zmadhojne te ashtuquajturin rrezik islamik nisur nga ndjenja e islamofobise. Rastin e fundit ne e shohim si pjese te kesaj strategjie. Ata jane te painformuar dhe kjo fushate diskriminuese nuk ka asnje te vertete per shqiptaret. Shqiptaret nuk jane ashtu dhe dihet nga te gjithe qe vendi yne shihet edhe si shembull unik ne bote i tolerances dhe bashkejeteses. Shumica islame, nderkohe, asnjehere nuk ka perbere pengese ne integrimin e Shqiperise ne BE. Ne jemi shqiptare dhe dime te bashkejetojme me te gjithe, nuk ka vend ketu per frikera ne BE. Kemi prova ne histori qe kemi bashkejetuar me katoliket, ortodoksit edhe me hebrenjte etj. Fushata te tilla nuk bejne gje tjeter, vecse nxjerrin ne pah islamamofobine e pamotivuar.


Do te kete ndonje note proteste zyrtare?
Ne si Komunitet Mysliman do te zhvillojme nje mbledhje te forumit te me larte drejtues ku do te diskutohet kjo ceshtje. Ne fund te saj do te bejme dhe dije edhe qendrimin tone nepermjet nje deklarate proteste, e cila do te dergohet ne te gjitha kancelarite diplomatike ne Shqiperi. Ata qe tremben ose bejne sikur tremben nga ne, duhet te kuptojne se te qenit mysliman, jo vetem qe nuk pengon Shqiperine ne rrugen e saj drejt BE, por eshte nje vlere per te cilen, e perseris, kemi qene dhe jemi shembull. Nuk i meritojme ato foto dhe ato mesazhe, madje kjo partia qe ka nisur kete fushate, ben mire te marre ca shembull nga toleranca e myslimaneve shqiptare.

____________

Nje parti me ndikim te konsiderueshem ne jeten politike te Zvicres ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptaret dhe duke vleresuar se heqja e vizave per shqiptaret dhe boshnjaket do te sjelle pasoja negative per kete vend.
Eshte Partia Popullore SVP e Zvicres, ajo qe ka vendosur te kerkoje nje referendum mbi emigracionin dhe kete e ka bere duke prezantuar ne publik, dy fotografi qe kane si synim te vendosin ne dileme zviceranet lidhur me dy vendet te cilave iu liberalizuan vizat se fundmi, Bosnjes dhe Shqiperise.


Fotot jane fare te pavenda dhe fyese, por ndoshta nga Shqiperia nuk ka per te ardhur ndonje note proteste. Te mesuar me fyerje gjithfaresh, ne ne Tirane, ndoshta do ta kalojme edhe kete here, pa ndonje reagim zyrtar kete situate. Fotot synojne te bindin zviceranet qe te triumfoje kerkesa e kesaj partie per te bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptare dhe boshnjake ne Zvicer, ngaqe ata me se shumti jane te fese myslimane, - njoftojne mediat e huaja.
Fushata ka per qellim te paralajmerojne zviceranet ne ate qe mund te ndodhe ne vend, ne qofte se lejohet hyrja e shtetasve te huaj ne menyre te metejshme. Fushata vjen ne nje kohe kur zviceranet jane duke u pergatitur per te kaluar nje ligj, sipas te cilit emigrantet qe kryejne krime te renda duhet te deportohen automatikisht. Fushata online eshte prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, force e madhe politike ne vend dhe nder kryesoret ne Parlament.


***
Ne foton e pare, tregohet bregu i liqenit te Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe qe kane nxjerre vithet jashte, cka per Partine Popullore zvicerane eshte realizuar per te treguar kundershtimin e tyre ndaj sjelljes se perkundert te myslimaneve me grate.
Per kete parti te djathte zvicerane, shqiptare e boshnjake identifikohen ne nje kategori te vetme myslimane me sjellje te percmuara sipas kuptimit te kesaj partie. Ne foton e dyte, gjenden nje grup grash me shami ne koke dhe rroba ne trup duke u lare ne uje me balte. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se ne ate foto, jane gra shqiptare dhe gra nga Bosnje-Hercegovina dhe paralajmeron ne menyre fyese se edhe ne do te perfundojme si keta. (!)
Prodhimi i kesaj fushate provokative me vajzat lakuriq eshte bere sipas organizatoreve, per te treguar kundershtimin e tyre ndaj myslimaneve dhe sjelljes se tyre te mbyllur me femrat.


***
Zedhenesi i SVP-se ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistet e Eohlen, ne perendim te Zyrihut, dhe shtoi se ajo nuk pritet te miratohet ne shkalle kombetare. Sondazhet e fundit tregojne se 54perqind e Zvicres do te votojne ne favor te mases drastike ndaj emigranteve, ndersa 43perqind kunder.
Federale e Departamentit te Drejtesise ka paralajmeruar se nje votim pozitiv, me 28 nentor mund te coje Zvicren ne kundershtim me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin ne baze te races, ngjyres, fese apo kombesise.
Shume pyetje dhe kendveshtrime mund te ngrihen mbi kete fushate, por ajo qe me se paku duhet theksuar eshte qe zviceranet, me sa duket nuk e kane fare idene se cilet jane dhe si sillen shqiptaret. Duket qe parate e shumta qe jane shpenzuar nga qeverite e Tiranes per lobime lidhur me imazhin e vendit, mund te kene shkuar kudo, por nuk kane mberritur ne veshet e zvcieraneve, perderisa ata besojne se grate e shqiptareve lahen ne pellgje me shami ne koke dhe rroba veshur.

FOTO
DICITURA 1
Ndaj, ne foton e pare qe ju dalloni, gjenden nje grup grash me shami ne koke dhe rroba ne trup duke u lare ne uje me balte.


DICITURA 2
Ne foton e dyte, sic e dalloni dhe ju, ne liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriqe qe kane nxjerre vithet jashte, cka per Partine Popullore zvicerane eshte realizuar per te treguar kundershtimin e tyre ndaj myslimaneve.




Lajmin publikuar ne mediat e huaja mund ta lexoni edhe ne http //www.telegraph.co.uk/news/worldnees/europe/italy/8146696/Anti-immigrant-political-party-issues-image-of-naked-models.html)

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit